Problematikat urgjente per t’u adresuar lidhur me ndotjen e Liqenit te Ohrit, pjese e UNESCO
Që prej datës 5 Korrik, pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit, u bë pjesë e pasurisë botërore të UNESCO, duke iu bashkuar pjesës maqedonase e cila ka qenë në UNESCO që në vitin 1979 si pasuri natyrore dhe 1980 si pasuri kulturore, pra pasuri mikse. Por tashme Liqeni i Ohrit duhet te mbrohet sipas rekomandimeve te UNESCO. A jemi ne dijeni te problematikave qe ka sot zona e mbrojtur rreth Liqenit te Ohrit?
Guri i Kuq, Pogradec |
Jane 4 problematika per Liqenin, të grupuara si vijon:
1. Ndotja nga burimet pikesore – me impakt ne kushtet oligotrofike te ujit te liqenit,
veçanerisht ne zonat bregliqenore ne Pogradec, prej fosforit e metaleve te
renda qe hyjne ne liqen nga keto burime.
2. Ndotja nga burimet difuze – nga praktika keq menaxhuese te tokes urbane, bujqesore dhe pyjore ne rajon, te cilat me pasoje rritje te sasise se fosforit qe hyn ne liqen nga keto burime (jopikesore).
3. Keqmenaxhimi i peshkimit – per menjanimin e mbipeshkimit dhe rregullimin e peshkimit ne familjen salmonidea ne liqen.
4. Mungesa e nje programi te plote menaxhimi per ruajtjen e larmise biologjike – per mbrojtjen dhe ruajtjen e larmise biologjike te faunes e te flores ne liqen.
Po fokusohemi te pika e pare, ndotja ne burimet pikesore, ku problem jane:
A: Trajtimi
i ujërave te zeza
Në dhjetor 2017 perfundoi faza e trete
e projektit per trajtimin e ujrave te zeza dhe menaxhimin e ujit te pijshem. Investimi
total arrin rreth 53 milion Euro. Sistemi i ri duhet te trajtoje ujrat e zeza
te Pogradecit 100 %, si dhe fshatrave ne fushen e Staroves, por keto perbejne
rreth 80% te ujërave te zeza te rajonit, duke zvogeluar sasine e fosforit
qe hyn ne liqen me 48.5 ton/vit, sasi e barabarte me 28% te sasise se fosforit
qe hyn ne liqen gjate nje viti.
Problem mbeten dy Njesite
Administrative Çerrava dhe Udenishti,
pjese te Bashkise Pogradec, pasi nuk ka sistem kanalizimesh, pjeserisht
shtepite kane gropa septike, ndersa pjesa tjeter i derdhin ujerat e zeza ne
lumenjte qe kalojne ne keto fshatra dhe derdhen ne liqen.
Ndertimi i
ligatinave e te rrjetit sekondar per çdo fshat, ne perputhje me sasine e
ujerave te zeza, hartimi i strategjive per trajtimin e ujërave te zeza,
percaktimi i kostove, percaktimi i variantit me te mire, mbeshtetur ne koston
efektive si dhe hartimi i nje plani real e te detajuar financimi per zbatimin e
tij duhet te jete nje prej prioriteteve kryesore ne te ardhmen
Institucioni
pergjegjes: Qeveria Qendrore dhe Bashkia Pogradec
B: Perdorimi i detergjenteve me fosfor
