Groups of experts from both sides of #LakeOhrid |
Representatives from the Ministry of Culture and the Ministry of Environment, representatives from the National Agency of Protected Areas, representatives from the local governments around the lake, representatives from the Advisory Bodies (ICOMOS and IUCN) as well as UNESCO gathered in Pogradec to pursue their work in establishing a viable cooperation platform.
The aim of Transboundary Platform Meeting was more specifically to present and discuss opportunities in existing transboundary processes for monitoring of the environment and biodiversity which contribute to the safeguarding and the management of the Lake Ohrid region.
Home to an exceptional biodiversity reservoir of Europe, Lake Ohrid is one of the world’s oldest lakes. With remains of some of the first human settlements in Europe, the lake is also an important spiritual centre with one of the oldest Slav monasteries built in the 9th century, making it an important religious centre for the region. Natural, cultural and spiritual, the heritage of the region is truly remarkable.
The area, situated in the former Yugoslav Republic of Macedonia, is inscribed on the World Heritage List as the property “Natural and Cultural Heritage of the Ohrid region” since 1979. Today, the addition of the remaining third of the Albanian section of the lake to the World Heritage Property would greatly enhance the integrity of this protection. Transboundary Platform Meetings have been designed to facilitate management and collaboration between Albania and the former Yugoslav Republic of Macedonia, and aim among others to provide management efficiency strategies for the potential transboundary extension of this mixed World Heritage property.
The area is protected through a number of national and international measures, but unadequate water and solid waste management and illegal building activities have an impact on the integrity of the site today.
More information about the Lake Ohrid region can be found at: whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region/
***
Takimi i trete nderkufitar per mbrojtjen e Liqenit te Ohrit
Në datën 7 mars në qytetin e Pogradecit, u zhvillua takimi i tretë ndërkufitar për mbrojtjen e rajonit të Liqenit të Ohrit. Takimi që zhvillohet në kuadër të projektit:“Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, mblodhi së bashku përfaqësues të Ministrive të Mjedisit dhe Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, përfaqësues të pushtetit vendor Oher, Pogradec e Struga;, ekspertë të çështjeve mjedisore, arkeologjike, instituteve te monumenteve te dy vendeve, ekpertë të organizmave ndërkombëtare si UNESCO, BE, IUCN, ICOMOS që po asistojnë me eksperiencën e tyre në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Liqenit të përbashkët të Ohrit.
Synimi i këtyre takimeve është të koordinohen masat, veprimet dhe të krijohen hapësirat për një menaxhim të përbashkët të Liqenit të Ohrit. Është një Liqen (nder me te vjetrit dhe me te thelle ne Europe) që bashkon dy vendet, ndaj duhet të punohet në një drejtim. Pëfaqesuesit e qeverive të dy vendeve shprehën gatishmërië e tyre për të punuar me përkushtim dhe në mënyrë të ndërsjelltë, për të adresuar së bashku gjithë problemet që lidhen me këtë pasuri të përbashkët kultuore dhe natyrore.
Pjesa maqedonase e liqenit të Ohrit, (2/3) është futur si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore në listën e UNESCO-s që në vitin 1979. Tashmë po punohet përmes një projekti të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNESCO që të përfsihet dhe pjesa shqiptare (1/3) në këtë trashëgimi të mbrojtur nga UNESCO.
Por që të arrihet ky objektiv Shqipëria duhet të plotësojë disa kritere që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit të liqenit të Ohrit, me ndalimin e ndërtimeve të paligjshme rreth zonës së mbrojtur, ndalimin e prerjes së pyjeve në zonat që rrethojnë liqenin, me zhvillimin e nje turizmi te kontrolluar etj. Pikërisht për të adresuar këto probleme po punojnë grupet e punës së dy vendeve të asistuar dhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Bashkia e Pogradecit mori angazhim maksimal për të adresuar gjithë problemet që u adresuan dhe që hyjnë në kompetencat e saj. Një nga momentet më kyce të gjithë disktuimeve ishte paraqitja e nje studimi të ri dhe te thelluar nga profesoret e Institutit Shqiptar të Arkeologjise për vlerat e jashtëzakonshme arkeologjike që mbart Liqeni i Ohrit, kryesisht në zonën e fshatit Lin, që tregojnë për vendbanimet shumë të hershme shqiptare në këtë zonë, me vlerë historike.
Seria e takimeve të grupeve të punës do të vazhdojë ne menyre intensive. Në fund të këtij muaji është planifikuar një tjetër takim për menaxhimin e përbashkët në fshatin Lin. Ndërsa takimi i radhës ndërkufitar, ku do të paraqiten rezultatet e punës së grupeve të punës, u programua për në vjeshtë të këtij viti.
Projekti: Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit, është projekt 3-vjeçar me buxhet 1.87 milion EUR, nga te cilat 1.7 mln euro Kontribut i Bashkimit Evropian, ndërsa Qeveria e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj në vlerën prej 170,000 EUR.