Interview with Eduard Shalsi about tourism in Pogradec

Mr. Shalsi, this winter you climbed the peak ‘Pllaja a Pusit’, which belongs to Mali i Thatë around the Pogradec area. What are the opportunities for tourism in Pogradec with these new attractions?


Pogradec is more known for lake tourism, especially during the summer, but it hides great oppportunities for adventurous tourism, as well as for historical and cultural tourism.
Mali i Thatë, is like a pearl which stands proudly by the lake as a dividing station between Lake Prespa and Ohrid. We only knew some famous touristic places such as Lin Mosaic, but there are other hidden gems, such as the Ice lakes of Lukova, Goliku Bridge, Guri i Kamjes, which we are trying to promote lately. I think probably this summer you will see how the youth of Pogradec will promote some very interesting itineraries around Pogradec, which are tending to enrich the touristic products and expand the touristic season in the Pogradec area. 

Mr. Shalsi, the Albanian side of Lake Ohrid will potentially become UNESCO World Heritage. What are the plans of Government to develop this area?

Firstly, I want to mention some strategic investments that the Government has started in Pogradec, such as the Ring Road and the entrance of Pogradec. The road Lin-Pogradec is fully financed and we hope that the three projects will be finalized in the end of this year. We have financially supported the Municipality of Pogradec to improve the infrastructure of the city. Also we planned to expand the promenade by the lake, but we will do this in accordance with strict criteria that UNESCO applies for this region. There are some other projects for investments in electric power transmission and school infrastructure.

Lin and Tushemisht are included in the Government Program for investment in 100 villages, with opportunities in Tourism. Can you tell us more about this plan?
The program for Lin and Tushemisht in the Lake Ohrid region is mostly focused on development of rural areas which are situated on lake shore. We plan to have 3 types of projects: interference with public infrastructure, projects for economic development of local communities and training for vocational education. The project will last 3 years, and by its end we hope to have tangible results on employment, tourism, creating an agro tourism network and seeing the impact of infrastructure projects for the respective communities. Meanwhile, the American Fund of Development has started a feasibility study for the area Drilon-Tushemisht to suggest the ways how to better develop the area in continuity of some successful investments they had in partnership with Albanian Government in some other cities (Korca, Tirana, Vlora).

The cleanliness of Lake Ohrid  has often been criticised. Are there plans from the Government to deal with this problem?
The World Heritage supplement of Management Plan for the protected landscape of Pogradec 2017-2027 describes exactly the management plan of cleaning the lake. The aim is to stop the deteriorating the situation of chemical and physical environment of the lake and its ecosystem. Among our objectives for the future 10 years we can list the following:
-Full treatment of wastewater and industrial waters;
-Cleaning and decontamination of Memelisht industrial zone and other mineral areas. We hope this year, based on a study we have, to reduce the level of pollution from the heavy metals sediments in the lake around Memelisht (chromium, nickel, cadmium, iron etc);
-Restoring and rehabilitating to its natural state, the Drilon park and the whole wetland complex surrounding it, which is a very popular place to relax and enjoy;
-Building a functional system for solid waste collection and disposal;
- Organizing an awareness campaign for engaging communities on vulnerary cleaning the lake.

Ps/ The article was published at Newsletter 7 , "Protecting Lake Ohrid"


Intervistë me Eduard Shalsi, deputet në parlamentin shqiptar

Kohët e fundit ju pamë në një ngjitje në Malin e Thatë, pikërisht në Pllajën e Pusit, duke promovuar turizmin malor rreth rajonit të Liqenit të Ohrit. Si mendoni cilat janë potencialet turistike të kësaj zone?
Pogradeci pavarësisht se njihet vetëm për turizmin liqenor, brënda vetes fsheh edhe një potencial të jashtëzakonshëm malor dhe historic dhe kulturor. Mali i Thatë është perla që rri kryeneç mbi liqen si stacioni ndarës mes Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Njohim disa pika turistike të famshme, si Mozaiku i Linit, por gjithashtu perla të tjera të fshehura janë Liqenet Akullnajore të Lukovës, Ura e Golikut Guri Kamjes, të cilat po përpiqemi t’i promovojmë. Këtë verë do shihni sesi së bashku me të rinjtë e Pogradecit ne do promovojmë disa shtigje shumë interesante të zonës së Pogradecit, me qëllim zgjerimin e gamës së shërbimeve turistike.