Ne Shqiperi perdoren detergjente me permbajtje te larte fosfori. Dihet qe detergjentet jane burimet me te medha te fosforit qe hyn ne liqen. Ato kontribojne sa dyfishi i ujërave te zeza qe derdhen ne liqen. Eliminimi i perdorimit te tyre dhe futja ne perdorim e detergjenteve pa fosfor do te kishte impakt ne ujit ne liqen, duke ndryshuar kahun e eutrofizimit te liqenit te Ohrit. Pergatitja, miratimi dhe zbatimi i ligjeve te reja qe pengojne prodhimin ne vend dhe importin e detergjenteve me permbajtje te larte fosfori do te ishte rruga e vetme qe do te çonte ne eliminimin e perdorimit te tyre jo vetem ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit, por edhe ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
Institucioni pergjegjes: Qeveria Qendrore, Bashkia Pogradec
C: Mbetjet e ngurta urbane
Nga përllogaritjet e përafërta të bëra nga ekspertet e fushes, (grupi studimor qe realizoi ne vitin 2017 Planin Lokal per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve Urbane) rezulton se në këtë zonë mund të formohen jo më tepër se 200 ton mbetje urbane në ditë ose rreth 6 000 ton në muaj, që grumbullohen pa ndonjë trajtim të tyre, të cilat përsëri edhe pse janë të përqendruara, sjellin impakt në ndotjen e mjedisit, (ajrit, ujërave dhe tokave), sidomos nga mungesa e seleksionimit sipas tipeve të mbetjeve urbane dhe industriale, nga djegja e tyre në natyrë etj. Vete venddepozitimi, është jashtë kritereve dhe kushtet teknike të përcaktuara, si nga pikëpamja gjeologo-inxhinierike etj. Rrjedhja e ujërave nga venddepozita krijon ndotje për ujërat sipërfaqësore dhe për tokat bujqësore.
Rritja e ndërtimeve krijoi mbetje inerte të shumta, të cilat në të shumtën e rasteve i hedhin ku të mundin, në shpatet e përrenjve, afër atyre urbane, (shpesh të përziera me to), ku edhe sot këto mbetje inerte gjenden (ndoshta edhe të reja). Aktualisht jane mbi 30 landfille ilegale ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit, te cilat perbejne nje prej burimeve potenciale per ekosistemin.
Panvaresisht se VKM ka te percaktuar menaxhimin e integruar rajonal te mbetjeve, ka perfunduar edhe Landfilli ne Maliq, perseri nuk ka filluar dergimi i mbetjeve te ngurta urbane te Bashkise Pogradec per arsye te mosngitjes se stacionit ndermjetes ne NJA Cerrave, apo edhe faktit qe nuk egziston infrastruktura per ndarjen ne burim te mbetjeve ne burim.
Futja e konceptit te pakesimit,
riqarkullimit, ndarjes e te riperdorimit te mbetjeve te ngurta, si dhe
zhvillimi i nje fushate ndergjegjesimi dhe informimi te publikut lidhur me
zbatimin e konceptit te menaxhimit te mbetjeve, krijimi infrastructures baze
per ndarjen ne burim, grumbullimi dhe riqarkullimi i materialeve te
degradueshme, si dhe rehabilitimi mjedisor i vendit ekzistues te depozitave te
mbetjeve te ngurta, (jo vetem ato te deklaruara por edhe depzotimet ilegale).
Institucioni pergjegjes: Qeveria Qendrore dhe Bashkia Pogradec
D: Depozitimet e mineraleve te Fe-Ni
Pa dyshim nje nga ndotesit potenciale dhe kercenuesit
kryesore te ketij ekosistemi jane aktivitetet minerare, qe ne rajonin e basenit
te liqenit te Ohrit jane mjaft aktive.
