One day, when the fisherman wasn't at home, she found her dress, wore it, dived into Lake Ohrid and never turned back. Little Prespa cried and cried every day. She was so desperate so no one could stop her tears. Her brother wanted to protect her, so he became strong and started to build a wall to stop her tears. The legend says that the brother become a Rocky Drain Mountain fighting all the time to stop the tears of his sister. No plants or trees could grow on the mountain. While Prespa was sunken in her tears, she created Lake Prespa. She still cries, and her tears are flowing underneath the mountain in channels ending up in Lake Ohrid, where her mother is. This legend is part of the intangible heritage of Pogradec, which is passed to new generations.
Eva Kushova/ Article published on "Protecting Lake Ohrid" Newsletter
Shqip
Legjenda e Malit të Thatë në Rajonin e Liqenit të Ohrit
Një herë e një kohë, miliona vite më parë, një peshkatar ishte duke peshkuar në Liqenin e Ohrit. Në rrjetën e tij kishte kapur një shtojzovalle, e cila po qante dhe i lutej atij ta lëshonte sërish në ujë. Peshktari u magjeps nga bukuria e saj dhe nuk e la të lirë. Ajo luftoi të dilte dhe ja doli, por fatkeqësisht fustani i saj ngeci në rrjetë. Fustani i saj ishte pjesë e trupit dhe nuk mund të notonte dot pa të në ujërat e thella të liqenit. Ajo iu përgjërua peshkatarit që ta t’ja kthente fustanin, por ai refuzoi. Ai e donte marrëzisht atë shtojzovalle dhe vendosi t’i propoznte për martesë, nëse donte ta kishte sërish fustanin e saj. Ajo pranoi dhe ata u martuan. Nga kjo martesë lindën dy fëmijë. Djalin e quajtën Mali i Thatë, ndërsa vajzën Prespa. Ajo ishte një nënë e dashur dhe e përkujdesur, por e ndiente shumë mungesën e botës nënujore prej nga vinte dhe çdo ditë kërkonte fustanin e saj.
Një ditë, kur peshkatari nuk ishte në shtëpi, ajo e gjeti diku të fshehur, e veshi dhe u zhyt në Liqenin e Ohrit dhe nuk u kthye më. Bija e saj e vogël Prespa qante çdo ditë. Ajo ishte e dëshpëruar dhe askush nuk i ndalonte dot lotët e saj. Vëllai i saj donte ta ndihmonte, kështu që ai u bë i fortë dhe filloi të ndërtonte një mur që të ndalonte lotët e saj. Legjenda tregon se vëllai i saj u bë një Mal i Thatë Shkëmbor që luftonte gjithë kohës të ndalonte lotët e saj. Asnjë bimësi apo pemë nuk mund të rritej në këtë mal. Ndërsa Prespa u mbyt në lotët e saj dhe krijoi Liqenin e Prespës. Ajo vazhdon edhe qan edhe sot, lotët e saj rrjedhin poshtë malit nëpër kanale dhe përfundojnë në Liqenin e Ohrit, atje ku ndodhet nëna e saj. Ka dhe versione të tjera të kësaj legjende ku shtojzovallja e dashur e peshkatarit quhej Lyhnida, ndërsa dy fëmijët e saj quheshin: Enkelej dhe Ohrida. Kjo legjendë është pjesë e trashëgimë së paprekshme të Pogradecit, e cila tregohet brez pas brezi.
Eva Kushova