Veprimtaria humane ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit dhe ndikimi i tyre ne gjendjen mjedisore te liqenit te Ohrit



Liqeni i Ohrit është një liqen i thellë, oligografik me prejardhje tektonike dhe ndër 2-3 liqenet më të lashta në botë. Kjo ekzistencë e gjatë e liqenit ka lejuar zhvillimin e një ekosistemi të jashtëzakonshëm, i cili ruan një shkallë të mrekullueshme të biodiversitetit endemik. Nga ana objektive, Liqeni i Ohrit përfaqëson një dukuri natyrore të pakrahasueshme sipas kriterit (vii) të Direktivave Operative për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Duke ruajtur rreth 1,500 specie, dhe më shumë se 300 specie endemike, Liqeni i Ohrit mund të konsiderohet ndoshta si një ndër liqenet më me shumëllojshmëri në botë duke llogaritur edhe sipërfaqen e zonës.

Evoluimi i biodiversitetit jashtëzakonisht të pasur të Liqeni të Ohrit lidhet ngushtë me ekologjinë e tij të veçantë. Ashtu si në shumicën e liqeneve të tjera, ekologjia e Liqenit të Ohrit është një pasqyrim i pellgut ujëmbledhës dhe mjedisit të tij eko-klimatologjik. Prania dhe evoluimi i biodiversitetit të pasur të liqenit mbështetet nga rrjedha nënujore e ujit të freskët, të pastër e të pasur me oksigjen në liqen. Liqeni është ende mjaft oligografik, me një kthjelltësi prej 14m, por mesatarja e përqendrimit total të fosforit është rritur në 4.5 mg m-3.

Por pavarësisht kesaj, Liqeni i Ohrit po përjeton ndryshime të mëdha natyrore mjedisore rezultat i ndikimit antropogjen gjithnjë në rritje në vitet e fundit duke u kthyer në një burim shqetësimi. Ka disa të dhëna për një “krizë të frikshme të biodiversitetit” për shkak të ndikimeve të njerëzve të cilat janë grumbulluar përgjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.

Aktualisht shqetësimet kryesore të ruajtjes për Liqenin e Ohrit përfshijnë ndikime të shumta që ndodhin ne pellgun e tij ujembledhes, perdorimin pa kriter të tokës, sidomos në zonën litorale, trysnitë nga veprimtari të paqendrueshme në bujqësi dhe pylltari, trysnitë nga veprimtaritë turistike dhe popullsia në rritje pranë kufirit ndarës ujor, speciet e huaja, degradimi i habitateve natyrore, si dhe ndryshimet e klimës globale.

Projekti “Evidence based campaign “Protecting Lake Ohrid”, zbatuar nga DMO ALBANIA, mbeshtetur nga Co-Plan permes thirrjes se granteve per mjedisin, financuar nga Bashkimi Europian, ka ndërmarë këtë investigim për të evidentuar ndotesit potenciale të ekosistemit te liqenit të Ohrit, rankimin e tyre, adresimin e problematikave tek piramida politikeberese në nivel qëndror dhe local si dhe tek të gjithë “grupet e interesit” në rajon, me qëllim jo vetem sensibilizimin e tyre, por edhe gjetjen e zgjidhjeve efektive duke lehtësuar përdorimin efektiv dhe të përgjegjshëm të burimeve natyrore në rajonin ndërkufitar rreth Liqenit të Ohrit, per te siguruar dhe garantuar kështu zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Investigimi përfshiu pjesen shqiptare te pellgut ujembledhes te liqenit te Ohrit, dhe në veçanti ne keto fusha prioritare:

-  Ndotja nga burimet pikesore – rezultat i veprimtarive apo aktiviteteve qe cojne ne rritje te sasise se fosforit e te metaleve te renda qe hyjne ne liqen prej tyre duke kercenuar seriozisht kushtet oligotrofike dhe cilesine e ujit te liqenit veçanerisht ne zonat bregliqenore.
-  Ndotja nga burimet difuze – rezultat i veprimtarive e praktikave menaxhuese te tokes urbane, bujqesise dhe pyjeve ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit te cilat ndikojne ne sasine e fosforit qe hyn ne liqen nga keto burime.

“Evidence based campaign “Protecting Lake Ohrid”
Investigimi synon qe permes ketij informacioni te detajuar dhe professional ti adresoje ne rruge te drejte problematikat e ketij ekosistemi sa unikal aq dhe delikat, të rrisë vetëdijen dhe njohuritë e palëve të interesuara lokale por jo vetëm, për të kontribuar në zvogëlimin e problemeve që rrezikojnë Liqenin e Ohrit për shkak të përdorimit dhe menaxhimit jo të qëndrueshëm të burimeve natyrore.