Liqeni i Ohrit, pasuri në rrezik

Liqeni i Ohrit, apo i Pogradecit (pjesa shqiptare) u bë pjesë e UNESCO më 2019 duke iu shtuar pjesës maqedonase e listuar ne UNESCO qe ne vitet 79-80

Por 3 vitet e fundit, ky liqen 'kërcënohet' për t’u futur listen e Trashëgimive në rrezik. UNESCO u jep afat qeverive te Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë Shqiptare qe të përmirësojne situatën dhe të raportojnë mbi progresin e bërë deri i shkurt 2023

 


Pse Liqeni i Ohrit është unik? Pse është pranuar në UNESCO?

Ndryshe nga çdo liqen tjetër në botë, ky liqen ka qenë këtu, në të njëjtin territor prej 3 milionë vitesh.

Është më i vjetri në Europë bashkë me Prespën. Në botë janë 20 liqene të tilla gjithsej, që quhen liqene të lashtë. Jemi me fat që dy prej tyre  

Origjina e ketij liqeni është tektonike, ndryshe nga shumica e liqeneve te tjera akullnajore. Nje shembje e tokës miliona vite me pare ka krijuar këtë mrekulli që furnizohet nga dhjetra burime të freskëta ujore.

Ky liqen është oligotrof që në biologji do të thotë se është shumë i pastër, dhe nuk ka elemente ushqimore, kimikate etj. Ndryshe mund te thuhet se uji i ketyre liqeneve, eshte i pijshem

Jane rreth 40 burime nënujore që burojnë nga Prespa, liqen rreth 200 m me lart se Ohri, ujerat e të cilit çajnë malin e Thatë duke u derdhur në Oher.

Ka një ngjyrë blu të thellë për shkak të pastërtisë së burimeve të ftohta që e mbushin.

Është më i thelli në Europë për nga thellësia mesatare, ndërkohë pika më e thellë është 286 m

Është liqeni më transparent në Europë, me një qartësi deri në 22 metra.

Liqeni i Ohrit është shtëpia e rreth 1,200 specieve, nga te cilat 200 specie endemike. Kjo do të thotë se këto specie gjenden vetëm këtu dhe në asnjë liqen tjetër.  

Liqeni i Ohrit, konsiderohet një muze i fosileve te gjalla, te cilat janë zhdukur ne pjesen tjeter te botes qe ne epoken e akullnajave.

Ky liqen ka indeksin me të larte të biodiversitetit nga gjithe liqenet e botes, nese llogarisim vetem siperfaqen e tij

Për te gjitha keto vlera ky liqen eshte listuar për herë të parë në UNESCO ne 1979 per vlerat natyrore te jashtezakonshme, dhe me pas në 1980 për vlerat kulturore. Por këtu u përfshi vetëm pjesa maqedonase e Liqenit, 2/3 e tij. Shqipëria atëkohë ishte vend i izoluar në diktaturë.

 Nga 10 kritere për t'u listuar në UNESCO, Liqeni I Ohrit plotëson jo 1, por 4 prej tyre.

 Por a mund të mbrohej një liqen përgjysëm, kur vlerat dhe gjithë speciet e tij ndahen dhe me një shtet tjetër si Shqipëria? Maqedonia e Veriut nuk mund ta mbronte dot liqenin kur këtej nga pjesa shqiptare ai ndotej apo nuk menaxhohej dot.

 Atëherë në 2004 u hodhën hapat e parë për menaxhimin e liqenit si një i tërë, një marrëveshje e përbashkët miratuar nga parlamentet e dy vendeve ne qershor 2004 për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrueshëm të liqenit të Ohrit dhe pellgut ujëmbledhës të tij.

 Pergatitja e dosjes per përfshirjen e pjesës shqiptare u bë me një projekt të mbështetur nga BE dhe zbatuar nga UNESCO më 2015-2017.

 Më 2019 në 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë botërore, përfshiu dhe pjesën shqiptare të Liqenit, për të njëjtat vlera unikale, duke u regjistruar si një pasuri e përbashket ndërkufitare mikes, natyrore dhe kulturore mes 39 pasurive të tjera mikes

Rreziku per ne ‘Danger List’

Pikërisht më 2019, UNESCO kishte rezervuar dhe një paralajmërim për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, kryesisht për shkak të projekteve massive infrastrukturore në pjesën maqedonase, të cilat dëmtonin seriozisht biodiversitetin dhe dëmtimin e zonës UNESCO.

UNESCO për tre vite rresht, në 2029, 2020 dhe 2021 paralajmëron dy shtetet palë se Liqeni i Ohrit mund të hyjë në Listën e Rrezikuar, dhe mund t’i hiqet statusi nëse nuk zbatohen disa rekomandime për mbrojtjen e tij.

