Shoqëria civile kërkon shtyrje të përkohshme të miratimit të Planit Strategjik të Rimëkëmbjes për Trashëgiminë Botërore, Rajoni i Liqenit të Ohrit

Subjekti: Kërkesë për shtyrje të përkohshme të miratimit të Planit Strategjik të Rimëkëmbjes për Trashëgiminë Botërore, Rajoni i Liqenit të Ohrit

Dt 23/12/2022 

Drejtuar:

Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

 Derguar gjithashtu:

Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Komisionit Kombëtar të UNESCO-s i Republikës së Shqipërisë

Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë

Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë



Të nderuara autoritete të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë!

Ne, OJF nënshkruese të kësaj letre, nga të dyja anët e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, ju drejtohemi këtu lidhur me Planin e përbashkët Strategjik të Rimëkëmbjes së kësaj parusie.

Duke pasur parasysh faktin se ekspertët e UNESCO-s e vlerësuan gjendjen e Vlerave Universale të Rajonit të Ohrit si “një pasuri që plotëson kriteret për t'u regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik” dy herë (në 2019 dhe 2021), qëndrimi ynë I vendosur është se ky plan, i cili rrjedh nga Vendimi i Komitetit të WH 2021 44 COM 7B.77, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e thesarit tonë të përbashkët me rëndësi globale. Në këtë mënyrë, qëndrimi ynë është se si cilësia e dokumentit ashtu edhe procesi i krijimit dhe miratimit të tij, duhet te plotësojë standardet më të larta ndërkombëtare dhe të jenë në përputhje me të gjitha të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare respective për mjedisin.

Për më tepër, ju informojmë se në Dhjetor 2021 Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka hapur një çështje nr 2017/2[1] për kërcënimet ndaj vendeve kandidate Emerald, Liqenit i Ohrit dhe Galiçica (N. Maqedonia), si dhe mandatoi një Vlerësim urgjent në vend (OSA- On spot Appraisal). Vendimi u bazua në ankesën e dorëzuar nga Shoqata mjedisore qytetare “Fronti 21/42” nga Shkupi, por ka marrë në konsideratë edhe konsultimet me Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe Konventën Ramsar[2]. Këtë vit, në  seancën e 42-të, Komisioni i Përhershëm shqyrtoi këtë dosje dhe miratoi Vendim[3] ku thuhet se: “…Në veçanti, ndërsa pritet Vlerësimi ne terren (On Spot Appraisal OSA) dhe rekomandimet e reja zyrtare, Komiteti i Përhershëm kërkkon shtyrje të përkohshme të miratimit të dokumenteve kyçe deri sa të mbarojë ky vlerësim OSA (që mund të përfshijë dhe ekspertë të Konventës Ramsar dhe Trashëgimisë botërore të UNESCO-s);…”.

Plani Strategjik i Rimëkëmbjes së Trashëgimisë Botërore është padyshim një nga dokumentet kyçe të rëndësishme për Liqenin e Ohrit dhe Galiçican.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për detyrimin që ju keni, për t'ia dërguar këtë plan të përbashkët organeve këshillimore dhe Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në muajin shkurt 2023, por gjithashtu merrni parasysh sa vijon:

·         Maqedonia e Veriut është gjithashtu e detyruar të zbatojë Vendimin e Konventës së Bernës që nënkupton shtyrjen e miratimit të këtij dokumenti deri sa te perfundoje Vleresimi ne Terren (planifikuar për në prill 2023);

·         OSA (vleresimi ne Terren) mund të përfshijë përfaqësues nga UNESCO (dhe Konventa Ramsar) si vëzhgues;

·         Termat e punës për ekspertet e OSA përfshijnë mbledhjen e informacionit mbi Planin Strategjik të Rimëkëmbjes (dhe rrjedhimisht do I përfshijnë konkluzionet në rekomandimet dhe ne planin e monitorimit për zbatimin e rekomandimeve).

