Monday, August 14, 2017

Legjenda e Prespës dhe Ohrit/The legend of Prespa and Ohrid

Ballkanasit i duan legjendat dhe përrallat. Ka disa legjenda rreth Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Ohrit, dhe ia vlen të tregohen disa prej tyre për t'ua përcjellë brezave të rinj, thjesht për t'i kujtuar rëndësinë e këtyre liqeneve të çmuar, njëri prej të cilave u krijua miliona vjet më parë...

Ilustrim, @Anastas Konstandini Taso
Legjenda për Prespën ka të bëjë me një histori dashurie. Një herë e një kohë Prespa ka qenë një qytet shumë i madh. Duke ecur një ditë nëpër pyll, djali i mbretit takon një zanë me emrin Nereida, bukuria e së cilës e mahniti shumë. Menjëherë princi ra në dashuri dhe i kërkon dorën për t`u martuar me të duke i ofruar të gjitha pasuritë e tij dhe të bëhej mbretëresha e ardhshme e mbretërisë. Por Nereida refuzon, duke i thënë djalit të mbretit se, nëse ata martoheshin, do të ndodhte një fatkeqësi shumë e madhe dhe do të kishte pasoja të rënda për vendin e tij. I verbuar nga dashuria e zanës, princi e rrëmben dhe e mbajti atë mbyllur deri sa ajo pranoi kërkesën e martesës. Por shumë shpejt pas martesës ra një shi shumë i madh dhe i rrëmbyer, që mbyti të gjithë qytetin, duke krijuar një liqen, aty ku ndodhet sot liqeni i Prespës. 
Ndërsa legjenda e Ohrit, nga gojëdhënat maqedonase, flet për një dragua që qëndronte në mes të liqenit, duke gëlltitur të gjitha anijet e vogla që kalonin aty. Vetëm një anije e madhe prej katër ose pesë tonë mund të kalonte liqenin, të tjerat zhdukeshin. Veç kësaj shumë njerëz janë mbytur në Liqenin e Ohrit. Ka një grackë brenda tij. Për një moment liqeni duket shumë i qetë dhe paqësor, teksa një varkë lundron për peshkim. Por papritmas varka zhduket dhe askush nuk mbijeton. Por, pavarësisht zhdukjes së çuditshme dhe vdekjes së shumë njerëzve në liqenin e Ohrit, liqeni gjithmonë e kthen trupin e vdekur disa ditë më vonë. Askush prej trupave nuk ka mbetur pa u gjetur. Kur ndodh diçka e keqe, njerëzit e vjetër që jetojnë pranë liqenit thonë: "Mos u shqetësoni, se liqeni do ta risjell trupin në breg".
Liqeni i Ohrit
Ekziston edhe një legjendë e ngjashme për Strugën. Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: "Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur 'Strugë' shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë në nder të heroit, Strugë.
Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejd të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant.

The legend of Prespa and Ohrid

Balkan people love legends and fairy tales. There are some legends about Lake Prespa and Lake Ohrid, and we think it is worthwhile presenting a couple, just to remind the new generation of these two precious lakes, one of which was created millions of years ago.
Ilustrim, @Anastas Konstandini Taso
The legend for Prespa concerns a love story. Once there was a town that stood in place of the great Lake Prespa. While walking through the local woods one day, the son of the king chanced upon a wood nymph whose beauty surpassed that of any girl he had laid eyes upon. On asking her name, she replied in an enchanting voice “Nereida”. The prince immediately fell in love with the nymph and came back to the woods many times to woo her and take her hand in marriage, offering her all of the riches of his father’s land and a place by his side as the future queen of the kingdom. But the nymph rejected his generous offer, saying that she could not marry a mortal without dire consequences befalling the groom and his homeland. Unable to imagine a deed so awful and unable to contain his love for the nymph, he chose one night to have her kidnapped and kept her confined until she accepted his offer of marriage. Upon their marriage as husband and wife, the heavens opened and a downpour ensued, not stopping until the whole town was under water and every citizen had drowned. The result is the present-day Lake Prespa.

Meanwhile the legend of Ohrid, on the Macedonian side, speaks of a dragon who stood in the middle of the lake, consuming all the small boats that passed by. Only a huge boat of four or five tons would be brave enough and might succeed to cross the lake, otherwise the boat would disappear. Many people drown in Lake Ohrid. No one can give a good enough reason. It happens that for a moment the lake looks very calm and peaceful, and people take a ride in their boat or go to fish. But suddenly the boat disappears and no one survives. It has happened to people who knew how to swim very well—suddenly they are stuck somewhere and the lake keeps them. But, despite the strange disappearance and death of many people in Lake Ohrid, it always gives back the dead body a few days later. No one is unaccounted for. When something bad happens, the old people living by the lake say: “Don’t worry, the lake will bring the body to the shore.” So the lake is bad and good to the end.

There is a similar legend for Struga. When God created Ohrid Lake, he said: “I created the most beautiful place in the world, but people are too sinful to live in peace on the banks of this lake. So, I will send a monster. Nobody knew what the monster looked like, but all were all scared and no one had the courage to live next to the lake. One day a young man named Struga came to the lake and dived into the waters, seeking to confront the monster. It was a fight to the death. In the end, the monster won the battle and ate the young man. After this fight, people decided to challenge the monster. They had found the courage to set up a village on the lake shore, naming him in honour of the hero, Struga.

There is also a real story from the Albanian side. It speaks of a town buried under Lake Ohrid belonging to the Enkelejd tribe of Illyria. Its remains to be found but the legend says that an earthquake caused the whole town to sink beneath the waves.

ps: this article was published in the Newsletter: Protecting Lake Ohrid, 5th edition, in the framework of the project financed by EU and Albanian Ministry of Environment, implemented by UNESCO 

http://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region/

No comments:

Post a Comment