A duhet te ndalen aktivitetet minerare rreth Liqenit te Ohrit?

Për te mbrojtur gjendjen natyrore të liqeneve ndërkufitare në Republikën e Shqipërisë eshte dekretuar “Ligji per liqenet nderkufitare”, (Nr.9103,datë 10.7.2003, shpallur me dekret nr.3917, datë 30.7.2003 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Alfred Moisiu), fusha e veprimit te te cilit eshte edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit. Dispozitat e këtij ligji detyrojne te gjithe personat fizikë e juridikë, publikë dhe privatë, vendas ose të huaj, që shfrytëzojnë pasuritë ujore, natyrore dhe biologjike të liqenit e të pellgut ujëmbledhës ose ushtrojnë veprimtari të ndryshme në to, të mbrojnë mjedisin e ekosistemit në perputhje me te gjitha aktet ligjore e nënligjore te Republikën e Shqipërisë, si dhe konventat, protokollet, marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

Ne kundershtim me kete ligj qeveria shqiptare mbas dekretimit te ketij ligji, (6-mujori dyte i vitit 2003 dhe ne vazhdim), ka licensuar 18 subjekte, per aktivitete te ndryshme minerare ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit.

Ligji, në nenin 14 te tij, (pikat ç, e, ë), percakton veprimtaritë e ndaluara në liqenet ndërkufitare dhe pellgjet e tyre ujëmbledhëse si : ndërtimi e funksionimi pranë tyre i venddepozitimeve të mbetjeve dhe i dambave, minierave dhe degëve të industrisë përpunuese; çelja e guroreve në vende që dëmtojnë peizazhin e zonës apo marrja e rërës, e zhavorreve dhe e çdo materiali tjetër ne basen. Aktivitetet e kompanive te licensuara janë prezente edhe sot, dhe duhet të theksohet se nuk zbatohet kuadri ligjor përkatës duke u bëre një kercenim serioz për cilësinë dhe sasinë e treguesve natyrorë të ujërave te rajonit ku ushtrohet aktiviteti.

Aktualisht janë 7 kompani të cilat ushtrojnë aktivitet minerar rreth Liqenit të Ohrit, në zonën e mbrojtur. A kontrollohen ato për impaktin që sjellin në mjedis?