Monday, October 30, 2017

Udhëzues për arkitekturën e ndërtimeve në Pogradec me qëllim ruajtjen e trashëgimisë së Rajonit të Liqenit të Ohrit

Që nga vjeshta e shkuar, një ekip arkitektësh shqiparë dhe ekspertë të drejtuar nga arkitekti i konservimit Kliti Kalamata, i asistuar nga arkitektja Amanda Cici dhe stafi i tyre i mobilizuar enkas nga Ministria e Kulturës, po përgatisin përmbajtjen e asaj që do të bëhet publikim reference për arkitekturën tradicionale në rajonin e Liqenit të Ohrit.

Në fakt ky manual ka synim të bëhet një mjet i çmuar reference për të gjithë ata që janë të interesuar dhe përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtimit në rajonin e Pogradecit, si psh: arkitektët lokale, inxhinierët dhe artizanët. Mund të quhet si “kushtetutta e mjeteve të dijes” për teknikat e ndërtimit, që kanë synim t’u ofrojnë personave të interesuar saktësime teknike të ndërtimit si dhe të sherbejë si një dokument i vlefshëm për komunitetin profesional në mënyrë që të promovojë:
- Përdorimin e specifikimeve dhe metodave të përshtatshme për riparimet dhe restaurimet
- Metodat e pranuara profesionale të rehabilitimit
- Integrimi i sistemeve të reja të ndërtimit në ndërtesat historike
- Optimizimi i procesit të restaurimit nga ana teknike, sociale dhe ekonomike
Ky udhëzues është një mjet trajnimi dhe mësimi praktik me ilustrime, i përdorshëm dhe i nevojshëm, i aftë për të adresuar problemet reale teknike dhe ndihmon vërtet administratorët lokalë si dhe shtetin (veçanërisht arkitektët e Ministrisë së Kulturës).
Më specifikisht, ky manual do të nxjerrë në pah vlerat dhe meritat e arkitekturës tradicionale lokale, nënvizon dhe shpjegon brishtësinë dhe ndërhyrjet e gabuara, dhe propozon zgjidhje për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin/adoptimin e përdorimit modern. Gjithashtu shërben edhe si një vëzhgim për efektin e shkatërrimeve që për më shumë se gjysmë shekulli ka ndikuar në mënyrat e rinovimit të shtëpive dhe ndërtimit si dhe në mënyrat e ndryshme për të ruajtur këto ndërtesa të vjetra. Dhe si përfundim ky manual shërben edhe si fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit publik për vendimarrësit, profesionistët dhe publikun e përgjithshëm, drejt ruajtjes së vlerave të arkitekturës tradicionale përballë një sërë kërcënimesh me të cilat ato përballen.

Një punë në proces Ndërsa është përfunduar puna në përputhje me udhëzimin dhe asistencën e ekspertëve ndërkombtarë të ICOMOS Luisa De Marco dhe Christophe Graz, këta të fundit kanë ndihmuar ariktekten Kalamata dhe ekipin e saj me një sërë shembujsh të dokumentacioneve të ngjashme që kanë shërbyer si bazë e parë për analizat paraprake gjatë muajve të fundit të vitit 2016, duke ngushtuar kështu ëështjet specifike dhe objektivat që duhet të arriheshin për Rajonin e Liqenit të Ohrit.
Në bazë të rezultateve të tabelës së përmbajtjes, ekipi ka vazhduar që nga filllimi i 2017 me punën vëzhguese në terren, duke bërë foto, duke dokumentuar vizatimet bazë, duke matur dhe diskutuar me artizanët. Kjo fazë vëzhgimi nuk është plotësisht e përfunduar, dhe kjo falë entuziazmit të pjesëmarrësve nga Lini, Tushemishti dhe Pogradeci. Arkitektes Amanda Cici dhe Fotion Qirinxhi, dy figurave kryesore të ekipit të Kalamatës iu bashkuan edhe dy arkitektë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Olsi Bulku dhe Lorin Dvorani, si dhe dy arkitektë të rinj vullnetarë që ndoqën kursin e programit të restaurimit, Eni Giu dhe Piro Karanxha. Faza e vëzhgimit në terren shërbeu edhe si fazë trajnuese dhe të gjithë këta praktikantë të rinj kanë mësuar shumë, dhe kanë përfituar edhe nga udhëzimet direkte nga arkitektja më me eksperiencë znj Kalamata mbi tipologjinë lokale dhe teknikat e ndërtimit të lidhura me të.
Zonja Kalamata në një prononcim të saj në fund të qershorit u shpreh:” Mendoj se puna ka ecur shumë mirë dhe ne të gjithë kemi materialin e duhur nga terreni. Kemi marrë shumë shembuj, të mirë dhe të keq dhe kemi fiksuar mënyrën se si do t’i prezantojmë ato përmes dizenjimit dhe vizatimeve”.
Së fundi që nga grumbullimi i të dhënave nga terreni, dhe kompletimi i tyre, ekipi ka bërë dhe analizën e tipologjive dhe patologjikeve të trashëgimisë së ndërtimit ekzistues, dhe e ka lidhur atë me skica të detajuara dhe fotografi. Ata tashmë janë në procesin e draftimit të seksioneve të riparimeve, me dosje praktike si dhe me skica të përmirësuara dhe të bashkëlidhura. Këto më pas do të rishikohen dhe vlerësohen nga ekspertiza ndërkombëtare e ICOMOS.
Etapat e fundit Në javët që vijnë, puna do të përqëndrohet në ëështjet e editimit, si përkthimi në anglisht, dizenjimi grafik dhe prezantimi i publikimit përfshi versionin fizik dhe dixhital. Manuali, që I adresohet më shumë teknicienëve që merrem me konservimin e kësaj zone dhe banorëve, mund të dizenjohet në format të dyfishtë.Ky format do të përmbajë një libërth që prezanton trashëgimine kulturore lokale me tipologjinë e saj, tiparet krijuese artistike të ndërtimit dhe traditës së lidhur me to, por edhe një sëri të kartave teknike të ilustruara për të treguar problemet më shpeshta të ruajtjes dhe ndoshta riparimet e mundshme të tyre në formën e praktikave më të mira. Sidoqoftë formati final ende mbetet për t’u vendosur në konsultim me institucionet shqiptare. Publikimi pritet të printohet në fund të 2017, dhe më pas të jetë në përdorim në fillim të 2018, ku shpresohet që të përcaktojë perspektivat e reja për format tradicionale eficente të pasura dhe të bukura të arkitekturës së rajonit të Liqenit të Ohrit. Shpresohet që ky manual të shërbejë si shembull për zonat e tjera në vend, ku format tradicional të arkitekturës gjithashtu meritojnë një trajtim të kujdesshëm në bazë të udhëzimeve..


