Civil Society against the New Law on Protected areas/ Ndryshimet e rrezikshme ne Ligjin per Zonat e Mbrojtura

Civil Organizations against the New Law on Protected Areas

DMO Albania joins other environmental organizations in Albania that demand not to amend the law on Protected Areas.

The proposed changes risk opening the way for construction in protected areas, as it gives municipalities the right to manage at least 20% of their territory.

The initiative was presented to the Assembly by 12 members of the majority, who argued that the new draft law would stop mass emigration, as the Municipalities could use these areas for economic activity and would increase employment and income.


However, environmental experts and many organizations have raised their voices throughout this period, saying that the draft law destroys protected areas and seriously threatens habitats and species.

Specifically, amend law No. 81/2017, "On protected areas," the changes below are requested:

Article 6 of the draft law: "For some additions and changes to Law No. 81/2017 For protected areas," defines: "In Article 8, after point 3, point 3/1 is added with content: "3/1. In any case, the respective municipality administers no less than 20% of the surfaces of the protected areas in this municipality's territory".

The proposal for the change in Article 16, which includes National Parks, emphasizes that projects approved by KKT and proposed by the Ministry of Environment or municipalities are allowed.

A proposed change is also for article 42, wherein the letter "f" of point 3 after the words "traditional activity" and the words "and economic" are added.

The Prime Minister of Albania also supported the draft law in his speech during an activity for Vjosa National Park, emphasizing that the municipalities requested the changes.

Experts argue that Law 81/2017 was made with international expertise, while the last proposals were made only by several deputies without national and international environmental expertise.

Above all, it is being attempted not to take into account the arguments of environmental organizations and to discuss the law so quickly on February 15, 2024. 



Ndryshimet e rrezikshme ne Ligjin per Zonat e Mbrojtura

DMO Albania i bashkohet organizatave të tjera mjedisore në Shqipëri qe kërkojnë të mos amendohet ligji për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet e propozuara rrezikojnë që ti hapet rruga ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre. Nisma u paraqit në Kuvend nga 12 deputetë të mazhorancës, të cilët argumentojnë se projektligji i ri do të ndalë emigrimin masiv, pasi Bashkitë do kenë mundësi të shfrytëzojnë këto zona për veprimtari ekonomike dhe do të rrisin punësimin dhe të ardhurat.



Por gjithë këtë periudhë ekspertet e mjediusit dhe shumë organizata kanë ngritur zërin duke thënë se projektligji zhduk zonat e Mbrojtura, kërcënon seriozisht habitatet dhe speciet.

Konkretisht kërkohet të ndryshohet ligji Nr. 81/2017 “Per zonat e mbrojtura” me keto ndryshime.

Neni 6 i projektiligjit: “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 81/2017 Për zonat e mbrojtura” përcakton: “Në nenin 8, pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me permbajtje: “3/1. Në çdo rast, Bashkia përkatëse administron jo më pak se 20% të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura që janë në territorin e kësaj bashkie”.

Në propozimin për ndryshimin në nenin 16, ku përfshihen Parqet Kombëtare theksohet se lejohen projekte të miratuara nga KKT, të propozuara nga Ministria e Mjedisit apo bashkitë.

Në nenin 10, “Në gërmën ‘c’ të pikës 2 pas togfjalëshit … gazit me shtrirje të gjatë …. shtohet togfjalëshi përveç; projekteve të miratuara nga KKT të propozuara nga Ministritë përgjegjëse ose bashkitë përkatëse ku të evidentohet rëndësia kombëtare e investimit dhe që investimi zbaton/respekton kriteret më të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe ndikimit më të ulët në natyrë dhe biodiversitet”,

 Ndërsa, një ndryshim i propozuar është edhe për nenin 42, ku në shkronjën ‘f’ të pikës 3, pas fjalëve’ ‘veprimtari tradicionale’ shtohen fjalët ‘dhe ekonomike’.

Projektligjin e mbështeti edhe kryeministri I Shqiperise në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti për Vjosën Park Kombëtar, duke theksuar se ndryshimet janë kërkuar nga bashkitë.

Ekspertet argumentojnë se ligji I vitit 2017 është bërë me nje ekspertizë ndërkombëtare, ndërsa propozimet e fundit vetëm nga një numër deputetësh pa asnjë ekspertizë mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbi të gjitha po tentohet që të mos merren parasysh argumentet e organizatave mjedisore dhe ligji të diskutohet me shpejtësi në 15 shkurt 2024.