Monday, June 26, 2017

The lovely guest house of Rosa in Lin Village

Lin, situated on the shores of Lake Ohrid, is that picturesque village and peninsula you see once you begin to descend Qafa e Thanes on the border between Albania and the former Yugoslav Republic of Macedonia. It is a lovely village with red-roofed houses and covered in flowers. The lake here shows its deepest blue, creating a perfect harmony against the hilly bay. If you are a visitor to Lin and want to stay a night or two, Rosa’s guest house is perfect. Everybody knows Rosa and her husband, who run one of the two guest houses in the village. 
She has learned how to promote her business, and the guest house is already on Trip Advisor and in many travel guides that include Lin in their itineraries. Rosa understands that listing a business with online travel agencies and establishing connections with tour guides and tour operators are crucial to having tourists throughout the year, not only in summer. But the best promotion is her hospitality, the way she cares for her guests, cooks and serves breakfast, her clean house and permanent smile. It means a lot to a tourist. People talk about the guest house, suggest it to friends, and so she always has visitors. The three-storey house has six rooms with twelve beds, though it can accommodate more than 15 people. Rosa has thought much on how to keep guests busy and happy. The best place is the garden with its lake view. The lake is at your feet, and right there is a private boat, free for guests. You can take a ride onto Ohrid Lake, feel and breathe it fully. She also has a private beach, where you can sunbathe and swim throughout the day. 
 
 Her guest house is a Bed & Breakfast, though you can order lunch or dinner, which she will prepare with care using the fresh produce of the village. The king of the table is always Koran, the endemic trout, one of 17 species of fish found in the depths of Lake Ohrid. Byrek or lakror filled with fresh vegetables are always part of the meal. Some wine or raki is always present. After a restful sleep, you have the best breakfast ever: eggs, butter, pancakes with jam, homemade with a rich flavour.
The tourists she looks after are delighted with their stay at her guest house, promising to return.
The Bed & Breakfast forms part of Tour Egnatia, for tourists from as far away as Australia, which includes a night’s accommodation in her house. Rosa is full of optimism about the business she has chosen. She is only 35 years old and is confident in managing her business with her husband, and has ideas to expand; already, in the summer, she takes on two people—her nieces. This family business concentrated on Rosa, her house and her hospitality is an example for other residents by the shores of Lake Ohrid.


Bujtina e këndshme e Rozës në Lin


Fshati piktoresk dhe gadishulli i Linit shtrihet në bregun e Liqenit të Ohrit dhe është fshati i parë që duket sapo zbret Qafën e Thanës, në kufi me Shqipërinë dhe Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë. Është një fshat i këndshëm me shtëpi me çati të kuqe dhe të rrethuara me lule. Liqeni këtu reflekton ngjyrën blu të fortë, i cili bie në harmoni me gjirin kodrinor. Nëse vendosni të vizitoni Linin dhe doni të qëndroni një natë apo dy netë, bujtina e Rozës është ideale për të pushuar. Të gjithë e njohin Rozën dhe bashkëshortin e saj, të cilët drejtojnë një nga bujtinat në fshatin Lin. Roza ka mësuar të promovojë biznesin e saj dhe bujtina është e regjistruar në TripAdvisor dhe në shumë guida të tjera udhëtimi që përfshijnë Linin në itineraret e tyre. 
Roza është e njohur me faktin se listimi i biznesit në agjencitë online të udhëtimeve dhe kontakti me operatorët turistikë janë shumë të rëndësishme për tërheqjen e turistëve gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror. Por promovimi më i mirë është mikpritja e saj, mënyra si ajo kujdeset për mysafirët, si gatuan dhe si shërben mëngjesin, shtëpia saj e pastër dhe buzëqeshja e saj. Kjo do të thotë shumë për turistët, njerëzit flasin për bujtinën, ua sugjerojnë miqve të tyre dhe këto sjellin shumë vizitorë. Shtëpia 3-katëshe ka 6 dhoma dhe 12 shtretër, edhe pse mund të akomodojë më shumë se 15 njerëz. Roza ka menduar se si t’i argëtojë dhe lumturojë mysafirët e saj. Hapësira më e mirë është kopshti me pamje nga liqeni. Liqeni është në buzë të kopshtit dhe atje mund të përdorni varkën private të bujtinës, e cila është pa pagesë për mysafirët. Mund të bëni një shëtitje me varkë në liqenin e Ohrit dhe të shijoni bukurinë e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Bujtina ka dhe një plazh privat ku mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në liqen. Bujtina e saj ofron fjetje dhe mëngjes, por gjithashtu ju mund të porositni drekë ose darkë, të cilën Roza do t’ua përgatisë me kujdes dhe me produkte të freskëta të fshatit. Mbreti i tavolinës është gjithmonë peshku i Koranit, trofta - një nga 17 llojet e peshqve që gjendet në thellësitë e liqenit të Ohrit. Byreku ose lakrori i mbushur me perime të freskëta janë gjithmonë pjesë e gatimeve. Po ashtu dhe pak verë ose raki janë gjithmonë prezente në tavolinë. Pas një gjumi të këndshëm, ju pret mëngjesi i shijshëm me: vezë, gjalpë, petulla me reçel të bërë vetë me shije të mrekullushme. 
Turistët që kanë qëndruar të bujtina saj janë larguar gjithmonë të kënaqur dhe kanë premtuar se do të kthehen sërish. Bujtina e Rozës është pjesë e turit të Egnatias, nga i cili ajo ka patur turistë që kanë ardhur nga Australia e largët dhe kanë qëndruar në shtëpinë e saj. Roza shprehet shumë optimiste për biznesin që ajo ka hapur. Ajo është vetëm 35 vjeçe dhe ka shumë vetëbesim në menaxhimin e biznesit të saj së bashku me bashkëshortin dhe ka ide të reja për të zgjeruar biznesin e saj. Në verë ajo merr dy mbesat e saj që të punojnë aty. Ky biznes familjar i përqendruar te Roza, shtëpia e saj dhe mikpritja janë një shembull i mirë për banorët e tjerë që jetojnë pranë brigjeve të liqenit të Ohrit.

No comments:

Post a Comment