Tourist for a day in Sveti Naum and Ohrid…


The city of Ohrid and the Sveti Naum Monastery are the most visited places by tourists in the former Yugoslav Republic of Macedonia. One of the main reasons is that both destinations are surrounded by Lake Ohrid. Coming from Tushemisht and driving amid the National Park of Galicica, it is hard to see buildings and other human settlements. Once we arrived in Ohrid, we mainly encountered a high number of tourists, not locals. Our first stop was the castle that offered us also a panoramic view of the city. It is also known as Samuel's Fortress, which was once the capital of the first Bulgarian Empire, during the rule of Tsar Samuel in the 10th century. In fact, it was an earlier fortification, dating back to the 4th century BCE, probably during the reign of King Philip II. Our tour continued down to the lively streets of Ohrid close to the shores of the lake. The ferries kept coming and going all day long and people were taking pictures of the impressive landscape. 

A new destination in the area was the Museum of Bones, which is a museum standing on piles on the water. It is an installation with small buildings constructed as old pile dwelling settlements, similar to the ones belonging to 1200-700 BCE. The name Bay of Bones comes from the numerous animal remains and fragmented vessels that found underwater. There is an exhibition of some relics, and photographs of the foundations of the installation. 

After leaving Bay of Bones we headed to Sveti Naum. The road was passing through green mountains and hills, green fields and fresh air. Sveti Naum is considered a holy place, where people come and pray. This monastery was established during the Bulgarian Empire in 905 CE, but it was destroyed by the Ottomans in the 15th century and rebuilt between 16th and 17th centuries. According to the legend, if someone puts his ear on the tomb of Sveti Naum, one can still hear his heart beating. 
The view of the lake from the monastery is very rewarding. Other inhabitants of the monastery are the blue and white peacocks, who climb on the roofs, or hide somewhere when there are a lot of tourists, but their long colourful tail can be easily spotted. Besides the visit to the monastery, a boat trip is a popular activity. Visitors can also enjoy drinks or meals in cosy restaurants situated amid the springs and the canals that "feed" Lake Ohrid.


Turist për një ditë në Shën Naum dhe Ohër

Qyteti i Ohrit dhë Manastiri i Shën Naumit janë vendet më të vizituara nga turistët në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Të dyja janë të rrethuara nga Liqeni i Ohrit. Teksa udhëton nga Tushemisht dhe kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galicicës, është e vështirë të shohësh ndërtesa apo banesa. Pasi mbërrijmë në Ohër, ndeshemi me grupe të mëdha turistësh. Ndalesa e parë ishte kalaja, e cila të ofron pamjen panoramike të qytetit. Kalaja njihet ndryshe si Kështjella e Samuelit, i cili dikur ka qenë Perandori i Parë Bulgar, gjatë shekullit të 10-të. Në fakt, ka qenë një fortesë që daton prej shekullit të 4-të para erës sonë, ndoshta gjatë sundimit të Mbretit Filip II. Turi ynë vazhdoi me shëtitjen në rrugët e gjallëruara të Ohrit pranë bregut të liqenit. Tragetet shkonin e vinin gjatë gjithë ditës, njerëzit të lumtur shkrepnin foto të pamjes së liqenit. Dyqanet, baret, restorantet ishin plot me turistë. Sa largohesh nga Ohri, një tjetër destinacion i ri për t’u vizituar është Muzeu i Ujit dhe Gjiri i Kockave, një muze që qëndron mbi ujë. Është një instalacion me baraka të vogla, si për të imituar banesat palafiteve të viteve 1200-700 para erës sonë. Emrin “Gjiri i Kockave” e ka marrë nga kockat e kafshëve dhe pjesë të varkave të gjetura nën ujë. Atje mund të shihni dhe një ekspozitë me disa relike dhe fotografi të themelimit të këtij instalacioni.

Pas vizitës në Gjirin e Kockave nisemi drejt Shën Naumit. Rruga që të çon aty është e mahnitshme, me male, kodra dhe fusha të gjelbëruara, të cilat të mbushnin shpirtin me ajër të pastër. Shën Naumi konsiderohet si një vend i shenjtë, ku njerëzit vijnë dhe luten. Ky manastir është ndërtuar gjatë Perandorisë Bulgare në vitin 905, por u shkatërrua nga Perandoria Otomane në shekullin e 15-të dhe u rindërtua sërish midis shekullit 16 dhe 17-të. Sipas gojëdhënave, nëse dikush mbështet veshin në varrin e Shën Naumit, mund të dëgjojë ende rrahjet e zemrës së tij.
Pamja e liqenit nga Manastiri të lë pa fjalë. Në manastir do të hasni dhe disa banorë të këndshëm. Ata janë janë pallonjtë blu dhe të bardhë, të cilët ngjitën nëpër çati, ose fshihen ku të munden kur ka shumë turistë, por sërish bishti i tyre i gjatë me ngjyra mund të dallohet lehtësisht gjithandej. Përveç vizitës në manastir, një udhëtim me varkë është një aktivitet mjaft tërheqës në këtë zonë. Vizitorët mund të shijojnë pije ose drekojnë në restorantet që gjenden midis gjelbërimit dhe ujërave të freskët të kanaleve që furnizojnë Liqenin e Ohrit. Liqeni i Ohrit ia shton pa masë bukurinë kësaj zone.