Burimet karstike në rajonin e Liqenit të Ohrit janë vërtetuar se krijojnë mikrohabitate që mbështesin speciet endemike. Furnizimi me ujë burimi me lëndë ushqyese të pakta, është thelbësore për mirëmbajtjen e gjendjes së tij oligotrofike të Liqenit të Ohrit.
Prej vitit 2002 ne te gjithe zonen e burimeve karstike, (nga fshati Udenisht –Tushemisht deri në kufirin Jugor me Maqedoninë e Veriut, vihet re përdorimi i këtyre ujrave për rritjen e një specie aliene, pikërisht 'troftës kaliforniane'
Ekonomite e peshkut në zonën e burimeve të Drilonit dhe fshatin Tushemisht jane rreth 17, pjesa më e madhe e tyre brenda shtratit te lumit, duke përdorur rrjeta për ndarjen e tyre, duke u bërë kështu kërcënim i madh në faunën dhe florën unikale të liqenit, pasi individë të këtyre specieve mund të shpëtojnë dhe përhapen në liqen.
Po ashtu uji i ekonomive të peshkut në sistemin e burimeve të Drilonit ndot ujin me mbetje ushqimore dhe mbetje produktesh të peshkut, duke shtuar depozitimet të cilat ndryshojnë ekosistemin e burimeve dhe ligatinat përreth dhe ndot liqenin.(sasia e koncentratit qe perdoret nga ana e ekonomive eshte ne sasi prej disa qindra ton ne vit).
Duhet të theksohet fakti se ky fenomen është prezent pothuajse në të gjithë lumenjtë që derdhen në liqenin e Ohrit, duke u bere një kercenim serioz për vetë ekosistemin. Nga nje investigim i kryer në pjesen me te madhe te lumenjte qe derdhen ne liqen rezulton se :
Restaurimi i zones se burimeve te Drilonit është kritik për ruajtjen e regjimit hidrologjik të liqenit, për parandalimin e ndotjes së rëndë dhe eutrofikimit dhe për ruajtjen e bimëve të rëndësishme dhe komuniteteve të kafshëve të ekosistemeve të burimit. Kjo edhe per faktin se Burimet janë deklaruar si Monumente të Natyrës dhe ndryshimet të cilat u janë bërë atyre aktualisht, janë të paligjshme.
Ekonomitë përkatëse të peshkut janë një burim i madh i ndotjes dhe eutrofikimit dhe e vënë në rrezik me kultivimin e llojeve te huaja invazive në ekosistemin e liqenit. Sistemi i burimeve gjithashtu siguron furnizimin me ujë për Pogradecin, i cili duhet të mbrohet dhe të ruhet i pastër.
Po ashtu në zonën e Burimeve të Drilonit ka fenomene negative të tilla si :
Duhet të theksohet se të gjitha ekonomitë janë të palicensuara, (Ligji per liqenet nderkufitare”, (Nr.9103,datë 10.7.2003, shpallur me dekret nr.3917, datë 30.7.2003, nuk lejon ngritjen e ekonomive për specie aliene në pellgun ujembledhës të liqenit te Ohrit). Po ashtu edhe ndërtimet që janë bërë brenda ekonomive jane pa leje, (nuk jane te miratuara nga KKRRT perkatese).
Duhet të theksohet fakti se ky fenomen është prezent pothuajse në të gjithë lumenjtë që derdhen në liqenin e Ohrit, duke u bere një kercenim serioz për vetë ekosistemin. Nga nje investigim i kryer në pjesen me te madhe te lumenjte qe derdhen ne liqen rezulton se :
- Lumi i Cerraves ka 3 ekonomi trofte
- Driloni,8 ekonomi trofte
- Tushemishti, 9 ekonomi trofte
- Lumi i Verdoves, 2 ekonomi trofte
- Lumi i Pogradecit, 2 ekonomi trofte
- Lumi i Guri i Kuq, 4 ekonomi trofte
- Lumi i Memelisht, 3 ekonomi trofte
- Lumi i Udenisht, 4 ekonomi trofte
- Lumi i Pole Pojske, 5 ekonomi trofte
- Lumi i Buqeze Lin, 3 ekonomi trofte
Gjithsej 43 ekonomi trofte
Vlen të theksohet se një pjesë e këtyre ekonomive përdorin si ushqim peshkun e vogel të liqenit te Ohrit që zihet nga peshkatarët sidomos ne zonen Udenisht-Piskupat, (sasia kjo qe arrin ne disa qindra kilogram në ditë).

Kjo sasi peshku bluhet dhe perdoret si ushqim per te zevendesuar koncetratin. Ajo që është shqetësuese në këtë fenomen është fakti që kapja e peshkut të vogel jo vetëm që prish “zinxhirin” ushqimor në ekosistem, por ajo që është më e rëndësishmja është fakti qe zvogelon rezerven peshkore të liqenit, pasi nuk bëhet seleksionimi i sasise që zihet për ketë qellim, por në menyre joprofesionale përvec cironkës apo pllasices, përdoren si ushqim për ekonomitë e troftës edhe krapi, kleni, skobuzi, apo specie të tjera endemike, praktikë kjo me pasoja fatale për rezervën peshkore.
Restaurimi i zones se burimeve te Drilonit është kritik për ruajtjen e regjimit hidrologjik të liqenit, për parandalimin e ndotjes së rëndë dhe eutrofikimit dhe për ruajtjen e bimëve të rëndësishme dhe komuniteteve të kafshëve të ekosistemeve të burimit. Kjo edhe per faktin se Burimet janë deklaruar si Monumente të Natyrës dhe ndryshimet të cilat u janë bërë atyre aktualisht, janë të paligjshme.
Ekonomitë përkatëse të peshkut janë një burim i madh i ndotjes dhe eutrofikimit dhe e vënë në rrezik me kultivimin e llojeve te huaja invazive në ekosistemin e liqenit. Sistemi i burimeve gjithashtu siguron furnizimin me ujë për Pogradecin, i cili duhet të mbrohet dhe të ruhet i pastër.
Po ashtu në zonën e Burimeve të Drilonit ka fenomene negative të tilla si :
- Një nga burimet më të mëdha në zone është përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe përdoret si pronë private,
- Burimet dhe rrethina jane modifikuar në mënyrë të konsiderueshme, kryesisht nga argjinaturat e betonit,
- Lumenjtë e formuar nga burimet janë modifikuar në mënyrë të konsiderueshme, kryesisht nga brigjet e betonit dhe janë shndërruar në fermat e peshkut
- Ndotja me antibiotikë dhe kimikate të tjera të përdorura nga fermerët e peshku
- Një prej burime specifike te Drilonit, (ka nje sifon te thellë deri në 50 metra), eshte përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe përdoret si një fermë peshku,
- Disa burime karstike jane përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe e përdorur si një ferma peshku dhe ne disa raste edhe për blegtorinë,

Gjithë kjo situatë është alarmante dhe kërkon reflektim të menjëhershëm të autoriteteve përgjegjëse.
Këto fakte janë pjesë e një raporti investigativ mbi ndotësit potencialë të Liqenit të Ohrit, mundësuar nga projekti "Evidence based campaign on Protecting Lake Ohrid", zbatuar nga DMO ALBANIA, mbeshtetur nga Co-Plan permes nje skeme financimi per projekte nga Bashkimi Europian...