Monday, June 25, 2018

Lake Ohrid Day was celebrated in Struga


Lake Ohrid Day is celebrated every year on 12th of June.
This year the activities were held in the city of Struga. It become now a tradition that every year the Ohrid Lake Day is celebrated by rotation in each of the cities around lake Ohrid: Ohrid, Struga and Pogradec. The Mayor of Struga Ramiz Merko welcomed the Mayor of Pogradec and representatives of Ohrid Municipality.
Many activities held in Struga organized on this day from the Municipality. Music, sports, events for children, culinary fair, artisan shows, and painting exhibition were part of this festive day.

Lake Ohrid day is celebrated every year since 2002. The aim is to strengthen cooperation between the cities sharing the Lake Ohrid, in order to better protect this cultural and natural heritage and to bring closer the people from both sides of the lake.

On this day Struga opened even its Summer Season for tourists. The mayor of Struga said that everything was ready to welcome more tourists to the city.
The Mayor of Pogradec said that the three cities are working together to create joint package for tourists to include all the attractions around lake Ohrid, in order to keep tourists longer in the region. From this will benefit the community living by Lake Ohrid in both sides of the lake.

Festohet në Strugë "Dita e Liqenit të Ohrit" 

Dita e Liqenit të Ohrit sivjet u festua në Strugë. Kjo ditë festohet që prej vitit 2002 e në vazhdimësi, dhe festimet zhvillohen me rotacion në tre qytetet që lagen nga liqeni i Ohrit: Struga, Pogradeci dhe Ohri. Vitin e shkuar festimet u bënë në Pogradec, ndërsa sivjet ishte Struga vendi organizator i Ditës së Liqenit të Ohrit. Me këtë rast Struga hapi dhe sezonin veror 2018.

Kreu i Bashkisë së Strugës Ramiz Merko mirëpriti kreun e Bashkisë Pogradec Eduard kapri si dhe përfaqësues të Bashkisë së Ohrit.

Shumë aktivitete ishin organizuar në Strugë në këtë ditë. Muzika, sporti, aktivitetet për fëmijë, panairet e kulinarisë dhe të artizanatit ishin pjesë e festimeve. Po kështu dhe ekspozita me piktura dhe fotografi të Liqenit nuk mund të mungonin.

Kryebashkiaku i Strugës tha se gjithcka është bërë gati për të pritur më shumë turistë në Strugë këtë vit. Ndërkohë kryebashkiaku i Pogradecit tha se mes tre bashkive të qyteteve bregliqenore ka bashkëpunim për të ofruar paketa të përbashkëta turistike, në mënyrë që turisti të shohë gjithë atraksionet përqark Liqenit të Ohrit në dy shtetet, para se të largohet...

Monday, June 18, 2018

Pogradec opens tourist season 2018

Pogradec has opened last Saturday in a festive atmosphere the tourist season for 2018. This is the official opening, but tourists are visiting Pogradec all the year.

Many activities were organized on 16th of June, by the Municipality of Pogradec. Music, sports, food fairs, and artisan fairs were part of the events held all the day. Hundreds of people participated in these events. Part of activities was also the exhibition of well known painter Anastas Kostandini (Taso)

The mayor of Struga was also present and other local personalities. The mayor of Pogradec, Eduart Kapri opened the ceremony inviting tourists from all the world to come and visit this wonderful city on the shore of Lake Ohrid, and to enjoy the unique cuisine of the local people.

The Mayor of Struga also said that both cities must cooperate with each other to boost tourism i both cities.

Local people who participated in food and artisan fair are optimistic that this season will be more profitable for their small business. They said that there are many improvements made in the city to welcome tourists. Also people now are becoming more aware to keep clean the city and the lake.
Local Tour Agencies are offering plenty alternatives for tourists who are visiting the region, such as hiking in some mountainous areas, visiting old villages, bike tours, and boat tours.





Pogradeci hap sezonin turistik më 16 Qershor

Pogradeci ka çelur sezonin turistik si çdo vit për të pritur vizitorë nga çdo vend i botës. Me panaire të ndryshme dhe me një atmosferë të ngrohtë, edhe ky sezon u çel nga Bashkia e Pogradecit si një nga eventet më të rëndësishme për këtë qytet.