 

Krahas kësaj duam të theksojmë mungesën e pjesëmarrjes publike për pjesën shqiptare të projekt-planit. Konkretisht i referohemi përgjigjes së dërguar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (në varësi të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë) për Qendrën Shqiptare për Qeverisjen Mjedisore (ACEG) në dhjetor 2022 ku thuhet:

Drafti i Planit Strategjik të Rimëkëmbjes është një draft dokument në proces finalizimi dhe marrëveshjeje ndërmjet institucioneve përgjegjëse të shteteve dypalëshe të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në bazë të vendimit 44 COM 7B.77 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, drafti përfundimtar i rënë dakord ndërmjet partitë do të dorëzohet në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, UNESCO brenda shkurtit 2023. Siç u përmend më lart, ky dokument mund të bëhet publik vetëm pas marrëveshjes ndërmjet palëve dhe pasi ti jetë përcjellë Qendrës së Trashëgimisë Botërore”.

Qëndrimi ynë është se një praktikë e tillë nuk është në përputhje me paragrafin 6 të Vendimit të Komitetit të WH 43 COM 8B.9, dhe as me Rekomandimin 8a (nga 2020 RMM); Kjo përgjigje nënkupton shkelje të nenit 7 të Konventës së Aarhusit, si dhe shkelje të legjislacionit kombëtar përkatës si Ligji 119/2014 për të Drejtën për të Informacion.

Duam të theksojmë edhe qëndrimin tone si shoqëri civile maqedonase, të organizatave të cilat morën pjesë në konsultimet publike për pjesën maqedonase të planit , se ‘versioni-draft” që na u paraqit është me cilësi të ulët të papranueshme.

Ekziston një mungesë shqetësuese e ekspertëve të trashëgimisë natyrore në ekipin e pergatitjes se planit (si ekologë të ujërave të ëmbla me ekspertizë në hidrobiologji, limnologji, etj.), dhe, duke pasur parasysh dhe kornizën kohore, nuk ka asnjë potencial për t'u zhvilluar si një dokument solid pavarësisht se jane përfshirë dhe komentet e publikut.

Duke marrë parasysh faktin se Plani i përbashkët Strategjik i Rimëkëmbjes ka një rol vendimtar për ruajtjen e trashëgiminë e përbashkët, dhe duke marrë parasysh pikat e shtjelluara, kërkojmë nga Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë  që:

1.       të shtyjë përkohësisht miratimin e Planit Strategjik të Rimëkëmbjes për Rajonin e Ohrit deri sa të kryhet Vlerësimi në vend (OSA), i cili mund të përfshijë edhe përfaqësues të UNESCO-s.

2.       informoni Qendrën e Treashëgimisë Botërore dhe organet e saj këshillimore se shtetet palë nuk mund ta dërgojnë brenda afatit (shkurt 2023) këtë plan, për shkak të Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës (Vendimi 2022), dhe në dritën e përkushtimit të të dy vendeve për ruajtjen e trashëgimisë, e cila do të përfitonte nga rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë që do ta shqyrtojnë këtë plan, si pjesë e misionit të parashikuar;

3.       të organizoni konsultime publike ndërkufitare për projekt-planin e përbashkët, përpara dorëzimit të tij në organet këshillëdhënëse dhe Qendren e Trashëgimisë Botërore (në këtë mënyrë i kujtojmë Qeverisë së Maqedonisë ‘Rekomandimin e Komisionit të Përhershëm Nr. 211, paragrafi 13, të vitit 2021).

Gjithashtu kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të sigurojë pjesëmarrjen e hershme të publikut (për sa kohë  të gjitha opsionet janë të hapura) për pjesën shqiptare të planit, bazuar te Konventa e Aarhusit dhe rekomandimet e UNESCO-s të sipërpërmendura

Ju lutemi na informoni sa më shpejt për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me këtë letër

 

Me respekt

1. Environmental Citizens’ Association Front 21/42, Skopje, North Macedonia

2. Citizens’ Initiative Ohrid SOS, North Macedonia

3. Albanian Center for Environmental Governance ACEG, Tirana, Albania

4. EcoAlbania, Albania

5. Udhetim i Lire, Albania

6. Korca Alpin, Albania

7. Une, Gruaja (Me, Women), Albania

8. AOS Albania, Albania

Contact persons for this communication:

North Macedonia: Anja Jovanova,  Lawyer, Front 21/42, N. Macedonia

E-mail: anja.jovanova@front.org.mk

 Albania:  Margarita Buxhaku, ACEG Center, Albania E-mail: mbuxhaku@aceg.al