Showing posts with label ancient villages Albania. Show all posts
Showing posts with label ancient villages Albania. Show all posts

Wednesday, August 22, 2018

Mokra region, a travel to ancient villages

The best place to observe traces of the ancient settlements around Lake Ohrid region, is Mokra. The mountainous region of Mokra is situated in the west side of Pogradec, in a large area with more than 40 villages, all of them located above 1,000 m from the sea level. The area is divided into two parts by Shkumbini river, Mokra e Siperme dhe Mokra e Poshtme. It has been inhabited since the Neolithic age. Some archaeological findings include tools that belong to the 2nd and 1st century BCE. People were living here continuously. This is because of the favourable climate, the forests, the pastures, and the very fertile land. It seems that this part of rural Pogradec still lives in the past, with clay houses and very narrow streets, where the inhabitants breed cattle and work on their land.
Our tour started from Kalivaç to Potgozhan, Trebinjë, Proptisht, Golik and Selca e Poshtme. The road was made of dirt with gravel and very narrow, accessible only by 4x4 vehicles, but the nature is rewarding. The highest peaks of Valamar, Kamje, Rrajce, Koziceand Polis were visible, as well as the beautiful panoramas of Lake Ohrid from above.
Potgozhan is a very old village with two historical churches. The oldest one is called Shen Bitri or Shen Dhimitri. It is situated at the peak of the hill, looking down the Potgozhan village, in front of Kozice mountain. It is a very small church built with stone, with a wooden roof, having decorated and painted walls and frescoes. The very good state of conservation of the paintings in these walls is surprising, considering that the church was destroyed several times and it was even used for sheltering livestock from the local people. Today, it is again used as a church. The other church is the medieval Church of Potgazhan, which is surrounded by some graves with stone crosses. This church is under restoration and it will be soon opened for the village festival this summer. 

 During our trip, we met some locals, whom we interviewed about this area. "Potgozhan used to be a very big village and once the atmosphere was very lively here, even during communism. But now all the young generation has gone, no one wants to live here. No roads, no kindergarten, no schools, no future", says an old woman from Potgozhan. They pray every day in both old churches, hoping that one day the people will come back to live here. The people of Mokra are very hardworking and hospitable. The food comes from the farm to the table. They are very quiet and they do not expect anything from their government, but only new roads to link the villages with each other and with the city. Our drive continued amid the beautiful green valleys, pastures and other villages with characteristic stone houses. 

In this area one can find some traces of the famous Via Egnatia, which dates back in the 3rd century BCE. Via Egnatia was constructed with stone to link Rome with the Byzantine Empire. The most prominent monuments of Via Egnatia in Albania are Ura e Golikut (Golik Bridge) and Ura e Terziut (Terziu Bridge) in Proptisht, Llenga and Nica bridges. Golik Bridge is still very strong and functional for all the locals. It is surprising how this bridge resisted until nowadays. It is 17 m long, 3 m wide and 10 m high. Golik Bridge was built in the 2nd century BCE and is classified as a first-grade cultural monument at a national level. The bridge has two semi-circular arches, built with carved stones, where the lower part has big, well-curved stones, which are not meant just for aesthetics, but to make the structure more solid and stronger. Apart from the bridges, there are also some stone parts, belonging to Via Egnatia, near Llenge village.

There is also a legend about a hidden treasure of the Illyrian Queen Teuta, which was brought to this area during the first Roman-Illyrian battle. Local people love to speak about this story and what happened in the last decades. It is said that many people often came to this area to try to discover the treasure, but that despite all the research, nothing has been found yet. The Mokra region is very rich in ancient artefacts, waiting to be discovered. Some weeks ago, young explorers from "Visit Pogradec" discovered a cave in Velçan village, Moker, called "Bear Cave" by the locals. The discovery of these young people includes a cave with many stalactites that were probably created thousand years ago. The Ministry of Culture has been informed about this discovery to restrict the access in this cave and study the age of stalactites. This area is very unexplored and hides a huge potential for cultural and natural assets.