Qindra pjesëmarrës u bënë pjesë e këtij organizimi për të provuar gatimet tradicionale të zonës si edhe për të parë objekte të ndryshme që tregojnë shumë për traditën e vendit. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka treguar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili pritet të tërheqë shumë vizitorë. I pranishem ishte dhe kryebashkiaku i Struges. Dy qytetet jane shume afer dhe ndajne te njejtin liqen, Liqenin e Ohrit. Kryetari i bashkisë së Strugës u shpreh se vizitorët do të jenë të shumtë edhe nga Maqedonia. 
Çelja e sezonit turistik konsiderohet si një prej eventeve më të rëndësishme për qytetin juglindor, i cili pret e përcjell turistë të shumtë vendas por edhe të huaj.
Banoret lokale jane optimiste per kete sezon, se do jete me fitimprures per bizneset e tyre. Ata pohojne se jane bere mjaft ndryshime pozitive per ti mirepritur turistet. Po keshtu dhe agjencite e tur operatoreve jane kujdesur te ofrojne me shume alternativa per pushuesit, jo vetem plazhin por edhe ture me biciklete, ture ecje, ngjitje ne malet rrethuese, ne zonen e Mokres, si dhe udhetim ne fshatrat e vjeter apo shetitje me barka. 

Monday, June 11, 2018

An ancient cave with stalactites is discovered in Pogradec area

A very ancient cave was discovered lately in Velcan Village of the administrative unit of Mokër of Pogradec. In fact it existed and the locals named it as the Bear Cave, but no one dared to enter inside. 
Some months ago, three young men decided to break into an unknown territory, in the depths of the Bear Cave. The boys are part of the agency Visit Pogradec, who is a group of young explorers traveling around all the area in Pogradec and promoting them. What they have seen are stalactites hanged from the ceiling belonging probably to thousands years ago. They took some photos from the depth of the Cave and formations inside it are really amazing. 
One of them, Bledi Lufo, talking to Top Channel confirmed that until now no one ever entered inside this cave. The photos are fired at a depth of 60 meters.
They informed the Ministry of Culture about this situation, in order to protect this cave and to declare it a natural monument. "The cave is located in a natural paradise at an altitude of 1150 m above sea level," says Bledi Lufi, for Top Channel.
These boys expect that experts of cultural and natural monuments reach the place and inspect the type and age of these stalactites, putting signs and information, or warnings for tourists behavior, in the entrance of the cave 

Pogradec area are still unexplored, hiding a huge potential for tourism.


Shqip

Zbulohet Shpella me stalaktite në Pogradec 



Një shpellë antike është zbuluar së fundi në fshatin Velcan, në njësinë administrative Mokër, Pogradec. Në fakt kjo shpellë ka ekzsituar  prej shumë kohësh, dhe banorët e njohin si Shpella e Ariut. Askush nuk kish guxuar më parë të hynte brenda saj.
Disa muaj më parë, tre të rinj vendosën që të shkelin në një territor të panjohur më parë; në thellësitë e Shpellës së Ariut. Brenda janë zbuluar një mori stalaktitesh, që mendohet se jane disa mijëra vjecare.
Të rinjtë e agjencisë Visit Pogradec, njoftuan menjëherë autoritetet e Ministrisë së Kulturës për të ardhur dhe për të inspektuar nga afër gjetjet brenda shpellës, rëndësinë, moshën e tyre dhe tipin e tyre.
Njëri prej personave që ka hyrë në këtë shpellë është Bledi Lufo. Ai dërgoi tek Top Channel fotot e shkrepura në brendësi të shpellës.
“Asnjëherë nuk kishte hyrë në thellësi njeri. Pasi jemi futur 3 veta brenda jemi mahnitur”, thotë ai.

