Udhëtim në rajonin e Liqenit të Prespës


Liqeni i Prespës është një vend unik. Zona rreth tij është aq e qetë dhe e pacënuar dhe duket sikur ende nuk është zbuluar nga turistët. Një liqen blu i rrethuar nga kodra të gjelbëruara, ndërsa në mes të tij gjendet një ishull i vogël i quajtur Maligrad.
Nëse udhëtoni nga Pogradeci për në Prespë, do të shihni pamje mahnitëse të fshatrave, fusha të gjelbëruara, kodra të bukura dhe një panoramë të këndshme të jetës në fshat ku njerëzit jetojnë ende si shumë dekada më parë .



Ndërtimet rreth kësaj zone janë shumë të thjeshta, të pandikuara nga jeta moderne e qyteteve. Njerëzit jetojnë me prodhimet e zonës. Ata kultivojnë tokën dhe punojnë si familje, si dhe kujdesen për bagëtinë. Natyra në këto vende të lë pa frymë. Teksa udhëton në rrugë sheh makina, makineri për të punuar tokën, gomerë si dhe biçikleta. Teksa afrohesh pranë tabelës ku shkruan “Parku Kombëtar i Prespës”, bukuria e liqenit të shfaqet para sysh. Një hapësirë e madhe me gjelbërim, ku shtëpitë e bardha të fshatit Bucimas (Liqenas) janë të vendosura në anën e majtë të liqenit.



Sapo u futëm në fshat, na zunë sytë një kishë të madhe në zemër të fshatit, e cila ishte kthyer në pedonale të gurtë. Tabelat ishin të dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip.

Udhëtuam rreth e qark në të dyja anët e fshatit, për të patur një pamje sa më të afërt të Liqenit të Prespës. Pamë një bukuri të pashkelur e të patrazuar, një zonë ku shihje gjithë ngjyrat e jeshiles dhe gjithë variantet e blusë, a thua ky vend ishte parajsë. Shkuam deri ku s’kishte më rrugë dhe u u kthyem për të parë anën tjetër të liqenit, dhe veçanërisht ishullin e Maligradit (nga sllavishtja ‘qytet i vogël’). Për të vizituar ishullin duhet të pyesni një vendas dhe ata do t’ju ofrojnë udhëtim me varkë për një pagesë të vogël fare. Ishulli është rreth 5 hektarë dhe në të gjenden shpella, pemë dhe rërë.
Monumenti kryesor është Kisha e Shën Mërisë, e cila është ndërtuar nga fisniku i zonës Qesar Novaku, në vitin 1369. Brenda kishës do të shihni muralet e bukura, të cilat janë krijuar në faza të ndryshme me mbishkrime ta panumërta dhe portretin e familjes Novaku. Kjo murale tregon shpirtin artistik të njerëzve të asaj kohe. Maligradi është një monument gjeologjik, 900 metra mbi nivelin e detit, 700-800 metra i gjatë dhe 180-200 metra i gjerë.Ishulli është i ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë dhe përbën një mbetje të fundosjes së madhe të grabenit të Prespës. Ishulli ka një biodiversitet të pasur, duke përfshirë këtu dhe speciet të rralla si Pelikan Dalmat. Ujërat e Prespës ndahen midis Shqipërisë (46, 3 km2), Greqi (36, 4 km2) dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (176, 3 km2).



A trip to the Prespa Lake region 

Prespa Lake is like a unique setting, which seems not yet discovered by tourists. A blue lake surrounded by beautiful green hills, while in the middle of it, there is a small island called Maligrad. If you travel towards Prespa from Pogradec, you will pass some beautiful villages, green fields, beautiful hills and rural areas, where locals live their own life in the same way as some decades ago. The vernacular architecture is simple, not impacted from the modern life in the cities. 
People in these areas live with what their land provides them. They cultivate the land, working as a family in their fields, or they take care of their cattle. The nature in this area is breath-taking. There are very few cars, some agro-machines, but there are donkeys and some bikers. Arriving close to the sign National Park of Prespa, the beauty of Prespa Lake is visible from above. A spacious green area, where the white houses of Bucimas (Liqenas) are concentrated only in the left side of the lake. We entered in the village, where a big church in the heart of a pedestrian area is its main monument. All the signs are in two languages: Macedonian and Albanian.

We travelled around both sides of the centre, just to have the closest view of Prespa Lake. We stayed just for some photos, turned back driving to the other part of the lake, to have a closer look at the Mali Grad island (small city in Slavic). To visit the island, just ask a local and they will offer you a trip by boat for a small fee. The island is about 5 hectares and contains some caves, trees and an area of sand.

The main monument here is Saint Mary Church, which was built by the local noble Qesar Novaku, in 1369. Inside the church beautiful murals exist, which were created in three different phases with numerous inscriptions, and the family portrait of Novaku. It explains the artistic taste of people that time. Mali Grad is a geological monument, 900m above the sea level, 700-800m long and 180-200m wide. It is made of calcareous stone and represents the remnants of the sinking of the Prespa graben. The high biodiversity which characterises the region, includes species such as the enormous bird the Dalmatian Pelican. Prespa is the name of two freshwater lakes shared by Albania (46.3 km²), Greece (36.4 km²), and the former Yugoslav Republic of Macedonia (176.3 km²).