Skip to main content

Trajnimi i gazetareve te mjedisit: Ndotesit e Liqenit te Ohrit

DMO ALBANIA po zbaton një projekt të ri në Liqenin e Ohrit për të trajnuar gazetaret investigative si te kuptojne, identifikojne dhe raportojne problemet e Liqenit te Ohrit, UNESCO site.

Ky projekt zbatohet nga DMO ALbania dhe financohet nga Journalismfund.eu, nje organizatë e pavarur jo fitimprurese me seli në Bruksel që ka qëllim të lehtësojë gazetarinë investigative ndërkufitare dhe gazetarinë e pavarur për të promovuar demokracinë në Europë. 

Rreth Projektit 

Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare e tij (1/3) u pranua në UNESCO në 5 korrik 2019, duke iu bashkuar pjesës tjetër të Liqenit të Ohrit (2/3) në Maqedoninë e Veriut e cila është pjesë e UNESCO që në 1979 për vlerat natyrore dhe në 1980 për vlerat kulturore, duke u bërë kështu një nga pasuritë e pakta mikse në UNESCO.

Por në të njëjtin vit që pjesa shqiptare u bashkua në UNESCO, në sesionin e 44 të Komitetit të Pasurisë Botërore, Liqeni i Ohrit u kërcënua për t’u futur në Listen e Rrezikut (danger list) për shkak të problematikave të shumta, dhe UNESCO miratoi 19 rekomandime për palet që kanë në menaxhim Liqenin e Ohrit. Kërcënimet e Liqenit të Ohrit kanë të bëjnë me ndërtimet e paligjshme, me peshkimin e paligjshëm, me rrjedhjet minerare, ndotjen e lumenjve që furnizojnë liqenin etj. 

DMO Albania dhe stafi i saj kanë qenë pjesë e punës për përgatitjen e dosjes së Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare për ta nominuar në UNESCO, (2016-2018). Ndërsa në vitin 2019 DMO Albania në bashkëpunim me ekspertë të mjedisit, prodhoi tre raporte investigative lidhur me ndotësit potenciale të Liqenit të Ohrit. Të tre këto raporte iu dorëzuan aktorëve që kanë në dorë adresimin e problematikave të ngritura, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë se Ekonomise (për licensat minerare), Ministrisë së Bujqësisë për peshkimin e paligjshem, por deri atëherë shumë pak përmirësime janë bërë.

Përmes këtij projekti të ri, synojmë të ftojmë gazetarët më të mirë të mjedisit në Shqipëri në një workshop të thelluar mbi vlerat e Liqenit të Ohrit dhe ndotësit potenciale të tij, shoqëruar dhe me nje vizitë në zonat kryesore të ndotura, për të parë nga afër situatën. Workshopi zhvillohet nga 10-11 dhjetor ne Pogradec.

Qëllimi i këtij workshop është që gazetarët që do shohin këto problematika të ngrenë zërin te autoritetet përmes kronikave televizive apo shkrimeve, në mënyrë që ata që kanë në dorë menaxhimin e Liqenit ti adresojnë problemet sa më shpejt në mënyrë që Liqeni i Ohrit të mos rrezikohet të hyjë në zonën e rrezikut, por ta mbrojmë këtë pasuri natyrore 3 milionë vjecare, dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë


Eng

About the project

Lake Ohrid, Albanian side inscribed in UNESCO in July 2019, joining the other part of Lake Ohrid in North Macedonia, a mix heritage (1979-1980). In the same year, UNESCO threatened to list this property as heritage in danger, presenting 19 recommendations to be addressed. In 44th session last year this warning was repeated. Albanian side has many problems especially with illegal fishing and waste management, mine leaking, which are polluting the lake. DMO Albania produced an investigative report on polluters of Lake Ohrid Albanian side, and presented to all stakeholders (in 2019), but since then nothing has been done and problems remained. This project is aiming environment journalists to introduce them the importance of Lake Ohrid as UNESCO site, actual problems, reports, recommendations made by UNESCO so they can have a broader view to write and report about Lake Ohrid. A workshop with environment journalists will take place in Pogradec in December. About 30 journalists will be part of workshop, from national and local media.

The workshop will last 2 days, and include theory and a study tour in some hotspots.
After this workshop we expect journalist to write articles and report related to the issues raised during this workshop

This project is implemented by DMO ALBANIA and financed by Journalismfund.eu a Brussels- based independent non-profit organization with the purpose of facilitating investigative, cross-border and independent journalism in order to promote democracy on the on the Europe by connecting donors and journalists without endangering the journalist's independence. (www.journalismfund.eu) 

Comments

We are in Facebook

Popular posts from this blog

Legjenda e Prespës dhe Ohrit/The legend of Prespa and Ohrid

Ballkanasit i duan legjendat dhe përrallat. Ka disa legjenda rreth Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Ohrit, dhe ia vlen të tregohen disa prej tyre për t'ua përcjellë brezave të rinj, thjesht për t'i kujtuar rëndësinë e këtyre liqeneve të çmuar, njëri prej të cilave u krijua miliona vjet më parë... Ilustrim, @Anastas Konstandini Taso Legjenda për Prespën ka të bëjë me një histori dashurie. Një herë e një kohë Prespa ka qenë një qytet shumë i madh. Duke ecur një ditë nëpër pyll, djali i mbretit takon një zanë me emrin Nereida, bukuria e së cilës e mahniti shumë. Menjëherë princi ra në dashuri dhe i kërkon dorën për t`u martuar me të duke i ofruar të gjitha pasuritë e tij dhe të bëhej mbretëresha e ardhshme e mbretërisë. Por Nereida refuzon, duke i thënë djalit të mbretit se, nëse ata martoheshin, do të ndodhte një fatkeqësi shumë e madhe dhe do të kishte pasoja të rënda për vendin e tij. I verbuar nga dashuria e zanës, princi e rrëmben dhe e mbajti atë mbyllur deri

Zbulohet vendbanim palafit 7500 vjeçar në Lin, Pogradec

Instituti i Arkeologjisë shqiptare në bashkëpunim me universitetin e Bernës në Zvicrës po zbatojnë fazën e tretë të gërmimeve në Lin. Zbulimet deri më tani janë premtuese për arkeologët të cilët synojnë të ridërtojnë mënyrën se si kanë jetuar banorët e zonës 7500 vjet më parë. Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit “Palafit” i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Projekti “Lin3” po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër. Sipas Ardian Anastasit, drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe nw bregun e liqenit. Mjaft të kënaqur janë edhe zviceranët. Martin Hinz shprehet se pritshmëritë nga gërmimet akerologjike janë edhe më të mëdha. “Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojm

The Koran of Pogradec- the favorite food of Queen Elizabeth

The Koran fish has a wonderful taste, but there is a story after it. It is the King of Lake Ohrid, Albanian side and is unique not only in Albania but in the world too. There are some articles saying that it is the favorite food of Queen Elizabeth. The story says that when the queen Elizabeth of United Kingdom came to visit Lake Ohrid, she said: “The Queen of England meets the Queen of the Lake” (source:www.albania.al). She tasted the fish and liked it a lot. The story says that since that day, the Royal Palace still order Koran from Pogradec, and is always part of Queen Elizabeth's menu. That is because Koran is not only very delicious but has healthy for the organism.   The women of Pogradec have a very special way to cook Koran, which is unique too. They cook it  with onions, vegetables, nuts etc. Koran is considered the most antique fish of Lake Ohrid and should be protected. The illegal fishing is reducing the quantity of Koran in the lake. So strong measures should be ta