Monday, June 25, 2018

Lake Ohrid Day was celebrated in Struga


Lake Ohrid Day is celebrated every year on 12th of June.
This year the activities were held in the city of Struga. It become now a tradition that every year the Ohrid Lake Day is celebrated by rotation in each of the cities around lake Ohrid: Ohrid, Struga and Pogradec. The Mayor of Struga Ramiz Merko welcomed the Mayor of Pogradec and representatives of Ohrid Municipality.
Many activities held in Struga organized on this day from the Municipality. Music, sports, events for children, culinary fair, artisan shows, and painting exhibition were part of this festive day.

Lake Ohrid day is celebrated every year since 2002. The aim is to strengthen cooperation between the cities sharing the Lake Ohrid, in order to better protect this cultural and natural heritage and to bring closer the people from both sides of the lake.

On this day Struga opened even its Summer Season for tourists. The mayor of Struga said that everything was ready to welcome more tourists to the city.
The Mayor of Pogradec said that the three cities are working together to create joint package for tourists to include all the attractions around lake Ohrid, in order to keep tourists longer in the region. From this will benefit the community living by Lake Ohrid in both sides of the lake.

Festohet në Strugë "Dita e Liqenit të Ohrit" 

Dita e Liqenit të Ohrit sivjet u festua në Strugë. Kjo ditë festohet që prej vitit 2002 e në vazhdimësi, dhe festimet zhvillohen me rotacion në tre qytetet që lagen nga liqeni i Ohrit: Struga, Pogradeci dhe Ohri. Vitin e shkuar festimet u bënë në Pogradec, ndërsa sivjet ishte Struga vendi organizator i Ditës së Liqenit të Ohrit. Me këtë rast Struga hapi dhe sezonin veror 2018.

Kreu i Bashkisë së Strugës Ramiz Merko mirëpriti kreun e Bashkisë Pogradec Eduard kapri si dhe përfaqësues të Bashkisë së Ohrit.

Shumë aktivitete ishin organizuar në Strugë në këtë ditë. Muzika, sporti, aktivitetet për fëmijë, panairet e kulinarisë dhe të artizanatit ishin pjesë e festimeve. Po kështu dhe ekspozita me piktura dhe fotografi të Liqenit nuk mund të mungonin.

Kryebashkiaku i Strugës tha se gjithcka është bërë gati për të pritur më shumë turistë në Strugë këtë vit. Ndërkohë kryebashkiaku i Pogradecit tha se mes tre bashkive të qyteteve bregliqenore ka bashkëpunim për të ofruar paketa të përbashkëta turistike, në mënyrë që turisti të shohë gjithë atraksionet përqark Liqenit të Ohrit në dy shtetet, para se të largohet...

No comments:

Post a Comment