Cilat janë rekomandimet e UNESCO per dy vendet:

  • 1.     Krijimi i një strukture menaxheriale zyrtare të koordinuar ndërkufitare që funksionon dhe me burime financiare, që forcon punën bashkëpunuese ndërmjet agjencive dhe departamenteve kulturore dhe natyrore në të dy nivelet kombëtare dhe rajonale
  • 2.       Forcimi dhe koordinimi i mbrojtjes ligjore në të dy Shtetet Palë,
  • 3.       Miratimi dhe funksionalizimi i Planit Zhvillimor Komunal te bashkive prane Liqenit
  • 4.       Operacionalizimi i udhëzimeve të planifikimit,
  • 5.       Rritja e burimeve njerëzore dhe financiare për të mbështetur menaxhimin e kesaj pasurie,
  • 6.       Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit

 

Posacerisht per Shqiperine:

  • 1.       Inventarizimi dhe krijimi i një regjimi monitorimi për pasuritë kulturore,
  • 2.       Forcimi i mbrojtjes në kishën e Linit si çështje urgjente,
  • 3.       Zgjerimi i trajtimit të ujërave të zeza rreth liqenit, nëpërmjet instalimit dhe funksionimit efektiv të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza përtej impiantit të sapofunksionuar në Pogradec, dhe nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të rrjedhjeve bujqësore në liqen.
  • 4.       Emërimi i personelit për menaxhimin e kishës së Linit, fshatit Lin dhe gadishullit të Linit,
  • 5.       Përmirësimi i objekteve të grumbulluara në muzeun e Pogradecit dhe ruajtja e materialit të palafiteve nen uje,
  • 6.       Vazhdimi i heqjes së ndërtimeve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit dhe rilidhja e një pjese të rrugës larg liqenit,
  • 7.       Inventarizimi i vendeve kulturore në zonën tampon dhe prezantoni një qasje konservimi për këto dhe peizazhin e zonës buferike;

 

       2021 Vendimi 44 COM 7B.77 viti 2021

Nxit dy shtetet palë të zhvillojnë një plan të detajuar Strategjik të Rimëkëmbjes me një plan veprimi me faza, i cili përcakton qëllimet dhe rezultatet e përcaktuara qartë për të zbutur kërcënimet ndaj OUV me një sërë veprimesh të dakorduara duke përfshirë një kornizë kohore si në afat të shkurtër dhe afatgjatë, si dhe një plan veprimi me faza, bazuar në rekomandimet e plota të misionit 2020, dhe i cili do të siguronte një kuadër gjithëpërfshirës politik dhe institucional ndërkufitar për adresimin e kërcënimeve të rënda dhe të shumëfishta me të cilat përballet prona; dhe të paraqesë Planin Strategjik të Rimëkëmbjes tek Organet Këshillimore dhe Qendra e Trashëgimisë Botërore në shkurt 2023;

Së fundi, kërkon nga Shtetet Palë që t'i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2022, një raport progresi dhe deri më 1 shkurt 2023, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës, duke përfshirë një raport mbi progresin e bërë në zbatimin e sa më sipër për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 46-të, me synimin për të shqyrtuar, në rast të konfirmimit të rrezikut të mundshëm ose të konstatuar për vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, mbishkrimin e mundshëm të pronës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

 

Raporte investigative (Shoqeria civile/media)

Po cilet janë ndotësit e Liqenit të Ohrit? Cfarë po e rrezikon biodiversitetin e kësaj parurie? A munden shtetet pale të jenë më të përgjegjshme? A do frenojnë planet e tyre të rindërtimit për të mos cënuar këtë fenomen supërnatyror?

Për pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit organizata DMO ALBANIA ka bërë një investigim në 2019, ku jane prodhuar 3 raporte Investigimi mbi aktivitetin minerar ne Liqenin e Ohrit, Rekomandime.pdf - Google Drive; Ndotesit potenciale te Liqenit.pdf - Google Drive dhe Trashegimia e liqenit te Ohrit (Driloni Lini) dhe kercenimet ndaj tyre.pdf - Google Drive

Të tre këto raporte iu derguan instituciioneve përgjegjëse, por shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Zhvillimi më pozitiv është ai për zhdukjen e ekonomive informale të peshkut në zonën e Tushemishtit, falë një operacioni të inspektoriatit të peshkimit, Bashkia Pogradec.

Një project i dytë I nisur nga DMO Albania, dhe po zbatohet deri ne qershor 2023, ka synimin që të trajnojë gazetarët me vlerat dhe ndotësit e Liqenit të Ohrit në mënyrë që dhe shqiptarët të mësojnë përmes kronikave, shkrimeve të gazetarëve cilat janë vlerat universal të këtij liqeni, përse duhet mbrojtur dhe cilat janë problematikat që duhen zgjidhur.

