Domi: We expect a positive recommendation to inscribe LakeOhrid Albanian side on the World Heritage List

Interview with Venera Domi, former Ambassador/Permanent Delegate of Albania to UNESCO

Mrs Domi. The Nomination Dossier of the Lake Ohrid region on the Albanian side is already at The UNESCO World Heritage Centre. What is the future of the process?

In the evening of 31 January 2018, I received the electronic version of the Nomination File of the Albanian part of the Natural and Cultural Heritage of Lake Ohrid Region. The Nomination File, in three printed copies and one electronic version was officially submitted, within the official deadline, to the UNESCO World Heritage Centre. The Permanent Delegation of Albania to UNESCO will continue the dialogue with the World Heritage Centre and its Advisory Bodies (IUCN, ICOMOS and ICCROM) to facilitate the evaluation process of our Nomination File. Given that this Nomination File is part of the Upstream Process, and has been prepared in close cooperation and with the assistance of the three UNESCO’s Advisory Bodies, I predict a relatively easy process and adoption without debate from the World Heritage Committee in June-July 2019.

What are the deadlines for extending the Lake Ohrid World Heritage property to the Albanian side of the lake?
The timetable of the examination of Nomination Files is established by paragraph 168 of the Operational Guidelines for the Implementation of the World Heritage Convention. It provides in detail the steps and their corresponding deadlines. Until 1 March 2018, the World Heritage Centre will evaluate if the submitted file is formally complete and will inform Albania if the file is accepted. Only complete Nomination Files, i.e., files that contains all the documents required by the Convention, are transmitted to the Advisory Bodies for evaluation and eventually will be considered by the World Heritage Committee in its session in the next year, in this case in 2019. The World Heritage Committee usually takes place in June-July each year. Then, until May 2019, the relevant Advisory Bodies will evaluate the file and eventually will visit the sites. During this period, additional information may be presented, if necessary. In May 2019, six weeks prior to that year’s session of the World Heritage Committee, the Advisory Bodies will deliver their evaluation and recommendations to the World Heritage Committee. In June-July the yearly session of the World Heritage Committee will take place, which examines the files and decides whether the property will be inscribed on the World Heritage List. The decisions (as well as the recommendations) can be: Not To Inscribe, Deferral, Referral, or to Inscribe. We expect a relatively easy process for our country, a positive evaluation and the recommendation to inscribe the site on the World Heritage List.

What are the benefits for the Albanian side of the Lake Ohrid region, after it will be part of the UNESCO World Heritage List?
The inscription of a site in UNESCO’s World Heritage List is an important moment for the natural and cultural heritage of a country. Aside from the obvious recognition and promotion of the natural and cultural values that comes from the inscription, every inscription marks a further step ahead in their protection because the Convention sets the highest standards for the protection and promotion of natural and cultural heritage. In addition, the reason why every State Party to the Convention are pressed and fight to increase the number of sites in the World Heritage list, is because their inscription offers the best potential for a sustainable development of the region inscribed and the overall country in general. Another advantage is that the inscription on the list generates possibilities for the economic growth of the local communities. For example, one of the almost automatic advantages is the increase of the tourism in the region. Nowadays, the touristic industry is very much linked to the World Heritage List and its new inscriptions.

On the other hand, the increase in tourism is closely linked to the development of hotel sector, handicrafts, cultural and creative industries, agro-tourism, etc. It also generates an important potential for the registration of patents with economic advantages on agriculture, livestock or fisheries products, etc., that are closely linked to the region.

But this should not be considered as a magical solution to all problems. The inscription just generates additional possibilities. To what extent we can benefit of them depends largely from the local skills. However, in the network of the World Heritage sites, there are many good practices from which we can benefit and we can cooperate with to get successful solutions.

UNESCO is trying to transform the World Heritage sites in laboratories of sustainable development, in promoters and locomotives of green economies, in full harmony with the environment and its protection, to leave to our children a cleaner planet and more prosperous life.



Shqip

Intervistë me Venera Domin, ish Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO

Ju morët në dorëzim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dosjen e Nominimit për pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit. Cilat janë hapat që do të ndiqen në vazhdim? 


Po, në darkën e datës 31 janar 2018, mora në dorëzim dosjen elektronike të kandidimit për pjesen shqiptare të Trashëgimisë natyre dhe kulturore të Liqenit të Ohrit dhe rajonit të tij. Dosja, në 3 kopje të printuara dhe një kopje elektronike, u dorëzua zyrtarisht më datë 1 shkurt 2018, brenda afatit zyrtar, në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Delegacioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s do të vijojë dialogun me Qendrën e TB dhe institucionet e tij këshëllimore (IUCN, ICOMOS, ICCROM) për të lehtësuar procesin e vlerësimit tē dosjes sonë. Duke qenë se kjo dosje është përgatitur në kuadër të procesit të asistencës që në konceptim (Upstream Process) të Qendrës së TB dhe dosja është përgatitur në bashkëpunim dhe asistencën e 3 institucioneve këshëllimore të UNESCO-s, të cilat edhe do ta vlerësojnë, parashikoj një proces relativisht të thjeshtë dhe miratim pa debat nga Komiteti i TB në qershor-korrik 2019.

