Pas dorëzimit të dosjes së nominimit për rregjistrimin e pjesës shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore, Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO njoftoi se bordet Këshillimore të ICOMOS dhe IUCN do të realizojnë misione vëzhgimi në Shqipëri për zgjerimin me pjesën e propozuar të Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të rajonit të Ohrit.
ICOMOS është Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Sitet, ndërsa IUCN është Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. ICOMOS dhe IUCN do të kryejnë punën e tyre në përputhje me Udhëzimet Operacionale për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972, lidhur me rregjistrimin e pasurive të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore. Të dyja trupat këshillimore do të emërojnë ekspertët e tyre për të kryer vlerësimin teknik të Dosjes së Nominimit në terren. Shteti Palë i Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit do të hartojë një program për ekipin e vëzhgimit në terren dhe do ta dërgojnë atë për të marrë miratimin nga organet këshillimore të UNESCO. Ekipi i vlerësimit do të vizitojë anën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit për të mbledhur informacione në terren, që do të përdoren në raportin e vlerësimit. Ky raport do të jetë vendimtar për rregjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Vendimi përfundimtar do të ndërmerret nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 43-të në vitin 2019.
Artikulli u botua ne gazeten e fundit nr 8 "Mbrojtja e Liqenit te Ohrit" https://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region
English
Field mission ICOMOS/IUCN will visit Albania in September
After the submission of the nomination dossier for the inscription of the Albanian side of Lake Ohrid region on the World Heritage List, the Permanent Delegation of Albania to UNESCO was notified that the Advisory Bodies ICOMOS and IUCN will realize field evaluation missions for the proposed Albanian extension of the Natural and Cultural Heritage of Ohrid Region. ICOMOS is the International Council on Monuments and Sites, while IUCN is the International Union for Conservation of Nature. ICOMOS and IUCN will conduct their work in accordance with the Operational Guidelines for the Implementation the 1972 World Heritage Convention, concerning the inscription of new properties to the World Heritage List. Both advisory bodies will appoint their experts to conduct the technical evaluation of the Nomination Dossier in the field. The State Party of Albania, via the Ministry of Culture and the Ministry of Tourism and Environment will draft a programme for the field evaluation team and will send it back to get the approval from the Advisory Bodies.
The evaluation team will visit the Albanian side of Lake Ohrid region to collect facts on the ground, which will feed the evaluation report. This report will be decisive for the potential inscription of the Albanian side of Lake Ohrid on the World Heritage List. The final decision will be taken by the World Heritage Committee at its 43rd session in 2019.
The article was published in the latest Newsletter 8 "Protecting lake Ohrid" https://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region