Një ekip ekspertësh dhe gazetarësh vizituan në terren hotspotet e ndotura të Liqenit të Ohrit dhe si rezultat i këtij study-tour u konstatua:

1.       Mostrajtimi i duhur i ujrave të zeza.

Ne zonën e Drilonit, grupi i ekspertëve dhe gazetarëve konstatuan derdhje të ujërave me arome shumë te keqe dhe shkumë të bardhë, cka tregon për përmbajtjen e lartë të fosforit. Ky ujë përfundon në liqen si ushqim për peshqit duke prishur dhe parametrat e biodiversitetit në liqen

Parimisht po te respektohet teknologjia e instaluar ne impjant, ujrat pas trajtimit duhet te dalin brenda paramentrave te LEJUAR sipas legjislacionit. Problemi eshte subjektiv mendoj nga papergjeshmeria e drejtuesve te impjantit, e njejta gje ndodh edhe tek lumenjte  e zones nga Tushemishti deri ne Pogradec, (lumi i Rremenjit, Verdoves dhe qytetit) ku kontaminimi ne pergjithesi vjen per shkak te moskontrollit nga organet kopetente per nderhyrjet qe behen ne rrjet apo futjen e e tubacioneve te ujrave te zeza ne tubacionet e rrjetit te ujrave te shiut.



 2.    Aktiviteti minerar

Gjatë një vizite në Gurin e kuq, dampa të tëra me minerale hekur nikel janë buzë bregut të liqenit. Gjithe rajoni I Pogradecit eshte shume i pasur me hekur nikel, edhe pse nga keto rezerva perdoren vetem 9% e tyre. Por zonate Gurit te Kuq deri ne memelisht jane gjithsej 125 mije ton hekur dhe mbi 2200 ton nikel, 10 mije ton krom te cilat duhen zhvendosur pasi keto dampa vencanerisht gjate rreshjeve te shiut leshojne minerale toksike qe perfundojne ne liqen si ushqim per peshqit. Madje nje tjeter leje minerare eshte dhene ne 2020 pasi Liqeni u fut ne UNESCO, ne zonen buferine ne Alarup. Shih me shume per aktivitetin minerar 

 3.       Driloni dhe burimet e tij

Një plan zhvillimi nga AADF (Albanian-American Development Fund) nisi ne 2018-2019. Kjo eshte faqja e projektit Te Eco-Tourism ne Drilon, por transparenca duket se ka ndalur ne vitin 2019. Grupi I gazetareve dhe eksperteve vizitoi kete zone ne dhjetor 2022, e cila ende ishte ne process rekonstruksioni, nderkohe menyra se si po zhvilllohet sot projekti nuk eshte publike. Ne nje nga raportet e veta, 2020, UNESCO thote se ky project eshte shtrire dhe ne zona qe nuk duhej te prekeshin, ndaj ky plan eshte nje kërcënim potencial ndaj kësaj pasurie, sipas paragrafeve 179-180 te Udhezuesit operacional qe I ka dhene Burimeve të drilonit, statutin e një sistemi të rëndësishëm që furnizon Liqenin e Ohrit me ujë të pastër dhe që i jep atij statusin oligotroph.  Informacion më të plotë për ndotësit në pjesën shqiptare



Pjesa maqedonase, ndotesit

Sigurisht pjesa më e madhe e rekomandimeve të UNESCO janë për pjesën maqedonase e cila është e listuar që në vitet 79-90 por kohet e fundit numërohen rreth 17000 ndërtime të paligjshme në zonën e mbrojtur të liqenit të cilat janë në process legalizimi. Vec ndërtimeve të paligjshme dhe ne pjesën maqedonase janë problematika të ngjashme si rrjedhjet toksike në liqen nga impiantet e mbetjeve, ndotjet e lumenjve etj.



Reagimi civil

Përfundimisht shoqëritë civile të dy vendeve janë zgjuar dhe kanë nisur të bashkëpunojne për të ngritur zërin së bashku ndaj qeverive respektive… Një letër i është dërguar ministrive të Mjedisit dhe Kulturës në të dy vendet ku kërkohet të ndalet puna për progress raportin për UNECO dhe për planin e rimëkëmbjes së Liqenit të Ohrit, dhe të mos dorëzohet në UNESCO në 1 shkurt, pasi nuk është konsultuar me publikun dhe nuk është bërë në mënyrë profesionale. Ndërsa presin përgjigje të letrës nga Ministritë, këto shoqata në të dy anët e Liqenit do të mblidhen në fillim të shkurtit për të unifikuar përpjekjet për të mbrojtur liqenin e Ohrit dhe për të detyryar qeveritë respective të marrin përgjegjësinë për të trajtuar me transparencë gjithë problemet dhe rekomandimet që ngre UNESCO