Cilat janë afatet që Komiteti i Trashëgimisë në UNESCO të miratojë përfundimisht zgjerimin e pasurisë së Rajonit të Liqenit të Ohrit me pjesën shqiptare Ecuria e dosjeve të kandidimit ka një kalendar të mirëpërcaktuar nga paragrafi 168 i Udhëzuesit Operacional mbi Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Ai parashikon me hollësi hapat dhe afatet. Konkretisht, deri më datë 1 mars 2018, Qendra e TB do të shqyrtojë dhe vlerësojë nëse dosja e paraqitur është formalisht e plotë dhe do të informojë vendin tonë nëse e pranon. Vetëm dosjet e vlerësuara formalisht të plota, dmth që i përmbajnë të gjitha dokumentet e përcaktuar nga Konventa, i dërgohen për vlerësin institucioneve këshëllimore dhe eventualisht do të shqyrtohen nga Komiteti i TB në vitin pasardhës, në këtë rast në vitin 2019, në sesionin e 43-të të Komitetit të TB, i cili mbahet zakonisht në periudhën qershor-korrik të çdo viti.
Në vijim, deri në maj 2019 institucionet këshëllimore përkatëse vlerësojnë dojen dhe eventualisht zhvillojnë edhe vizita vëzhguese në terren. Gjatë kësaj periudhe, informacion shtesë e plotësues mund të paraqitet, nëse është e nevojshme.
Në maj 2019, gjashtë javë përpara fillimit të sesionit të rradhës së Komitetit të TB, Organet Këshëllimore do të paraqesin vlerësimin për dosjen dhe rekomandimin për Komitetin e TB.
Me marrjen e vlerësimit dhe rekomandimit, vendi mund të paraqesë pranë Qendrës së TB, Presidentit të Komitetit të TB dhe Institucioneve Këshëllimore kërkesën dhe agumentimin e tyre për ndreqjen e gabimeve faktuale që mund të gjenden në vlerësimin e UNESCO-s.
Në qershor-korrik zhvillohet sesioni i radhës i përvitshëm i Komitetit të TB, i cili merr në shqyrtim dosjet e kandidaturave dhe vendos për to.
Vendimet (si dhe rekomandimet) mund të jenë: Të Mos Regjistrohet, Të Ripunohet, Të shtyhet, ose Të Regjistrohet.
Siç e kam thënë edhe më lart, parashikoj që i gjithë ky proces të jetë relativisht i lehtë për vendin tonë dhe dosja të marrë vlerësim pozitiv dhe rekomandimin për t’u regjistruar në Listën e TB.

Çfarë përfitimi do të sjellë për rajonin e Liqenit të Ohrit në pjesën shqiptare, regjistrimi i kësaj pasurie në UNESCO? Regjistrimimi një siti në Listen e TB të UNESCO-s është një moment me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të një vendi. Përveç vlerësimit dhe promovimit të vlerave natyrore e kulturore të vendit që rrjedh prej këtij regjistrimi, që është mëse e kuptueshme, çdo regjistrim shënon edhe një hap të mëtejshëm në mbrojtjen e tyre, pasi konventa parashikon standardet më të larta për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e natyrore.
Përveç kësaj, arsyeja që të gjitha shtetet palë të konventes rendin dhe luftojnë për shtimin e siteve në listen e TB, është fakti se ky regjistrim ofron mundësitë më të mira për një zhvillim të qendrueshëm të zonës së regjistruar dhe të gjithë vendit në përgjithësi. Natyrisht, kjo është vetëm një mundësi, pasi i takon shtetit që regjistron, që të gjejë mënyrat më të përshtatshme për të përfituar nga mundësitë e pafundme të zhvillimit që ky regjistrim siguron. Por vendi duhet të tregohet i mençur dhe krijues. Një tjetër avantazh është se regjitrimi në listën e TB krijon mundësinë e zhvillimit ekonomik të banorëve të zonës së regjistruar.
Konkretisht, një nga përfitimet pothuajse automatike është rritja e turizmit në zonë. Sot industria e turizmit është mjaft e lidhur me listën e TB dhe regjistrimet e reja në të.
Rritja e turizmit lidhet ngushtësisht me zhvillimin e hotelerisë, artizanatit dhe industrive kulturore e kreative, agro-turizmit, etj. Ajo krijon gjithashtu një potencial të madh për krijimin e licencave me përfitim ekonomik, për produkte bujqësore, blegtorale apo të peshkimit, etj., të cilat lidhen ngushtësisht me zonën.
Por kjo nuk duhet konsideruar si një zgjidhje magjike e problemeve. Sigurisht, do të ketë rritje të turizmit, do të ketë më shumë interes për produktet artizanale dhe ushqimore të rajonit, më shumë industri kulturore e kreative, por shkalla e përfitimit prej tyre varet shumë nga aftësitë që do të tregojnë autoritetet vendore dhe qendrore, por edhe vetë komunitetet për të përfituar sa më shumë nga ky oportunitet. Pra, regjistrimi krijon potenciale. Shkalla e përfitimit prej tyre varet nga aftesitë vendore. Megjithatë, në rrjetin e siteve të TB ka shumë pervoja pozitive nga të cilat mund të përfitohet dhe më të cilët mund të bashkepunohet për zgjidhje të suksesshme.
UNESCO po përpiqet të transformojë sitet e TB në laboratorë të zhvillimit të qendrueshëm, në promotorë dhe lokomotiva të zhvillimit të gjelbër, në harmoni me mjedisin dhe në mbrojtje të tij, për t’u lënë fëmijëve tanë një planet më të pastër dhe një jetë më të begatë.