How Lake Ohrid ‘was saved’ during Enver Hoxha regime

The relations between dictatorial regime of Albania and former Yugoslavia have been very weird. Initially friendly, and then enemies. During WWII, the Communist Party of Yugoslavia helped Albania to create the Communist Party and to choose as first leader Mr. Enver Hoxha (1941).

 The beginning of these relations were very strong, and Yugoslavia helped the poor economy of Albania that time. But the aim of Yugoslavia was to turn Albania into its vassal or to integrate into Yugoslavia. The relations become tense and there was a moment where Enver Hoxha decided to turn the direction for closer relations with Soviet Union, splitting definitely with Yugoslavia.
That moment the leader of Yugoslavia Josif Broz Tito threatened Enver Hoxha that he will close the gates of Ohrid lake, from which flows the waters to Drin river, the only source for supplying Albania with energy. Than Enver Hoxha replied back: If you close the gates of Ohrid, I will drill the Mountain (Mali i Thate), open a tunnel and channel all the waters of Ohrid lake into Shkumbin river. So Ohrid Lake will be dried very soon.
And he really meant it. Enver Hoxha gathered all specialists and asked them to study if this was possible. The study confirmed that it was possible to do such a thing, and Enver Hoxha repeated the threat to Tito again. From that moment the Yugoslav government decided to withdrew, and never mentioned the gates of Ohrid again. Crazy times, crazy wars, crazy relations.
The fact is that the lake is there, shared by the two countries, today with very good relations. Today both countries should protect together this unique lake, part of World Heritage list.


Shqip

Historia e shpëtimit të Liqenit të Ohrit në diktaturë

Marrëdhëniet e Enver Hoxhës me udhëheqjen jugosllave kanë qenë nga më të çuditshmet. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë dërgoi përfaqësuesit e saj në Shqipëri dhe tashmë është i njohur fakti se ata ndihmuan në krijimin e PKSH-së dhe në vendosjen në krye të saj Enver Hoxhën. Këto marrëdhënie vazhduan edhe pas luftës e madje u shtrinë edhe në sektorin e ekonomisë. Por qëllimi i PKJ ishte që ta kthente ekonominë shqiptare në varësinë e saj e përfundimisht edhe Shqipërinë në një nga republikat e federatës jugosllave.
Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u shoqëruan edhe me arrestime, vrasje e pushkatime. Këto marrëdhënie nuk njohën më përmirësim pasi përfundimisht Enver Hoxha u lidhe me BRSS dhe vendosi kontakte të ngushta miqësore me Stalinin. Pas kësaj periudhe Jugosllavia u shpall armike e Shqipërisë.
Por vendet fqinjë kanë edhe lidhje territoriale mes tyre. Nëse ndarjet territoriale nuk administrohen si duhet, atëherë paraqesin probleme… Në verën e një prej viteve më të thata, Jugosllavia vendosi të mbyllë portat e liqenit të Ohrit nga i cili furnizohet lumi Drin, burimi i vetem i energjise per Shqiperine ate kohe. Por përgjigja e udhëheqjes komuniste shqiptare ishte i menjëhershëm. “Nëse Tito mbyll portat e Ohrit për Drinin atëherë unë do të shpoj një tunel në Qafëthanë dhe do ta thaj fare Ohrin”, ka kërcënuar diktatori.
Ky deklarim nuk ishte i rastësishëm. Burime nga arkivat bëjnë me dije se për këtë qëllim u thirr një grup i specialistëve më të njohur në vend të kësaj fushe të cilëve iu kërkua një studim. Ky studim u përgatit në kohë rekord dhe iu paraqit diktatorit. Sipas këtij studimi, nëse shpohej një tunel në pjesën fundore të Qafëthanës, atëherë ai mund të thante krejtësisht ujin e Ohrit. Uji do të drejtohej për në shtratin e lumit Shkumbin.
Ky kërcënim iu bë me dije qeverisë së Beogradit dhe që nga ai moment Tito as që e çoi nëpërmend që të urdhëronte mbylljen e portave të Ohrit. Kohera të frikshme, por është fakt se liqeni është aty sot e kësaj dite. Tashmë dy vendet duhet ta mbrojnë së bashku këtë pasuri të UNESCO.

original source: konica.al