Balkan Film Food Festival opens today in Pogradec

Balkan Film Food Festival opens today in Pogradec which will be held from 2-7 July 2018. This is the only yearly cultural Balkan festival organized in Albania.  The 8th edition of this festival gathers artists from all the Balkan countries. More than 75 movies will be showed during this week in Pogradec. Most of the movies are work of young groups from the Film Schools in Rumania, Serbia, Albania and Macedonia. Some of the films competing in this festival are: "Dita zë fill”, Genti Koçi, Albania; “Martesa”, Blerta Zeqiri, Kosovo; “Omnipresent” Ilian Djevelekov, Bulgaria etc.
The Balkan Film Food Festival is organized by the organization Art-Im-Pulse. The entrance for all the movies is free in the Cinema of Pogradec.
In the end there will be announced the winners of this festival
It become a tradition that this festival is held during the summer season in Pogradec, when the city is full of tourists.

Starton Festivali Ballkanik i filmit dhe Ushqimit në Pogradec 


Nga data 2 korrik deri më 7 korrik 2018, do të organizohet (nga shoqata Art-Im-Pulse) në kinemanë e Pogradecit edicioni i VIII i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (B3F), i vetmi aktivitet kulturor ndërballkanik në Shqipëri. Marrin pjesë me krijimet e tyre qindra artistë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Gjatë këtij edicioni do të projektohen 75 filma të gjinive: metrazh i gjatë, i shkurtër, filma eksperimentalë, filma të animuar. Gati një e katërta e filmave janë krijime të rinjsh nga shkollat e filmit në Rumani, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, etj. Filmat e gjatë në konkurim janë “Dita zë fill”, Genti Koçi, Shqipëri; “Martesa”, Blerta Zeqiri, Kosovë, “Sekrete nga e kaluara”, Rasit Gorgulu, Turqi; “Omnipresent” Ilian Djevelekov, Bullgari. Në kuadrin e vitit jubilar në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut do të projektohen filmi “Skënderbeu”, versioni i restauruar dhe “Një kafe me Skënderbeun” nga Piro dhe Eno Milkani.

See more:
https://youtu.be/KgzWWF3w6yw