Për shume mijëvjeçarë, Liqeni i Prespës ka qene i kulluar dhe i pa prekshem. Por nën presionin e ndryshimeve klimatike, perdorimit të pakontrolluar te ujit, dhe ndotjes, baseni parahistorik i ujit në Evropën Juglindore po tkurret me një shkallë alarmante.
I shtrirë në kufijtë e Shqipërisë,
Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Liqeni i Prespës besohet të jetë shtëpia e
mijëra specieve që jetojne në ujin dhe habitatin e tij përreth.
Temperaturat e ngrohta kanë ndikuar në
reshjet vjetore të borës në zonë, duke tharë perrenjte jetike që ushqejne
Prespën -- gjë që ka vënë në rrezik speciet që varen nga liqeni.
Rënia e reshjeve ka çuar në tërheqje
të vazhdueshme të ujit, i cili në disa vende është tërhequr deri në tre
kilometra (afërsisht dy milje), sipas rojeve të parkut të cilët monitorojne me
kujdes liqenin.
"Më parë kishte shumë më shumë
borë që mund të arrinte një metër ose një metër e gjysmë, ndërsa vitet e fundit
reshjet e borës pothuajse nuk ekzistojne," thote per AFP Goran
Stojanovski, një rojtar 38-vjeçar i cili ka kaluar mbi një dekadë duke
monitoruar liqenin në Maqedoninë e Veriut.
Ekspertë të tjerë pajtohen, duke vënë
në dukje mënyrat e shumta se si ndryshimet klimatike kanë sjelle pasoja në
tkurrjen e vazhdueshme të brigjeve të saj.
"Ndryshimet e vërejtura në
nivelet e liqenit janë të lidhura me ndryshimet klimatike," tha Spase
Shumka, një profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës në kryeqytetin
shqiptar.
Shumka vuri në dukje temperaturat më
të larta që kanë rritur gjithashtu avullimin dhe kanë ulur reshjet vjetore.
“Në bazë të vendndodhjes, zgjidhja e
vetme qëndron në veprimin e përbashkët”, shtoi profesori.
Për të shtuar problemet e Prespës,
fermat e mollëve perreth mbështeten shumë në ujin e saj, pra e perdorin per
vaditje. Ndaj sipas një studimi të cituar nga NASA raportohet se liqeni kishte
humbur shtatë për qind të sipërfaqes së tij dhe gjysmën e vëllimit nga 1984 ne
2020.
'Ndotja'
Ndotja e mjedisit që vjen nga
rrjedhjet bujqësore të pemishteve tw pafundhme aty pranë vetëm sa i shton
problemet Prespes, duke çuar në lulëzimin e algave që nxisin frikën për
krijimin e zonave të vdekura.
"Liqeni është ndotur intensivisht
për dekada," thotë Zlatko Levkov, një biolog në Universitetin e Kiril dhe
Metodius në Shkup.
"Thënë thjesht, habitati i shumë
specieve mund të ndryshojë plotësisht, dhe popullsia e atyre specieve do të
zvogëlohej dhe potencialisht do të zhdukej."
Sipas ekspertëve, Prespa ka ekzistuar
ne këtë luginë piktoreske në Evropën Juglindore për një deri në pesë milionë
vjet, duke e bërë atë një nga sistemet më të vjetra ekologjike të ujërave të
ëmbla në kontinent.
Përafërsisht 2000 lloje peshqish,
zogjsh dhe gjitarësh së bashku me një sërë flore varen nga ujërat e saj për
ushqim.
Degradimi i mëtejshëm mund të jetë
katastrofik për ekosistemin lokal, por edhe për liqenin fqinj të Ohrit që
shtrihet 10 kilometra në perëndim.
Për shkak të vendndodhjes së Prespës
në tokë më të lartë, Ohri mbështetet në rrjedhat e ujit nëntokësor qe vjen nga
Prespa për të ruajtur nivelet e tij.
Çdo problem shtesë i grumbulluar në
Prespë ka të ngjarë të ndihet në drejtim të furnizimit në Ohër, i cili rrezikon të humbase vendin e
tij në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s qe dy vjet më parë për shkak të ndotjes së
tepërt dhe zhvillimit të parregulluar.
Sipas një raporti të Programit të
Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), rreth 65 ton pesticide përdoren çdo
vit në rajon, me sasi të mëdha të kimikateve që arrijnë në Prespë përmes
rrjedhjeve.
Pesticidet dhe plehrat përdoren
kryesisht në pemishtet e mollëve që janë të famshme në rajon, duke zënë
afërsisht 70 për qind të aktivitetit ekonomik në dhe rreth brigjeve të Prespës
në zonat e Maqedonisë së Veriut të liqenit.
"Hedhja e mbetjeve të
biodegradueshme dhe përdorimi i tepërt i plehrave dhe pesticideve ka nxitur
rritjen e shpejtë të biomasës në liqen, duke përfshirë algat dhe barin invaziv,
që rrezikon speciet endemike, thote UNDP.
Problemet e tjera
Një mori nismash janë nisur vitet e
fundit për të menaxhuar më mirë pasojat nga sektori bujqësor.
Një projekt ka parë ndërtimin e tetë
stacioneve meteorologjike që mbledhin të dhëna që u japin fermerëve informacion
më të mirë se kur duhet të spërkasin pesticidet, duke rezultuar në një reduktim
prej 30 për qind të përdorimit të tyre.
"Duke ulur numrin e trajtimeve,
ne kemi më shumë përfitim ekonomik dhe përmirësojmë mbrojtjen e mjedisit,"
tha për AFP Frosina Gjorgjievska, një fermere mollësh 56-vjeçare që jeton pranë
liqenit në Resnjë të Maqedonisë së Veriut.
Por në një rajon ku vështirësitë
ekonomike, infrastruktura kërcitëse dhe rënia e nivelit të lindjeve mbeten
çështjet më të ngutshme, shqetësimet mjedisore shpesh zbresin në bazën e
prioriteteve të qeverisë.
Megjithatë, shumica e ekspertëve
besojnë se duhet bërë më shumë për të mbrojtur të ardhmen e liqenit, duke
përfshirë zbatimin më të mirë të një sërë marrëveshjesh të nënshkruara nga
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia në 2012.
Aktivistët kanë bërë thirrje për një
zhvendosje në bujqësi organike së bashku me investime në turizmin e qëndrueshëm
për të ndihmuar në përhapjen e ndërgjegjësimit.
"Ne duam të ruajmë autenticitetin e Prespës, bukurinë e saj, duke qenë ende në gjendje ta shijojmë atë," tha Marija Eftimovska, 42 vjec, një aktiviste lokale mjedisore.
The original article
https://www.france24.com/en/live-news/20230422-climate-change-farmers-draining-ancient-balkan-lake