Një raport i përgatitur nga DMO ALBANIA, në bazë të projektit: Evidence based campaign for Protecting Lake Ohrid, mbështetur nga Co Plan dhe financuar nga Bashkimi Europian, evidentoi disa ndotës potencialë të Liqenit të Ohrit në tre raporte investigative:
Se pari ndotësit minerare të liqenit, pra aktivitet minerare me licencsa afatgjate ne zonen e mbrojtur edhe pse Liqeni tashmë është pasuri UNESCO.
Peshkimi i paligjshëm dhe ekonomitë e paligjshme të peshkut kryesisht në zonën e Tushemishtit
Ndotësit e tjerë: ujërat e zeza, fosfori, menaxhimi i mbetjeve, të përfshira në raportin e tretë investigativ
Të tre raportet i janë dërguar gjithë institucioneve përgjegjëse dhe gjithë grupeve të intersit rreth liqenit, por fatkeqësisht nuk janë marrë ende masat e duhura për ti adresuar ato.
Ky reportazh i detajuar i TVSH për Liqenin e Ohrit, nxjerr në pah gjithë këto problematikë dhe raportet që u përgatitën nga DMO ALBANIA.
Ndiqni intervistat dhe problematikat me të cilat përballet sot Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare