Our Story

Lake Ohrid is one of the oldest and deepest lake in Europe. It is shared between Albania and North Macedonia and is part of World Heritage List, protected by UNESCO. This page aims to protect this property through different projects. The first project was "Towards strengthened governance of the shared transboundary natural and cultural heritage of the Lake Ohrid region", co-funded by European Union and Albanian Ministry of Environment and implemented by UNESCO.
The actual project is titted: Evidence based campaign on protecting Lake Ohrid", implemented by DMO ALBANIA and supported by Co-Plan, through scheme: Financial Support to third parties in the framework of EU-Funded project: ENV.Net Factoring the environment portfolio for WB and Turkey in the EU Policy Agenda, financed by European UNION.

Friday, August 9, 2019

Projekt për evidentimin e ndotësve të Liqenit të Ohrit

Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare u bë pasuri e UNESCO në 5 korrik 2019 me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43 të mbajtur në BAKU, Azerbaxhan.

Për futjen e pjesës shqiptare të liqenit në UNESCO kanë dhënë një kontribut të veçantë vetë përfaqësuesit e UNESCO, pasi nuk mund të kuptohej që një Liqen mbi 3 milionë vite i vjetër, nga më të vjetrit në botë, të mbetej përgjysmë i listuar në UNESCO. Dihet tashmë se 2/3 e Liqenit, pjesa maqedonase ka qene e listuar që në vitin 1979 si pasuri natyrore dhe në 1980 si pasuri kulturore, duke u renditur ndër të paktat pasuri mikse botërore. Një projekt 3 vjecar i mbështetur nga BE-UNESCO dhe ministritë tona të Mjedisit dhe Kulturës përgatiti dosjen e nominimit të Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare, në UNESCO, e cila tashmë u realizua me sukses.

Por a është gati Shqipëria për ta mbrojtur Liqenin e Ohrit si pasuri e UNESCO? Shumë sfida dalin dhe qeveria shqiptare bashkë me gjithë grupet e interesit, duhet t'i paraprijë këtyre sfidave para se të vijnë si detyra të përcaktuara qartë nga UNESCO

Në këtë kuadër shoqëria civile ka nisur të aktivizohet. DMO Albania (organizatë për menaxhimin e destinacioneve me seli në Tiranë, ka fituar një projekt të titulluar: "Evidence based campaign for protecting Lake Ohrid" (një fushatë bazuar në fakte për mbrojtjen e liqenit të Ohrit). Ky është një projekt i mbështetur nga Co-PLAN përmes skemës së granteve "ENV.Net Factoring the Environmental Portfolio for WB and Turkey in The EU Policy Agenda", financuar nga Bashkimi Europian.

Qëllimi i projektit është të evidentojë ndotësit potenciale të ekosistemit të liqenit të Ohrit, rankimin e tyre, adresimin e problematikave tek piramida politikëbërëse në nivel qëndror dhe lokal si dhe tek të gjithë “grupet e interesit” në rajon, me qëllim jo vetëm sensibilizimin e tyre, por edhe gjetjen e zgjidhjeve efektive për mbrojtjen e burimeve natyrore në rajonin ndërkufitar rreth Liqenit të Ohrit.



Aktualisht kemi mundur të evidentojmë një nga kërcënimet kryesore të ndotjes së liqenit të Ohrit, që janë aktivitetet minerare ende aktive që shfrytëzojnë zonën e mbrojtur rreth Liqenit të Ohrit. Jane 7 licenca aktive për shfrytëzime minerare rreth zones se Liqenit të Ohrit, kresisht miniera e hekur nikelit, Gurit te Kuq- Pogradec, ajo e hekur nikelit Pojske, damba në Hudenisht etj. Një informacion të detajuar mbi gjithë impaktin mjedisor të aktiviteteve minerare në zonën e Liqenit do e japim në artikullin e ardhshëm.

Ndërkohë ndotës të tjerë potencialë të Liqenit, janë derdhja e ujërave të zeza në disa fshatra ku ende nuk është zgjidhur ky problem, është ndotja e liqenit nga aktivitetet humane, hedhja e plehrave në lumenjtë që derdhen në liqen, përdorimi i ujit të liqenit për lloj lloj aktivitetesh shtëpiake në shtëpitë që lagen nga Liqeni kryesisht ne Lin e Tushemisht etj

Projekti synon të që ngrejë alarmin për gjithë këta faktorë që ndotin Liqenin dhe t'u kërkojë autoriteteve përgjegjëse t'i adresojnë dhe t'i zgjidhin këto problematika. Ky qëllim i shërben Shqipërisë si shtet palë në UNESCO për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, i shërben dhe gjithë komunitetit që jeton rreth Liqenit të Ohrit dhe gjithë shqiptarëve për ta merituar dhe mbrojtur këtë pasuri dhe për t'ia lënë brezave në trashëgim.  

No comments:

Post a Comment