Pafta ilire e brezit e gjetur në Selcë, Pogradec- thesari në Muzeun Historik

Pafta e brezit e ushtarit ilir është një prej thesareve antike ilire që ruhet në muzeun Historik në Tiranë. Ky objekt është zbuluar në Selcën e Poshtme në Pogradec, pikërisht brenda varreve mbretërore. Ajo i përket një gruaje të varrosur me gjithë bizhuteritë e saj të arta, dhe enë të shumta. Një varr mural me portë guri me një mjedis të bollshëm dhe për vizitorët. Të mendosh që këto varre i përkasin shekullit të tretë para Krishtit ku njerëzit varroseshin me të tilla ndere dhe me një pasuri kaq të madhe brenda tyre, tregon se ilirët kanë jetuar në një qytetërim shumë të zhvilluar. Jo më kot janë quajtur varre mbretësore për shkak të luksit të tyre për atë kohë. Një prej varreve ka dhe një amfiteatër të vogël me shkallë përpara ku mund të uleshin ata që vajtonin princërit apo princeshat në këto varre. 

Pafta e brezit- perla e Muzeut Historik

Për të bërë më të lehtë qasjen me vizitorët Muzeu Historik Kombëtar (MHK) në hyrje të Pavijonit të Lashtësisë ka vendosur një riprodhim të paftës së brezit të gjetur në Selcë, pikërisht sa hyni për në Muze pasi keni prerë biletën. Ajo është prej bakri dhe është e zmadhuar 17 herë, ndërsa origjinali ndodhet në kutinë prej xhami mes gjithë artefakteve të gjetura në Varret e Selcës në pavionin e antikitetit. 

Sipas drejtuesve të Muzeut të Tiranës, Pafta është zbuluar në Selcën e Poshtme në Pogradec dhe është tipike ilire. Origjinali prej argjendi, ka trajtë katërkëndëshe me përmasa 20 cm x 5 cm dhe është e zbukuruar me skenë luftimi dhe e realizuar me rrahje nga prapa, dhe me harkim të lehtë për t’iu përshtatur vendit në brez. 



“Kompozimi dy kalorës dhe një këmbësor në mes tyre është sipas parimit të kundërvënies, një parim bazë i artit arkaik. Brenda kuadrit të tipareve arkaike qëndron edhe mbushja e gjithë hapësirës midis figurave kryesore me figura më të vogla dhe me motive zbukurimore, duke mënjanuar hapësirën e lirë. Skena reale e triumfit të luftëtarit ilir mbi armikun është gërshetuar me elementet mitologjike, siç janë dragoi, grifoni, peshku a zogu. Skena është një interpretim i legjendës së Kadmit, i cili pasi i ndihmoi enkeleasit të fitonin mbi armiqtë e tyre, u shndërrua në një dragua”, shkruhet në një postimi te MHK në Facebok 



The belt found in Pogradec- the pearl of the Historical Museum in Tirana

The belt of the Illyrian soldier is one of the ancient Illyrian treasures kept in the Historical Museum in Tirana. This object was discovered in Lower Selca in Pogradec, right inside the royal tombs.

It belongs to a woman buried with all her gold jewelry, and many vessels. A mural tomb with a stone gate with space and for visitors.

To think that these graves belong to the third century BC where people were buried with such honors and with such great wealth inside them, shows that the Illyrians lived in a very developed civilization. That is why they are called royal tombs because of their luxury for that time. One of the tombs also has a small amphitheater with stairs in front where those who mourned the princes or princesses in these tombs could sit.

The belt - the pearl of the Historical Museum

To make it easier for visitors, the National Historical Museum (MHK) at the entrance of the Antiquities Pavilion has placed a reproduction of the belt found in Selce, just as you enter the Museum. It is made of copper and is enlarged 17 times, while the original is located in the glass case among all the artifacts found in the Tombs of Selce in the pavilion of antiquity.

According to the managers of the Museum of Tirana, the BELT was discovered in Lower Selca in Pogradec and is typical of Illyria. The original of silver, has a quadrilateral shape with dimensions of 20 cm x 5 cm and is decorated with a battle scene and executed with beating from the back, and with a slight bow to fit the place on the belt.

"The composition of two horsemen and a footman between them is according to the principle of opposition, a basic principle of archaic art. Within the framework of archaic features lies the filling of all the space between the main figures with smaller figures and decorative motifs, avoiding the free space. The real scene of the Illyrian warrior's triumph over the enemy is interwoven with mythological elements, such as the dragon, the griffon, the fish or the bird. The scene is an interpretation of the legend of Cadmus, who, after helping the Angels to win over their enemies, turned into a dragon," reads a MHK post on Facebook.