Marta Pejoska, the story of the silver filigree artists from Ohrid

Marta is a young architect who lives in Ohrid. She has dedicated herself to a beautiful tradition, turning silver filigree into contemporary modern jewellery. Following architectural studies she established her conceptual studio for contemporary jewellery design in 2011, opening the first private art atelier and gallery for contemporary jewellery and filigree in her home town in 2014, in her name, Marta Pejoska,. Her designs are unique. In continuing an old tradition she is creating beautiful objects. The newsletter interviewed her to find out more about her work.

Marta, how did you start your silver filigree business?
My silver filigree business began informally almost twelve years ago when I learned the craft. At that time I was studying architecture, and in the summer I worked in my father's atelier (he was a self-taught painter and also an architect by education) and whenever I had the time, I designed and made small jewellery. As time passed the filigree jewellery became my passion and this passion has grown. When I graduated I knew what I wanted to do, so, in 2011, I established my studio and my jewellery brand under my name. This was followed, in 2014, with the opening of the first private art atelier with a gallery for contemporary jewellery and filigree in Ohrid, and in Macedonia.

From whom did you inherit this profession?
The technique for making filigree jewellery was traditionally passed from father to son. You couldn't learn if you weren't part of the family of a filigree master. Today, it's no longer like that. I learned the basics of the filigree technique back in 2005. I took part in the project Revitalizing of the old traditional crafts, held in the Old Bazaar in Skopje. The project was important, because at that time, the traditional crafts were in danger of dying out. There was no interest in them and there were just a few people doing such work. Filigree is part of the intangible Macedonian cultural heritage, and should be kept alive.

How old is this tradition in Ohrid?
According to the last filigree master of Ohrid, his family had a tradition on paper going back 200 years (and other records for 400 years).

Are you following the old tradition, or mixing it with new and modern ideas?
I cherish traditional filigree and I do it with great honour. But I also have the urge to make new filigree, using the traditional filigree technique with silver as the basic material. The main idea of my studio is creating wearable art jewellery that emerges from the mix between the old traditional filigree technique—its conservative principles—and the mind of the young artist, the freedom of thinking.

Who are your clients?
I have regular clients, domestic and foreign. My work speaks for itself I suppose, and I’m getting new clients every day! A lot of people find me online and choose to contact me among others, because as some have said, I give the traditional filigree jewellery a modern twist, and I do it well, I hope. Basically, all of my clients are people who have recognised the value of filigree and handcrafted jewellery. Among them are people who are seeing a unique piece of jewellery not just as jewellery but as art, as sculpture, an object with a story behind it. I have this way of working; whenever I have a commissioned order and I have to custom design a piece, I intend to meet the client, talk a while, have coffee at least and get to know them. Thus, I can create a piece of jewellery that meets precisely their preferences.

Are there other people doing the same art work as you?
In my home town of Ohrid, at the moment there are only a couple of registered artists doing filigree work. In Macedonia, there are also a few other established jewellery designers who are trying to create and sustain the scene of jewellery design with our independent jewellery work. Some of us have the filigree technique as our main work to earn a living.

Shqip

Marta Pejoska, historia e një artiste filigrani nga Ohri

Marta, një arkitekte e re nga Ohri, i është përkushtuar traditës së bukur të punimit me filigran duke krijuar bizhuteri moderne. Pasi ndoqi studimet për arkitekturë ajo krijoi studion e saj për bizhuteritë moderne në vitin 2011, vit ku hapi atelien e saj private dhe një galeri me bizhuteri dhe filigran në qytetin e saj në vitin 2014, me emrin e saj, Marta Pejoska. Punimet e saj janë unike, në vazhdim të traditës së vjetër, duke krijuar objekte fantastike. Ne i morëm një intervistë për të mësuar më shumë për punën dhe pasionin e saj.


