Wednesday, August 1, 2018

Përshëndetja e Ambasadores së BE në Shqipëri për projektin e Liqenit të Ohrit


Të dashur lexues! Është kënaqësi për mua të them disa fjalë në numrin e fundit të kësaj gazete, me përmbylljen me sukses të një projekti kaq të rëndësishëm.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përshëndet punën e bërë nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim dhe bordet këshillimore të UNESCO për përgatitjen dhe dorëzimin e Dosjes së Nominimit të pjesës shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit në Qendrën e Trashëgimisë Botërore Unesco. Përgatitja e dosjes ishte një nga konkluzionet madhore të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare.

Rajoni i liqenit të Ohrit mbart vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Europë, ndërsa rajoni rreth tij ka qenë i banuar që në kohë shumë të lashta. Pjesa maqedonase e Liqenit të Ohrit është listuar në UNESCO në vitin 1979. Ne presim që shumë shpejt edhe pjesa shqiptare e liqenit, një e treta e tij, të marrë të njëjtin status të trashëgimisë botërore sa më shpejt. Ne shpresojmë që shumë shpejt i gjithë rajoni i Liqenit të Ohrit të ketë një mbrojtje dhe menaxhim të përbashkët nga të dy shtetet që ndajnë Liqenin e Ohrit.

Në kuadrin e Javës së Europës 2018, së bashku me Ministren e Kulturës, znj Mirela Kumbaro, zhvilluam një tur në rajonin e Liqenit të Ohrit dhe pamë asetet unike natyrore dhe kulturore të tij, përfshi dhe Varret Ilire të Selcës së Poshtme, që gjithashtu janë nominuar për në listën e vendeve të trashëgimisë botërore Unesko. Potencialet kulturore dhe turistike të këtij rajoni dhe kontributi historik i tij në civilizimin europian është i dukshëm. Bashkimi Europian është i vendosur të vazhdojë mbështetjen e tij për mbrojtjen e kësaj zone, si dhe për promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjatë gjithë rajonit të Liqenit të Ohrit. 
Me respekt
Romana Vlahutin
Ambasadore e BE në Tiranë



Foreword- EU Ambassador to Tirana Romana Vlahutin

 
Dear readers,
It is a pleasure to say a few words in the last issue of this newsletter, on the occasion of the successful completion of such an important project.

The Delegation of the European Union to Albania welcomes the important work done by the Albanian authorities and the UNESCO Advisory Bodies for the preparation and submission of the nomination file of the Albanian part of the Lake Ohrid to the UNESCO World Heritage Centre. The preparation of the file was one of the major conclusions of the project -Towards Strengthened Governance of the Shared Transboundary Natural and Cultural Heritage of the Lake Ohrid Region - co-funded by the European Union.

The Lake Ohrid region carries extraordinary cultural and natural values. Lake Ohrid itself is one of the oldest and deepest lakes in Europe, while the region around has been inhabited since ancient times. The part of Lake Ohrid region situated in the former Yugoslav Republic of Macedonia has been listed by UNESCO since 1979. We look forward to the Albanian part - one third of the entire lake - to receive the same designation as our world's heritage before long. We hope that the entire region will soon enjoy joint protection and management from the two countries that share the lake.

During Europe Week 2018, together with the Minister of Culture, Ms Mirela Kumbaro, we visited the region and its unique natural and cultural assets, including the Royal Illyrian Tombs of Selca e Poshtme, which is also nominated for the UNESCO World Heritage List. The cultural and touristic potential of this region and its historical contribution to European civilisation were apparent. The European Union is committed to continue its support towards the protection of the area, as well as the promotion of sustainable tourism throughout the Lake Ohrid region.

Sincerely,

Romana Vlahutin

EU Ambassador to Albania


No comments:

Post a Comment