![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiE370cWzGoaH4XgHqc4JEpPyIrwB-6eW79vN9CKvjamFcXa4N46eznlDTZNtPd67mMNrC78VWGTnpiozhKTno_Lw7DdTSt7gniZbCoXuFbi0Tmcc6AL9d1ECwPDe31MNnnyqyux0AFxFY/s320/20190808_134231.jpg)
Për futjen e pjesës shqiptare të liqenit në UNESCO kanë dhënë një kontribut të veçantë vetë përfaqësuesit e UNESCO, pasi nuk mund të kuptohej që një Liqen mbi 3 milionë vite i vjetër, nga më të vjetrit në botë, të mbetej përgjysmë i listuar në UNESCO. Dihet tashmë se 2/3 e Liqenit, pjesa maqedonase ka qene e listuar që në vitin 1979 si pasuri natyrore dhe në 1980 si pasuri kulturore, duke u renditur ndër të paktat pasuri mikse botërore. Një projekt 3 vjecar i mbështetur nga BE-UNESCO dhe ministritë tona të Mjedisit dhe Kulturës përgatiti dosjen e nominimit të Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare, në UNESCO, e cila tashmë u realizua me sukses.
Por a është gati Shqipëria për ta mbrojtur Liqenin e Ohrit si pasuri e UNESCO? Shumë sfida dalin dhe qeveria shqiptare bashkë me gjithë grupet e interesit, duhet t'i paraprijë këtyre sfidave para se të vijnë si detyra të përcaktuara qartë nga UNESCO
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhJyjLu7e_aHWdtoN6C_JzsH1Bqb7mYHlSUqxWBHgoPt0njRuTi4XT-5karYQRO69Mlk_b_50OAsZyvOKCNbZhzN2PfCBklWwt-RoaBSZ_c-HrzKI9fsGdkNjrYjRgPV5810bEe7f5-a64/s320/20190808_134154.jpg)
Qëllimi i projektit është të evidentojë ndotësit potenciale të ekosistemit të liqenit të Ohrit, rankimin e tyre, adresimin e problematikave tek piramida politikëbërëse në nivel qëndror dhe lokal si dhe tek të gjithë “grupet e interesit” në rajon, me qëllim jo vetëm sensibilizimin e tyre, por edhe gjetjen e zgjidhjeve efektive për mbrojtjen e burimeve natyrore në rajonin ndërkufitar rreth Liqenit të Ohrit.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgYZ5ElNSoJK6_JkTiGRvnuxqi3mlYsQBkrJDOIm9aXpaM6exNW7FvOH8U2AUyYG1fwkAMa0n25VFGoDhu20IhuYdUSutCNcN3YWlwJVL6T9fS_fsaXBJPoRa8jd9JoNub0ELKoTNzUZFc/s320/aktiviteti+minerar.png)
Aktualisht kemi mundur të evidentojmë një nga kërcënimet kryesore të ndotjes së liqenit të Ohrit, që janë aktivitetet minerare ende aktive që shfrytëzojnë zonën e mbrojtur rreth Liqenit të Ohrit. Jane 7 licenca aktive për shfrytëzime minerare rreth zones se Liqenit të Ohrit, kresisht miniera e hekur nikelit, Gurit te Kuq- Pogradec, ajo e hekur nikelit Pojske, damba në Hudenisht etj. Një informacion të detajuar mbi gjithë impaktin mjedisor të aktiviteteve minerare në zonën e Liqenit do e japim në artikullin e ardhshëm.
Ndërkohë ndotës të tjerë potencialë të Liqenit, janë derdhja e ujërave të zeza në disa fshatra ku ende nuk është zgjidhur ky problem, është ndotja e liqenit nga aktivitetet humane, hedhja e plehrave në lumenjtë që derdhen në liqen, përdorimi i ujit të liqenit për lloj lloj aktivitetesh shtëpiake në shtëpitë që lagen nga Liqeni kryesisht ne Lin e Tushemisht etj
Projekti synon të që ngrejë alarmin për gjithë këta faktorë që ndotin Liqenin dhe t'u kërkojë autoriteteve përgjegjëse t'i adresojnë dhe t'i zgjidhin këto problematika. Ky qëllim i shërben Shqipërisë si shtet palë në UNESCO për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, i shërben dhe gjithë komunitetit që jeton rreth Liqenit të Ohrit dhe gjithë shqiptarëve për ta merituar dhe mbrojtur këtë pasuri dhe për t'ia lënë brezave në trashëgim.