Cilat janë planet e Qeverisë për të zhvilluar zonën tashmë që edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit do të jetë në Unesco dhe liqeni do mbrohet si i tërë?

Fillimisht me duhet t’ju sjell në vëmendje se kemi nisur disa investime strategjike siç janë Unaza dhe hyrja e Pogradecit. Gjithashtu për rrugën  Lin – Pogradec kemi siguruar financimin e plotë dhe besojme se brenda këtij viti të tre këto investime të përfundojnë. Kemi mbështetur Bashkinë e Pogradecit për financimin e një blloku banimi për të dhënë një model zhvillimor se si e shohim ne përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.
Gjithashtu po mendojme seriozisht për një shëtitore të madhe në qytet, përgjate liqenit, dhe tashmë që kemi dorëzuar aplikimin për në UNESCO do të duhet të planifikojmë dhe dezinjojmë duke respektuar rigorozisht dhe kriteret strikte që ky institucion aplikon.  Po punojme për të tjera investime në rrjetin energjitik, infrastrukturën arsimore si dhe shkollën profesionale.

- Lini dhe Tushemishti janë përfshirë në programin e 100 fshatrave per financim. Çfarë do të financohet konkretisht? 
Programi për Linin dhe Tushemishtin, synon zbatimin e investimeve të përbashkëta strategjike për zhvillimin e integruar të hapësirave rurale dhe liqenore të tyre.  Do të kemi tre tipe ndërhyrjesh me projekte, kryesisht me ndërhyrje në infrastrukturës publike, projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të tyre si dhe trajnime për formimin profesional. Në fund të programit 3-vjeçar që zgjat projekti, do të kemi rezultate të prekshme në punësim, turizëm, ngritjen e një rrjeti të agro-turizmit, por edhe projekte të infrastrukturës që do të jenë të prekshme për komunitetet përkatëse. Për zonën Drilon – Tushemisht ka filluar edhe një studim nga Fondi Amerikan i Zhvillimit, në vijim të investimeve të suksesshme që janë bërë në partneritet me qeverinë shqiptare në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ka shumë kritika për pastërtinë e Liqenit të Ohrit. A ka ndonjë plan qeveria për të ndihmuar në këtë drejtim?
Suplementi i Trashëgimisë Botërore i Planit të Menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Pogradecit 2017 – 2027 sanksionon qartësisht plan menaxhimin e pastrimit. Qëllimi është ndalimi dhe ndryshimi i situatës së përkeqësimit të mjedisit fizik dhe kimik të liqenit dhe ekosistemeve të tij.  Ndër objektivat 10-vjeçare kemi vendosur :
Trajtimi i plotë i të gjitha ujërave të zeza dhe ujërave industriale;
Pastrimi dhe dekontaminimi i Memëlishtit dhe zonave të tjera minerare. Nga ky vit, të mos ketë asnjë rritje të nivelit të ndotjes nga metalet e rënda të sedimenteve në liqen përreth Memëlishtit (kromi, nikeli, kadmiumi, hekuri) duke përdorur një studim bazë deri më 2018.
Restaurimi në gjendje pothuajse natyrore i Drilonit dhe kompleksit të ligatinave, i cili është një vend i njohur dhe një zonë shlodhëse.
Ngritja e një sistemi funksional të grumbullimit dhe asgjesimit të mbetjeve të ngurta;
Organizimi fushatave të pastrimi vullnetar të bregut

Ps/ Artikulli u botua ne gazeten "Te mbrojme Liqenin e Ohrit"