Fotot janë shkrepur në një thellësi deri 60 metra dhe vetë të personat që e zbuluan këtë shpresojnë që shpella të shpallet “Monument Kulture”.
“Ndoshta shteti vendos dorë e ta shpallë monument natyre, sepse dhe zona ku kjo shpellë gjendet është parajsë natyrore në lartësinë prej 1150 m mbi nivelin e detit”, thotë Bledi Lufi.
Vec kësaj, nëse shpella ka vlera si monument natyre, duhet të vendosen dhe masa mbrojtëse dhe paralajmerime për sjelljen e vizitorëve që e vizitojnë atë, në mënyrë që shpella të mos dëmtohet...

Pogradeci ende është i paeksploruar dhe fsheh potenciale të mëdha turistike. 

Monday, June 4, 2018

Visit the Golik Bridge, part of Via Egnatia

One of the most spectacular cultural monuments so close Lake Ohrid Region is Golik Bridge, or Ura e Golikut. It is amazing how this bridge belonging to one of the famous route in antiquity 'Via Egnatia' resisted until nowadays. It is repaired several times, and is very functional for the locals.

Golik Bridge is an archaeological site, situated 40 km far from the city of Pogradec, on the Shkumbin River, in Golik village. It is 17 m long, 3 m wide, 10 m high. It is the art work of the old street "Via Egnatia".

It was built in the second century and is classified as a first-class culture monument. It is a bridge with two semicircular wings. The bridge is built with carved stones, where the lower part of the crevice has big stones and worked well, not just for aesthetics, but to make the structure more solid and stronger.

The Albanian Christian community is confident that the Apostle Paul followed this road and crossed this bridge when he came into ancient Illyricum or what is now Albania  (Rom. 15:19 ". . . by the power of signs and wonders, by the power of the Spirit of God—so that from Jerusalem and all the way around to Illyricum I have fulfilled the ministry of the gospel of Christ.") 

The bridge is used symbolically to show the early witness of the Apostle Paul to the region. The bridge is not in great repair, but it is still used by the locals. So it is very historic--and still very functional for those living on the far side of the river.

Ura e Golikut, pjesë e Rrugës Egnatia 


Një nga monumentet më spektakolare të kulturës, fare pranë rajonit të Liqenit të Ohrit, është Ura e Golikut. Eshtë e habitshme se si kjo urë që është pjesë e rrugës më të famshme në antikitet, Via Egnatia, ekziston sot e kësaj dite dhe madje përdoret nga banorët vendas rregullisht.

Ura e Golikut është një vend arkeologjik, 40 km larg Pogradecit, mbi Lumin Shkumbin në fshatin Golik.  Është e gjatë 17 m, e gjerë 3 m, e lartë 10m. Është vepër arti e rrugës së vjetër "Via Egnatia". Është ndërtuar në shek II dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë. Është urë me dy qemerë në formë gjysmërrethore, midis tyre gjendet një dritare shkarkuese (edhe kjo me qemer gjysmërrethor), dhe në kolonën midis dy harqeve, nga ana e ardhjes së ujit është ndërtuar një shpore (çarës uji, karakteristikë që e kanë shumica e urave me dy ose më shumë qemerë në Shqipëri). Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë.
Komuniteti kristian vendas është i bindur se këtu ka kaluar Apostuli Pal, teksa ai e përmend këtë vend në bibël, Romaket 15.19.
Ura është e ndërtuar me gurë jo vetë për anën estetike, por për ta bërë më të fortë dhe për t'i rezistuar kohëve. Ajo mbetet e bukur për t'u parë për vetë domethënien historike që mbart.   

ps: fotot nga Manderina Promotions 

Monday, May 28, 2018

Smarter Travel: Visit Macedonia before it gets too popular or expensive


Leave the massive crowds of tourists behind in France or Italy, and make your next trip to one of the least-visited European countries.This is what the well known media company "Smarter Travel" recommend to its readers, listing 10 least-visited European countries, among them Macedonia and lake Ohrid.
Here is what article said:
"Macedonia declared its independence from the former Yugoslavia in 1991, and is now on the verge of joining the E.U., so visit now before it gets too popular or expensive. The current exchange rate of 52 Macedonia denar to 1 U.S. dollar means that you can score a luxury hotel room for less than $50 a night, and a three-course dinner for under $20.
The Balkan country’s capital, Skopje, underwent a massive government project in 2014 aimed at rejuvenating the city and drawing in more tourists—so now you’ll find a bizarre number of brand-new monuments and statues scattered amongst more historic structures. Although a landlocked country, Macedonia has plenty of waterfront in the form of big, beautiful lakes like Lake Ohrid, as well as pristine mountains and national parks that attract adventurers".