Për te mbrojtur gjendjen natyrore të liqeneve ndërkufitare në Republikën e
Shqipërisë eshte dekretuar “Ligji per liqenet nderkufitare”, (Nr.9103,datë
10.7.2003, shpallur me dekret nr.3917, datë 30.7.2003 nga Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, z.Alfred Moisiu), fusha e veprimit te te cilit eshte
edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit. Dispozitat e këtij ligji detyrojne te
gjithe personat fizikë e juridikë, publikë dhe privatë, vendas ose të huaj, që
shfrytëzojnë pasuritë ujore, natyrore dhe biologjike të liqenit e të pellgut
ujëmbledhës ose ushtrojnë veprimtari të ndryshme në to, të mbrojnë mjedisin e
ekosistemit në perputhje me te gjitha aktet ligjore e nënligjore te Republikën
e Shqipërisë, si dhe konventat, protokollet, marrëveshjet ndërkombëtare në të
cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Ne kundershtim me kete ligj qeveria shqiptare mbas
dekretimit te ketij ligji, (6-mujori dyte i vitit 2003 dhe ne vazhdim), ka licensuar
18 subjekte, (shih Tab. Aktiviteti minerar ne pellgun Ujembledhes te liqenit
te Ohrit, Source: National Agency of Natural Resources, Albania, 2013). per
aktivitete te ndryshme minerare ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit. Nje
pjese e tyre jane ende aktive. Kjo
kerkon qe sa me shpejt duhet te identifikohen, vleresohen dhe te hartohet nje
plan I detajuar per largimin e stoqeve te mineraleve, dhe fillimin e zbatimit
te nje sere masash reabilituese per vendet e aktiviteteve minerare ne pellgun
ujembledhes te liqenit te Ohrit. Studimet e ndikimit te minierave ne liqen
tregojne se ndikimi ne liqen i rrjedhjeve nga galerite e minierave te
mbyllura/konservuara ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit ka impact direk
ne floren faunen dhe vete ekosistemin.
Institucioni
pergjegjes: Ministria e Energjitikes
Menaxhimi i peshkimit
Peshkimi në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit organizohet dhe monitorohet në mënyrë shumë të pakët, dhe pothuajse në mënyrë të paqendrueshme. Numri i peshkatarëve të palicensuar pothuajse është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit dhe inspektorët e peshkimit janë të pajisur me mjete të pakta dhe janë të pakët në numër për të menaxhuar peshkimin.
Rregulloret të cilat ndikojnë përmasat e rrjetave, zonat dhe sezonet e peshkimit nuk mbikqyren mirë. Personat e informuar vlerësojnë se përpjekja për peshkim pothuajse është dyfishuar në drejtim të peshkimit të ligjshëm dhe për rrjedhojë kapja e peshkut ka pësuar rënie.
Ndikimi i peshkimit të tepërt deri në një farë mase balancohet nga lëshimi vjetor i peshqve të vegjël nga rezervati i shumimit pranë Linit, por ndikimi i lëshimit i popullatave të peshqve nuk monitorohet dhe pranohet gjerësisht se popullatat e Troftës së Ohrit po pësojnë rënie. Këto lëshime mund të ndikojnë gjithashtu në përbërjen gjenetike të faunës vendase të peshkut të liqenit.
Problemet qe kane ndikuar ne zvogelimin
dhe kercenimin ndaj specieve si korani, krapi, skobuzi, plashica etj. jane
mbipeshkimi, shkaterrimi i zonave te shtimit dhe kontaminimi toksik.
Hartimi i nje plani te plote i rehabilitimit te specieve te peshkut ne liqen
kerkon te dhena shtese, te cilat do te mundesonin llogaritjen e rezerves
peshkore ne liqen, te bazuar ne nje sistem te perbashket analizimi e
monitorimi (ne Shqiperi e Maqedoni).
Ekonomite e peshkut- te palicensuara
Ekonomite e peshkut në zonën e burimeve të Drilonit dhe fashatin Tushemisht jane rreth 17, pjesa me e madhe e tyre mbrenda shtratit te lumit, duke perdorur rrjeta per ndarjen e tyre, duke u bere keshtu kercenim i madh në faunën dhe florën unikale të liqenit, pasi individe te ketyre specieve mund te shpëtojnë dhe përhapen në liqen.
Po ashtu uji i ekonomive të
peshkut në sistemin e burimeve të Drilonit ndot ujin me mbetje ushqimore dhe
mbetje produktesh të peshkut, duke shtuar depozitimet të cilat ndryshojnë
ekosistemin e burimeve dhe ligatinat përreth dhe ndot liqenin.(sasia e
koncentratit qe perdoret nga ana e ekonomive eshte ne sasi prej disa qindra ton
ne vit).