Marta, si e filluat biznesin e punimit me filigran? 
Biznesi im i punimit me filigran ka nisur që kur unë mësova zanatin. Në atë kohë unë studioja për arkitekturë dhe gjatë verës punoja në atelienë e babait tim (ai ishte një piktor autodidakt dhe kishte studiuar për arkitekturë) dhe sa herë kisha kohë të lirë unë dizenjoja dhe krijoja bizhuteri të vogla. Teksa koha kalonte bizhuteritë me filigran u bënë pasioni im, pasion i cili vazhdoi të rritej. Kur u diplomova e dija se çfarë doja të bëhesha, kështu në vitin 2011, unë krijova studion time dhe bizhuteritë e mija me emrin tim. Më pas në 2014, hapa atelienë e parë private me një galeri me bizhuteri modern të punuar me filigran, në Ohër, Maqedoni.

Nga e keni trashëguar këtë zanat?
Teknika e punimit me filigran ka qenë traditë e kaluar brez pas brezi. Ti s’mund të mësosh nëse nuk je pjesë e familjes së një mjeshtri të filigranit. Sot, nuk është më kështu. Kam mësuar bazat e punimit të filigranit në 2005. Kam marrë pjesë në projektin “Rivitalizimi i zanatit të vjetër”, i mbajtur në Pazarin e Vjetër në Shkup. Projekti ishte i rëndësishëm, sepse në atë kohë zanati ishte në zhdukje. Nuk kishte shumë interes dhe ishin shumë pak njerëz që punonin në këtë zanat. Filigrani është pjesë e trashëgimisë direkte kulturore Maqedonase dhe duhet mbajtur gjallë.

Sa e vjetër është kjo traditë në Ohër? 
Sipas mjeshtrit më të vjetër të filigranit në Ohër, familja e tij e ka pas traditë e cila është e dokumentuar dhe daton që para 200 vitesh (ndërsa në dokumente të tjera daton që para 400 vitesh).

Ju vazhdoni traditën e vjetër, apo e përzieni me ide të reja? 
Unë e vlerësoj filigranin tradicional dhe e bëj me kënaqësi të madhe, por unë kam kërkësa për të bërë punime duke përdorur teknikën tradicionale të filigranit me argjend si material bazë. Ideja e krijimit të studios ishte që të krijoja bizhuteri që krijohen nga përzierja e traditës së vjetër të filigranit me teknikat e tij konservative dhe duke futur elemente të reja moderne, sipas konceptit të një artisti të ri.

Cilët janë klientët tuaj?
Kam klientë të rregulltë, vendas dhe të huaj. Puna ime flet vetë dhe ka tërhequr klientë të rinj çdo ditë. Shumë njerëz më gjejnë online dhe nga aty më kontakojnë mua mes të tjerëve, sepse siç e thashë, unë i jap filigranit tradicional një përzierje moderne dhe mendoj se e bëj mirë këtë gjë. Në fakt, klientët e mi janë njerëz që i njohin vlerat e filigranit dhe bizhuterive të punuara me dorë. Mes tyre janë njerëz që i shohin bizhuteritë si art unik, jo vetëm si bizhuteri, por si skulpturë, një objekt me një histori nga pas. Unë punoj në këtë mënyrë: sa herë që marr një porosi nga një klient dhe që kërkon një dizajn të personalizuar, unë përpiqem ta takoj klientin, të bisedoj, të pi një kafe dhe ta njoh. Në këtë mënyrë, mund të krijoj një bizhuteri që u përshtatet preferancave të secilit.

A ka njerëz të tjerë që bëjnë të njëjtën punë si ju? 
Në qytetin tim, në Ohër, për momentin janë vetëm disa artistë të regjistuar që punojnë me filigran. Në Maqedoni, ka disa që kanë dizajner bizhuterish që po mundohen të krijojnë dhe të vazhdojnë traditën e krijimit të bizhuterive duke punuar në mënyrë të pavarur. Disa nga ne, teknikën e filigranit e kanë si punë kryesore për të fituar para.