Original article  https://www.smartertravel.com/2018/05/24/least-visited-european-countries/


Smarter Travel: Vizitoni Maqedoninë para se të mbushet me turistë

Largohuni nga turmat e turistëve që mbushin Francën dhe Italinë dhe bëni një udhëtim në vendet më pak të vizituara. Kështu shkruan media e njohur e udhëtimeve Smarter Travel në SHBA, e cila u rekomandon lexuesve të vet, 10 shtete europiane që ia vlejnë të vizitohen para se të popullohen. Mes tyre është dhe Maqedonia për bukuritë e saj dhe çmimet e ulëta.
Ja si shkruhet në artikull: 
Maqedonia ka deklaruar pavarësinë nga ish Jugosllavia në 1991dhe tashmë është në prag të hyrjes në BE, kështu që vizitoheni para se të bëhet shumë popullore dhe e shtrenjtë. Këmbimi i një dollari me 52 dinarë, do të thotë që ju mund të zini hotele luksose për më pak se 50 dollarë një natë dhe një darkë me tre pjata për më pak se 20$.
Kryeqyteti i këtij vendi ballkanik, Shkupi ka kryer një projekt masiv ndryshimi në 2014 që kishte synim të ringjallte qytetin dhe të sillte turistë, ndaj tashmë ju do shihni një numër të madh monumentesh dhe statujash të reja të shpërndara në strukturat historike. Pavarësisht se është një vend pa dalje në det, Maqedonia ka shumë bukuri bregujore falë Liqenit të Ohrit por ka dhe parqe kombëtare që tërheqin aventurierët e natyrës. 

Monday, May 21, 2018

Kumbaro: Krenarë për dosjen e Liqenit të Ohrit; kemi ndalur ndërtimet në zonën e mbrojtur

Jemi krenarë dhe optimistë për Dosjen e Nominimit të Liqenit të Ohrit, të cilën  pala shqiptare e dorëzoi në Unesco pak muaj më parë. Kështu u shpreh Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë një konference për shtyp për mediat lokale në Pogradec.
Ende nuk ka një përgjigje për këtë kërkesë të Shqipërisë, por ministrja e kulturës thekson se po punohet shumë që edhe liqeni në anën shqiptare të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore.
"Ndihem krenare sepse kemi paraqitur një dosje dinjitoze dhe shpresojmë se ne 2019 do te marrim OK për pranimin e Liqenit te Pogradecit ne UNESCO. Përfshirja jone ne UNESCO ka benefitet e veta ashtu siç do afroje edhe investitorë nga jashtë."
Ministrja e kulturës argumentoi edhe mosdhënien e lejeve të ndërtimit përgjatë liqenit me përpjekjet për ta përfshirë atë ne UNESCO. Për këtë arsye edhe nuk kemi lejuar me dhënien e lejeve te ndërtimit përgjatë vijës liqenore dhe nuk do te lejojmë edhe ndërtimin e objekteve te reja. Kjo do te ndodhe për aq kohe sa duam qe brezave t’iu leme trashëgiminë e vërtetë.
Sa i përket reagimit të UNESCO-s në lidhje me dosjen e dorëzuar në Paris, Kumbaro tha se pritet që të votohet për Pogradecin, pranverën e vitit 2019.

Source: VizionPlus 

Minister Kumbaro: Optimistic about Lake Ohrid Nomination file 


"We are very optimistic that Albanian side of Lake Ohrid region, will be very soon part of World Heritage List", -said the Minister of Culture, Mr Mirela Kumbaro in a interview for local media, during her visit to Pogradec. "I feel proud to tell you that our experts from two Ministries: Ministry of Culture and Ministry of Tourism and Environment have done an excellent work during the last three years to complete the Nomination file handed over to UNESCO this year.
Mrs Kumbaro also stressed the fact that if Albania wants this part of the lake be under UNESCO protection, we should respect all the requirements not to construct in the protected landscape around Lake Ohrid. She said that Albanian Government has halted all the construction permits around Lake Ohrid protected area and she asked for understanding from all the constructing companies who have plans and ideas for developing this area. 
Regarding UNESCO's response to the file submitted to Paris, Kumbaro said it is expected to vote for Pogradec in the spring of 2019.