English

Guidelines for the built heritage of LOR in and around Pogradec, on the Albanian side of Lake Ohrid

Since last autumn, a team of Albanian architects and experts lead by the Conservation architect Kliti Kalamata, notably assisted by architect Amanda Cici and other staff mobilized specifically by the Ministry of Culture, is developing the contents of what is going to become a referential publication for traditional architecture in the Lake Ohrid Region. 

Indeed, the manual is meant to become an invaluable reference tool to all those who are interested in and responsible for the preservation and conservation of Pogradec Area’s built heritage, such as local architects, engineers, and artisans. It is the constitution of knowledge tools about building techniques, meant to provide those involved with a technical accuracy, and should be made available to the professional community, in order to promote:
- the use of appropriate repair and restoration specifications and methods
- professionally accepted methods of rehabilitation
- integration of new building systems into historical buildings
- optimization of the restoration process technically, socially, and economically.
It is an illustrated and practical learning/training tool, usable and useful, able to address real technical problems and really assist the local administrations as well as the state (and notably the architects from the Ministry of Culture).
More specifically, it will highlight the value and merits of local traditional architecture, underline and explain its fragilities and wrong interventions, and propose solutions for rehabilitation, maintenance and improvement/adaptation to modern use. As such, it is also a survey on the effect of disruptions which, for more than half a century now, have been affecting ways of renovating housing and construction, as well as on the various ways to preserve old buildings.
Finally, it is an awareness raising campaign for the decision-makers, the professionals and the general public at large, toward the great values carried out by this traditional architecture and the numerous dangers threatening it.

A Work in progress..
As the work is completed under the guidance and with the assistance of ICOMOS International experts Luisa De Marco and Christophe Graz, they have provided arch. Kalamata and his team with numerous examples of similar documentation, which served as a first base for their preliminary analysis during the last months of the year 2016, and narrowed down the specific topics and objectives to be covered for the Lake Ohrid Region.
On the base of a resulting table of contents, the team has proceeded since the beginning of 2017 with survey work in the field, taking pictures, drafting basic record drawings, measuring, and discussing with artisans.
This survey phase is now fully completed, notably thanks to the enthusiasm of the participants, who spread throughout Lin, Tushemisht and Pogradec. Arch. Amanda Cici and Fotion Qirinxhi, main figures in Mr. Kalamata’s team, were joined for this work by two architects from the Institute of Monuments of Culture, Olsi Bulku and Lorin Dvorani, as well as by two other young volunteer architects following the course for restoration program, Eni Giu and Piro Karanxha. The onsite survey phase also acted as a training phase, and all of these young practitioners could learn a lot, since they benefited from the direct guidance of the most experienced and knowledgeable arch. Kalamata on the local typologies and associated techniques.
As Mr. Kalamata expressed it in late June, “I think the work has gone well and now we have all the material we need from the field. We have taken many samples, good and bad ones, and we have fixed the way in which to present them through designs and drawings.”
Recently, since the onsite collection of the data was completed and organized, the team has completed the analysis of the typologies and pathologies of the existing built heritage, and associated them with detailed sketches and photographs. They are now in the process of drafting the sections on recovery and repairs, with practical files, as well as improving the associated sketches. These will then be revised and validated with the international expertise of ICOMOS.

A final countdown…
In the coming weeks, the work will be concentrating around editing issues, such as the translation to English, and the graphic design and presentation of the publication including the physical and digital version. The manual, mostly addressed to the technicians in charge of the conservation of the site and the inhabitants themselves, may be designed in a dual format. This format would comprise both a booklet presenting the local cultural heritage through its typologies, creating artistic features on buildings and associated traditions, and a series of illustrated technical cards to show the most recurrent conservation problems and their possible remedies in the form of best practices. However the final format still remains to be decided, in consultation with the Albanian institutions.
The publication is expected to be printed by the end of 2017, and therefore available from the early 2018, hopefully shaping new perspectives for the very beautiful, rich, and efficient traditional forms of architecture of Lake Ohrid Region, and serving as an example for other areas in the country, where other traditional forms of architecture also deserve careful concern and guidance.

No comments:

Post a Comment