The Koran of Pogradec- the favorite food of Queen Elizabeth

The Koran fish has a wonderful taste, but there is a story after it. It is the King of Lake Ohrid, Albanian side and is unique not only in Albania but in the world too. There are some articles saying that it is the favorite food of Queen Elizabeth. The story says that when the queen Elizabeth of United Kingdom came to visit Lake Ohrid, she said: “The Queen of England meets the Queen of the Lake” (source:www.albania.al). She tasted the fish and liked it a lot. The story says that since that day, the Royal Palace still order Koran from Pogradec, and is always part of Queen Elizabeth's menu. That is because Koran is not only very delicious but has healthy for the organism.  
The women of Pogradec have a very special way to cook Koran, which is unique too. They cook it  with onions, vegetables, nuts etc.
Koran is considered the most antique fish of Lake Ohrid and should be protected. The illegal fishing is reducing the quantity of Koran in the lake. So strong measures should be taken to protect this unique specie of Lake Ohrud (AgroWeb.org)

Korani i Pogradecit në Pjatën e Mbretëreshës Elisabet

Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri por edhe në botë. “Mbretëresha e Anglisë takoi Mbretëreshën e Liqenit”. Këto janë fjalët e Mbretëreshës Elizabet të Anglisë shumë vite më parë. Teksa në vizitën e saj historike në Liqenin e Ohrit ajo shijoi peshkun e Koranit dhe mjeshtërinë e gatimit pogradecar të tij. Që prej asaj kohe, peshku i Koranit u bë pjesë gati e pandashme e menusë së Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabetë.
Ndaj dhe, përfaqësues të Kuzhinës së Pallatit Mbretëror dërgonin porosi të veçanta për koranë të freskët e të egër nga liqeni i Ohrit, kërkesë kjo e vetë Mbretëreshës Elisabetë.
Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit. Por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese, mirëbërëse për organizmin.
I njohur si peshku i famshëm pogradecar, edhe mjeshtëria e kësaj zone në përgatitjen e tij është po aq unike. Nuk mund të mos ketë provuar dikush tavat pogradecare të Koranit, e të mos ketë lëpirë gishtat. Tavë e shijshme me qepë të thata, Tava e Peshkatarit me perime, Tava e mrekullueshme me arra, apo Koran i kriposur në tavë.
Një mjeshtëri e vërtetë gatimi që zgjon dashurinë e vërtetë të shijes brenda në stomak.
Jo më kot, Madhëria e Saj e preferon Koranin pogradecar në menunë së saj delikate ushqimore.
Korani konsiderohet si peshku më antik i Liqenit të Pogradecit.
Ai dallohet nga llojet e tjera të troftave. Të cilat jetojnë në rrjedhën e sipërme të lumenjve të vendit tonë dhe në liqenin e Shkodrës ngaqë pendët çifte i ka pak më të gjata.
Pendët teke janë pak më të ulëta. Trungun e bishtit më lë lartë, në velëzën e parë ka një numër më të madh gjembash valëzorë. Fatkeqësisht vitet e fundit, breznia e peshkut të Koranit po vuan pakësimin e tij duke rrezikuar zhdukjen. Kjo për shkak të gjuetisë së paligjshme.
Pak vite më parë, revista prestigjoze “National Geographic” në një artikull të saj ngriti shqetësimin se Korani, një nga speciet detare më të vjetra e më të rralla në botë është drejt zhdukjes së plotë.
Shkencëtarët amerikanë iu bënin thirrje kolegëve të Ballkanit që t`i bëjnë ballë kësaj fatkeqësie natyrore. Sipas studimit të revistës amerikane vetëm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 ton koran në vit. Duhet një ndërhyrje shumë e fortë që të garantohet jetëgjatësia e breznive të peshkut të Koranit. (AgroWeb.org)