Duhet të theksohet se të gjitha
ekonomite janë të palicensuara, (Ligji per liqenet nderkufitare”, (Nr.9103,datë
10.7.2003, shpallur me dekret nr.3917, datë 30.7.2003, nuk lejon ngritjen e
ekonomive për specie aliene në pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit), po
ashtu edhe ndërtimet që janë bërë brenda ekonomive jane pa leje, (nuk jane te
miratuara nga KKRRT perkatese).
Duhet të theksohet fakti se
ky fenomen eshte present pothuajse në të gjithë lumenjtë që derdhen në liqenin
e Ohrit, duke u bere një kercenim serioz për vetë ekosistemin. Nga nje
investigim i kryer në pjesen me te madhe te lumenjte qe derdhen ne liqen
resulton se :
* Lumi i Cerraves 3 ekonomi
trofte
* Driloni 8 ekonomi trofte
* Tushemishti 9 ekonomi
trofte
* Lumi i Verdoves 2 ekonomi
trofte
* Lumi i Pogradecit 2
ekonomi trofte
* Lumi i Guri i Kuq 4
ekonomi trofte
* Lumi i Memelisht 3
ekonomi trofte
* Lumi i Udenisht 4 ekonomi
trofte
* Lumi i Pole Pojske 5
ekonomi trofte
* Lumi i Buqeze Lin 3
ekonomi trofte
Gjithsej 43 ekonomi trofte
Vlen të theksohet se një pjesë e këtyre ekonomive përdorin si ushqim peshkun e vogel të liqenit te Ohrit që zihet nga peshkatarët sidomos ne zonen Udenisht Piskupat, (sasia kjo qe arrin ne disa qindra kilogram në ditë). Kjo sasi peshku bluhet dhe perdoret si ushqim per te zevendesuar koncetratin. Ajo që eshte shqetësuese në këtë fenomen është fakti që kapja e peshkut të vogel jo vetëm që prish “zinxhirin” ushqimor në ekosistem, por ajo që eshte me e rendesishmja eshte fakti qe zvogelon rezerven peshkore te liqenit, pasi nuk bëhet seleksionimi i sasise qe zihet për ketë qellim, por në menyre joprofesionale përvec cironkës apo pllasices përdoren si ushqim për ekonomitë e troftës edhe krapi, kleni, skobuzi, apo specie të tjera endemike, praktikë kjo me pasoja fatale për rezervën peshkore. Pergjegjes: Ministria e Bujqesise, Bashkia Pogradec.
Tre raporte pergatitur ne 2019, Projekt i zbatuar nga DMO Albania mbeshtetur nga Co Plan, financuar nga Bashkimi Europian
Aktiviteti Minerar ne Liqenin e Ohrit, pjesa shqiptare
Rreziku potencial i zones kulturore ne UNESCO
Eng
Investigative report: Polluters of Lake Ohrid, Albanian side
Lake Ohrid, on the Albanian side, was inscribed in UNESCO in 5 July 2019, joining the other part of Lake Ohrid situated in North Macedonia, which has been part of UNESCO as a mixed property since 1979-1980
But the management of the area has many problems, which put in danger our Lake Ohrid
DMO Albania (www.dmoalbania.al) started an investigative project and report to find the polluters of Lake Ohrid, considered one of the oldest (3 mln years) and deepest lakes in Europe.
A environmental expert was contracted to work with the team of DMO Abania to investigate these polluters, but also to identify the organisations, or institutions who has to monitor these problems and solve them. Also the report at the end produced recommendations' how to address these issues, in order to improve the situation.
Here are the report produced
The Mine Activity in the protected area of Lake Ohrid
Potential danger in the cultural heritage site of UNESCO
All these documents were presented to the Ministries of Environment and Tourism, Ministry of Agriculture (Fishing problems) and Ministry of Energetics (Mine activity)
Interviews in the media were given by experts and staff of DMO
A National Round table with the presence of Central and Local Government and also stakeholders around Lake Ohrid was held to present all the findings and to discuss the ways to solve these problems