Monday, December 18, 2017

Balkan lynx, listed in the Appendix II of the Bern Convention

Balkan lynx listed in the Appendix II of the Bern Convention in the 37th annual meeting of its Standing Committee, held on 5-8 December 2017
Delegates, experts and NGO representatives in the meeting Bern Convention discussed about the outcomes of activities implemented throughout 2017, in particular on the control of invasive alien species, the eradication of illegal killing of birds, the relation between biodiversity and climate change, the conservation of amphibian and reptile species and the management of protected areas.

During the meeting, it was discuss also the Balkan lynx issue to be part in the Appendix II of the Bern Convention. After a unanimously voting, the Balkan lynx (Lynx lynx balcanicus) was listed in the Appendix II of the Bern Convention on the proposed pushed forward by Albania.The list of Balkan Lynx in Appendix II of Bern Conventions means that this subspecies has now a stricter protection and requires a high commitment by responsible institutions for the conservation of Balkan Lynx population, not only in national but also in European level. Congratulations to the Balkan lynx team and especially the Ministry of Environment in Albania who pushed forward the proposal.

* Bern Convention - aims to conserve wild flora and fauna and their habitats and to promote European co-operation in that field. To this end, it co-ordinates the action of European States in adopting common standards and policies for the sustainable use of biological diversity, thus contributing to the improvement of the quality of life of Europeans and the promotion of sustainable development. Special attention is given to endangered and vulnerable species, including endangered and vulnerable migratory species. Species requiring special attention are listed in three Appendices as follows:

Appendix I - strictly protected flora species
Appendix II - strictly protected fauna species
Appendix III - protected fauna species
Appendix IV identifies prohibited means and methods of killing, capture and other forms of exploitation.


Rrëqebulli i Ballkanit listohet në Shtojcën e II-të të Konventës së Bernës
Ky vendim u morr në takimin tre ditor te Komitetit Drejtues te Konventes se Bernes, të zhvilluar në Strasburg më 5-8 dhjetor. Ekspertë dhe delegatë, përfaqësues të OJF-ve diskutuan mbi rezultatet e aktiviteteve/iniciativave të realizuara gjatë vitit 2017, në veçanti mbi kontrollin e specieve invazive aliene, eleminimin e gjuetisë së paligjshme të shpendëve, marrdhëniet midis ndryshimeve klimaterike dhe biodiversitetit, mbrojtja dhe ruajtja e specieve të amfibeve reptileve dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura.


Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi listimin në konventë edhe e nënllojit të rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Pas diskutimit rrëqebulli i Ballkanit u votua unanimisht dhe u listua në Shtojcën e II të Konventës së Bernës, me propozimin e realizuar nga Shqipëria.
Pas njohjes së rrëqebullit si i rrezikuar në mënyrë kritikë nga IUCN, listimi në Shtojcën e II të Konventës së Bernës do të thotë që ky nënlloj ka tashmë një mbrojtje dhe ruajtje më strikte si dhe kërkon një angazhim më të madh nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen dhe ruajtjen popullatës së rrëqebullit të Ballkanit jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në atë Evropian. Falënderojmë ekipin që punon për mbrojtjen dhe ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit dhe veçanërisht Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë që shtyu përpara propozimin.
* Konventa e Bernës – “Konventa për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe mjedisit natyror të Europës (Konventa e Bernës)” është ratifikuar nga Republika e Shqipërisë (Nr.8294, DATE 2.3.1998).
Kjo konventë ka qëllim të mbrojë dhe ruaj florën dhe faunën e egër, habitatet e tyre si dhe të rrisi bashkëpunimin midis vendeve të Evropës në këtë fushë. Si rrjedhojë, koordinon aksionet e shteteve anëtare të BE-së duke përshtatur sëbashku standartet dhe politikat për përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik, duke kontribuar në përmisimin e cilësisë së jetës të banorëve të shteteve anëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë konventë, speciet me status të rrezikuar dhe vulnerabël duke përfshirë këtu edhe specie migratore me status të rrezikuar dhe vulnerabël, i jepet një rëndësi të veçantë. Speciet me rëndësi të veçantë janë të rënditura në tre Shtojca:

Shtojca I: Përmban një listë të 119 specieve të mbrojtura të florës të cilat nuk mund të këputen, mblidhen, priten ose shkulen qëllimisht dhe vendbanimet e tyre të mos preken.
Shtojca II: Përmban nje listë të 580 specieve të faunës të mbrojtura strikt, nga lundërza deri tek pilivesa, të cilat nuk mund të kapen, vriten, shfrytëzohen ose shqetësohen qëllimisht në çdo lloj mënyre, ose që habitatet e tyre të preken.
Shtojca III: Përmban një listë të specieve të faunës të cilat duhet të mbrohen, por për të cilat mund të ushtrohet gjueti e autorizuar.
Shtojca IV: Përmban mjetet dhe metodat e ndaluara për vrasjen, ose kapjen e kafshëve dhe shpendëve.

Source: ppnea
http://www.ppnea.org/

No comments:

Post a Comment