The last phase of the Lake Ohrid region project

The Lake Ohrid region is known for its outstanding natural and cultural heritage and a large part of it is already recognised for its Outstanding Universal Value through the inscribed World Heritage property "Natural and Cultural Heritage of the Ohrid region" in the former Yugoslav Republic of Macedonia. In order to strengthen the integrity and protection of the existing World Heritage site, UNESCO initialised an Upstream Process for the inclusion of the remaining part to the World Heritage List. UNESCO and the Advisory Bodies joined their forces with the corresponding authorities of the former Yugoslav Republic of Macedonia and Albania in a common effort to safeguard the heritage values of the region. The realization of the pilot project was feasible thanks to the generous financial support of the European Union Delegation to Albania and the Ministry of Tourism and Environment of Albania.

The project is now reaching its close, having achieved important results that serve as a solid basis for the protection of natural and cultural heritage of this remarkable region. One of the prerequisites for the success of this project was the transboundary cooperation and exchange of knowledge among the involved countries. A number of Transboundary Platform Meetings brought together the relevant stakeholders, in order to draw the main principles and strategies for a joint management of the Lake Ohrid region. The management plan and the nomination file that were submitted to World Heritage Centre, constitute the greatest achievements of this transboundary cooperation. Another major accomplishment of the project is its capacity-building programme. Several workshops and thematic trainings were organised with the active participation of local and national representatives of both countries and the local community.

Many of these project activities' outcomes supported the preparation of the nomination dossier, submitted by the Albanian authorities in January 2018. The World Heritage Committee will examine the nomination file for the extension of the World Heritage property "Natural and Cultural Heritage of the Ohrid region" to the Albanian part of the lake at its 43rd session in 2019.


Faza e fundit e projektit të Rajonit të Liqenit të Ohrit

Rajoni i Liqenit të Ohrit është i njohur për vlerat e tij të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore dhe një pjesë e tij në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, tashmë çmohet për vlerat universale të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit. Në mënyrë që të forcohet integriteti dhe mbrojtja e kësaj pasurie botërore ekzistuese, UNESCO nisi një proces për të përfshirë dhe pjesën e mbetur të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. UNESCO dhe bordet këshilllimore, bashkuan forcat me autoritetet korresponduese në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Shqipëri në një përpjekje të përbashkët për të ruajtur vlerat e kësaj trashëgimie në rajon. Realizimi i këtij projekti pilot është bërë i mundur falë mbështetjes zemërgjerë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit të Shqipërisë. Projekti tashmë po shkon drejt fundit, duke arritur rezultate të rëndësishme që shërbejnë si bazë e fortë për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të këtij rajoni të jashtëzakonshëm. Një nga parakushtet për suksesin e këtij projekti ishte bashkëpunimi ndërkufitar dhe shkëmbimi i njohurive mes vendeve të përfshira. Një sërë takimesh të platformës ndërkufitare kanë mbledhur së bashku grupet relevante të interesit për të projektuar parimet kryesore dhe strategjitë për menaxhimin e përbashkët të rajonit të Liqenit të Ohrit. Plani i menaxhimit dhe dosja e nominimit që u dorëzuan në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, përbëjnë arritjet më të mëdha të këtij bashkëpunimi ndërkufitar. Një tjetër arritje e madhe e projektit është programi për ndërtimin e kapaciteteve. Disa seminare dhe trajnime tematike janë organizuar me pjesëmarrjen aktive të prezantuesve lokakë dhe kombëtarë të dy vendeve dhe komuniteteve lokale.

Shumë nga rezultatet e aktiviteteve të projektit kanë mbështetur Dosjen e Nominimit, të dorëzuar nga autoritetet shqiptare në Janar 2018. Komiteti i Trashëgimisë Botërore do të ekzaminojë dosjen e nominimit të zgjerimit të pasurisë botërore, natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit me pjesën shqiptare të Liqenit, në sesionin e 43-të që mbahet në 2019. Në këtë numër do të gjeni disa aktivitete përmbyllëse që u zbatuan gjatë fazës së fundit të projektit të Liqenit të Ohrit, që patën si synim menaxhimin e qendrueshëm dhe afatgjatë si dhe mbrojtjen e rajonit që do të mundësojë transmetimin e aseteve me vlerë të kësaj trashëgimie tek brezat e ardhshëm.