Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Ohrit: 15 500 shpendë, 26 specie

Censusi ndërkombëtar i shpendëve dimërues u zhvillua ne daten 13/01/2019 nga Adminstrata e Zonave te Mbrojtura Pogradec se bashku dhe me ekspert te fushes. Numerimi filloj nga fshati Tushemisht ne kufirin shteteror me Maqedonine dhe vazhdoj deri ne Lin, gjithsej ishin percaktuar 13 pika vrojtimi, ky numërim u krye njëkohësisht dhe në pjesen Maqedonase të liqenit. Nga numërimi rezultoi një numër prej rreth 15 500 shpendësh dhe 26 specie.

Tashmë numërimi dimëror i shpendëve në Liqenin e Ohrit është një traditë e gjatë. Gjate këtij viti janë shënuar ndër numrat më të lartë dimërues të viteve të fundit, gjë e cila mund të argumentohet me dimrin mjaft të acartë të këtyre ditëve, habitatet tejet të përshtatshëm, ndërkohë që sjellja tejet ‘shoqërore’ e shpendëve flet për një mungesë të kërcënimeve tipike për vite më parë dhe menaxhimin e përkatës, pra moratoriumi i gjuetise ka dhene efektin e tij pozitiv.

Gani Bego, specialist menaxhimi prane AdZM-Korce



Winter bird census in Pogradec- 15 500 birds & 26 species 

The international census for winter birds in Lake Ohrid Region took place in 13/ 01/2019 undertaken by Pogradec Protected Areas Administration in cooperation with field experts . The counting started from the Tushemisht village at the Macedonian border and continued to Lin. 
There were altogether 13 observation points along the shore, including the Macedonian part of the lake. Observations provided the presence of more than 15,500 birds and 26 species.
The winterbird census in Lake Ohrid is a long tradition already. During this year is registered the highest number comparing to recent years, due to very harsh winter these days. The habitats are very suitable for these birds, while the "friendly" behaviour of birds show the lack of typical threats from people in the area. That is because of good management for NAPA in the area, and also the hunting moratorium has given its positive effect. Census data confirm the importance of Ohrid lake for the waterbirds wintering in Albania. 

Gani Bego, management expert NAPA Korce