Skip to main content

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

 Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare dhe kontratat aktuale koncesionare vazhdojnë të ndosin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore, përkundër rekomandimeve të UNESCO-s.

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019.

Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.



UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Dy vjet pas këtij rekomandimi, autoritetet shqiptare vazhdojnë të bëjnë një sy qorr.

Gani Bego, specialist i administratës së zonave të mbrojtura në Pogradec e konsideroi çështjen e mbetjeve minerare një problem të mbartur ndër vite, ndërsa theksoi se katër kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.

“Ky aktivitet fatmirësisht vitet e fundit ka pësuar rënie, por ka ende disa subjekte që vazhdojnë aktivitetin. Janë subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe ka reshjet e shiut, metalet e rënda të këtij aktiviteti përfundojnë lehtësisht në liqen,” tha Bego.



“Ne si Administratë e Zonave të Mbrojtura kemi ushtruar dhe kontrolle, kemi mbajtur aktet e konstatimit në disa subjekte dhe kjo është detyra jonë, të mbajmë aktet e konstatimit,” shtoi ai.

 Sipas ekspertit të mjedisit, Arjan Merolli, mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Merolli shton se mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqeve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

“Në rast se nuk marrim masa me këto mbetje minerare në formë shllamesh, që janë shumë të rrezikshme, do të humbasim me kalimin e kohës kriteret për të cilat ky rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore. Duke qenë në dimensione shumë të vogla, këto masa e dëmtojnë shumë faunën e liqenit, sepse bëhen ushqim për llojet e ndryshme të peshqve në liqenin e Ohrit,” thotë Merolli.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

“Një ndër problematikat e listuara nga UNESCO është dampa e mineraleve në Gurin e Kuq, një vënddepozitim mineralesh që është prej shumë kohësh atje. Pjesa më e madhe e saj është evaduar dhe pastruar dhe jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës për të hequr dhe pastruar edhe pjesën tjetër të kësaj mase materialesh,” tha nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko.

Megjithatë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës tha në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se dampa të tjera në zonën e liqenit janë duke u shfrytëzuar nga dy kompani koncesionare përmes lejeve të shfrytëzimit, që pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

“Këto dy leje minerare përcaktojnë se nuk shfrytëzohet mineral në vendburim, por përdoret gjendja e stokut. Lejet e dhëna kanë si objekt shfrytëzimin e dampave, pasi ato kanë mineral hekur-nikeli. Sipas kontratës, detyrimi i kompanive për të pastruar dampat përfundon në momentin që ju përfundon leja e shfrytëzimit,” u përgjigj ministria.

Eksperti i mjedisit, Arjan Merolli thotë se e ka ndjekur nga afër procesin dhe ka vërejtur shkelje të tjera mjedisore.

“Ajo që është më shumë shqetësuese është që heqja e mineralit nuk ka respektuar asnjë nga nga ato rregulla që të ketë garanci që asnjë nga ato sasi të mineralit të hekur-nikelit mos kalojë përmes shirave apo faktorëve të tjerë atmosferikë në liqen. Përkundrazi, është muri rrethues i saj dhe nëpërmjet mjeteve të ngarkimit është hequr minerali pa respektuar asnjë nga ato rregulla,” përfundoi ai.

Comments

We are in Facebook

Popular posts from this blog

Legjenda e Prespës dhe Ohrit/The legend of Prespa and Ohrid

Ballkanasit i duan legjendat dhe përrallat. Ka disa legjenda rreth Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Ohrit, dhe ia vlen të tregohen disa prej tyre për t'ua përcjellë brezave të rinj, thjesht për t'i kujtuar rëndësinë e këtyre liqeneve të çmuar, njëri prej të cilave u krijua miliona vjet më parë... Ilustrim, @Anastas Konstandini Taso Legjenda për Prespën ka të bëjë me një histori dashurie. Një herë e një kohë Prespa ka qenë një qytet shumë i madh. Duke ecur një ditë nëpër pyll, djali i mbretit takon një zanë me emrin Nereida, bukuria e së cilës e mahniti shumë. Menjëherë princi ra në dashuri dhe i kërkon dorën për t`u martuar me të duke i ofruar të gjitha pasuritë e tij dhe të bëhej mbretëresha e ardhshme e mbretërisë. Por Nereida refuzon, duke i thënë djalit të mbretit se, nëse ata martoheshin, do të ndodhte një fatkeqësi shumë e madhe dhe do të kishte pasoja të rënda për vendin e tij. I verbuar nga dashuria e zanës, princi e rrëmben dhe e mbajti atë mbyllur deri

Zbulohet vendbanim palafit 7500 vjeçar në Lin, Pogradec

Instituti i Arkeologjisë shqiptare në bashkëpunim me universitetin e Bernës në Zvicrës po zbatojnë fazën e tretë të gërmimeve në Lin. Zbulimet deri më tani janë premtuese për arkeologët të cilët synojnë të ridërtojnë mënyrën se si kanë jetuar banorët e zonës 7500 vjet më parë. Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit “Palafit” i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Projekti “Lin3” po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër. Sipas Ardian Anastasit, drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe nw bregun e liqenit. Mjaft të kënaqur janë edhe zviceranët. Martin Hinz shprehet se pritshmëritë nga gërmimet akerologjike janë edhe më të mëdha. “Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojm

The Koran of Pogradec- the favorite food of Queen Elizabeth

The Koran fish has a wonderful taste, but there is a story after it. It is the King of Lake Ohrid, Albanian side and is unique not only in Albania but in the world too. There are some articles saying that it is the favorite food of Queen Elizabeth. The story says that when the queen Elizabeth of United Kingdom came to visit Lake Ohrid, she said: “The Queen of England meets the Queen of the Lake” (source:www.albania.al). She tasted the fish and liked it a lot. The story says that since that day, the Royal Palace still order Koran from Pogradec, and is always part of Queen Elizabeth's menu. That is because Koran is not only very delicious but has healthy for the organism.   The women of Pogradec have a very special way to cook Koran, which is unique too. They cook it  with onions, vegetables, nuts etc. Koran is considered the most antique fish of Lake Ohrid and should be protected. The illegal fishing is reducing the quantity of Koran in the lake. So strong measures should be ta