Monday, May 14, 2018

EU delegation visited Lake Ohrid region

EU Ambassador in Albania, Mrs Romana Vlahutin, Minister of Culture Mrs Mirela Kumbaro and Slovenian Ambassador to Tirana Lea Stančič visited last Friday Pogradec and Lake Ohrid Region, on the framework of Europe Week 2018. 

EU delegation was on a journey through Albania’s Cultural and Natural Wonders and stopped in the municipality of Pogradec for a visit dedicated Albania’s touristic potential. 

Following a tour on Lake Ohrid, the EU Delegation organised a discussion with Pogradec citizens on the management of the region as a touristic destination. The discussion touched upon the cross border management of the area, the development of sustainable water sports and Albania’s bid for UNESCO designation of its part of the lake (supported by EU funding).

The delegation also visited the royal Illyrian tombs of Selcë e Poshtme. In this place of serene beauty and great importance for European history, they discussed how such little-known sites should be better promoted as a resource for local development.
This blog (https://lakeohrid.blogspot.al/) is part of the project "Towards strengthened governance of the shared transboundary natural and cultural heritage of the Lake Ohrid region", financed by EU and Ministry of Environment and Tourism. On 1st of February 2018 Albanian state submitted the nomination file for inscribing Albanian part of Lake Ohrid into UNESCO.

Two-thirds of Lake Ohrid is located in the former Yugoslav Republic of Macedonia and is inscribed on the World Heritage List as the property “Natural and Cultural Heritage of the Ohrid region”. The integrity of this World Heritage property would be significantly reinforced by extending it to the remaining one-third of Lake Ohrid located in Albania. The decision for inscribing Albanian part of the Lake into UNESCO will be taken next year by World Heritage Committee.

***
Shqip

Delegacioni i BE, vizitë në Rajonin e Liqenit të Ohrit

  
Të premten, në Javën e Europës, delegacioni Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ambasadori i Sllovenisë Stančič zhvilluan një vizitë në Pogradec dhe në rajonin e Liqenit të Ohrit. Vizita u zhvillua në kuadrin e Javës së BE, ku për Ditën e Europës u organizuan një sërë aktivitesh në gjithë vendin. Në kuadër të një udhëtimi përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë, ky delegacion u ndal në bashkinë e Pogradecit për një vizitë kushtuar potencialit turistik të Shqipërisë.
Pas një shëtitjeje në Liqenin e Ohrit, Delegacioni i BE-së organizoi një diskutim me qytetarët e Pogradecit mbi menaxhimin e rajonit si një destinacion turistik. Diskutimi preku menaxhimin ndërkufitar të zonës, zhvillimin e sporteve të qëndrueshme të ujit dhe ofertën e Shqipërisë për përcaktimin UNESCO të pjesës së saj të liqenit (mbështetur nga fondet e BE-së).
Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ambasadori i Sllovenisë Stančič vizituan varret mbretërore ilire të Selcës së Poshtme. Në këtë vend me bukuri të qetë dhe rëndësi të madhe për historinë evropiane, ata diskutuan se si vende të tilla pak të njohura duhet të promovohen më mirë si një burim për zhvillimin vendor.

Ky blog, është pjesë e projektit "Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit", që financohet nga BE dhe Ministria shqiptare e mjedisit dhe e kulturës dhe zbatohet nga UNESCO. Qëllimi i këtij projekti është të përfshijë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit në UNESCO, ndërkohë që pjesa maqedonase është tashmë në Listën e Pasurive botërore që në vitin 1979.

Në 1 shkurt të këtij viti Qeveria Shqiptare dorëzoi dosjen për nominimin e pjesës shqiptare të Liqenit në UNESCO. Pritet që vendimi final të merret vitin që vjen.