Author: Eva Kushova


shqip

Rajoni i Mokrës, një udhëtim në fshatra antikë

Mënyra më e mirë për të vëzhguar disa gjurmë të vendbanimeve antike rreth rajonit të Liqenit të Ohrit është të vizitoni Mokrën. Malësia e Mokrës ndodhet në pjesën perëndimore të Pogradecit, në një zonë të madhe me 40 fshatra, të gjithë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Zona është e ndarë në dy pjesë nga lumi Shkumbin, Mokra e Sipërme dhe Mokra e Poshtme. Është banuar që në kohën e Gurit. Disa gërmime arkeologjike në këtë zonë përfshijnë disa vegla pune që i përkasin shekullit të dytë dhe të parë para erës tonë. Njerëzit në fakt kanë jetuar këtu pandërprerje. Kjo për shkak të klimës së përshtatshme, pyjeve, kullotave dhe tokës pjellore. Duket sikur kjo pjesë e Pogradecit ende jeton në të shkuarën, me shtëpitë me baltë e gurë, rrugët shumë të ngushta, ndërsa banorët ende merren me bagëti dhe punojnë tokën e tyre. Udhëtimi ynë përshkoi disa fshatra gjatë këtij itinerari malor duke nisur me Kalivaçin, Potgozhanin, Trebinjën, Proptishtin, Golikun dhe Selcën e Poshtme. Rruga ishte e keqe, e pashtruar, me gurë dhe shumë e ngushtë, e kalueshme për makinat 4x4. Por gjithsesi natyra ishte shumë shpërblyese. Teksa udhëtoje mund të shihje majat më të larta si Valamar, Kamje, Rrajcë, Kozicë, ndërkohë që herë pas herë shfaqej panorama e Liqenit të Ohrit.

Potgozhani është një fshat shumë i vjetër, ku mund të gjeni dhe dy kisha historike. Më e vjetra quhet kisha e Shën Bitrit, ose Shën Dhimitrit. Ajo ndodhet në majën e një kodre që sheh Potgozhanin poshtë, përballë malit Kozicë. Është një kishë e vogël e ndërtuar me gurë, me një çati druri, ndërsa muret janë të pikturuara me afreske shumë të vjetra. 
Gjendja e mirë e konservimit të këtyre pikturave murale është e habitshme, të mendosh që kjo kishë është dëmtuar disa herë dhe madje është përdorur nga banorët dhe për të vendosur bagëtitë. Por duket se kjo kishë është rikthyer sërish në jetë, dhe madje njerëzit e frekuentojnë dhe luten sot e kësaj dite. Kisha tjetër e Potgozhanit, është e rrethuar nga varre të vjetra me kryqe guri. Varret i përkisnin viteve 1800. Kjo kishe po restaurohet për t’i shërbyer banorëve besimtarë. Gjatë këtij turi takuam banorë lokalë, të cilët i pyetëm rreth këtij fshati: “Potgozhani dikur ishte një fshat shumë i madh dhe atmosfera këtu ka qenë shumë e gjallë, madje edhe gjatë kohës së komunizmit. Por tashmë të gjithë të rinjtë kanë ikur, askush nuk do që të jetojë më këtu. S’ka rrugë, kopshte, shkolla, dhe as të ardhme”, - tha një grua e moshuar nga Potgozhani. Ata luten përditë në kishë duke shpresuar se një ditë jeta do rikthehet sërish në këtë fshat të vjetër. 

Banorët e Mokrës janë shumë punëtore dhe mikpritës. Ushqimet vijnë nga ferma në tryezë. Janë njerëz të qetë dhe nuk presin asgjë nga qeveritë e tyre, përveç rrugëve që do i lidhin fshatrat e tyre me njëri tjetrin dhe me qytetin.

Udhëtimi ynë vazhdoi mes lëndinave të gjelbra, mes kullotave dhe fshatrave që i linin vendin njëri tjetrit, me shtëpitë karakteristike prej guri. Në këtë zonë ju mund të shihni ende pjesë të rrugës së famshme Egnatia, e nisur që në shekullin e 3-të para erës tonë. Rruga Egnatia u ndërtua me gurë të vendosur në nga një ndaj ndërtimi i saj zgjati shumë. Ajo synonte të lidhte Romën me Perandorinë Bizantine. Monumentet më të dukshme të Rrugës Egnatia në Shqipëri janë Ura e Golikut, Ura e Terziut në Proptisht, urat e Llëngës dhe Nicës. 

Ne pamë Urën e Golikut, e cila është shumë e fortë dhe funksionale për banorët. Është e habitshme se si kjo urë ka rezistuar sot e kësaj dite. Është 17 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe 10 metra e lartë. Ura e Golikut u ndërtua në shekullin e 2-të para Krishtit dhe sot është e klasifikuar si Monument i Kategorisë së Parë. Ura ka 2 harqe rrethore të ndërtuara me gurë, ku pjesa më e ulët ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, të cilët janë bërë kështu jo vetëm për pamje estetike, por dhe për ta bërë strukturën më të fortë dhe më solide. 

Përveç urave, ka dhe disa pjesë me gurë që i përkasin Rrugës Egnatia, afër fshatit Llëngë. Ka madje dhe një legjendë në këtë fshat që lidhet me thesarin e fshehur të mbretëreshës ilire Teuta, e cila e solli këtu thesarin e saj për ta fshehur gjatë luftës së parë iliro-romake. Banorëve u pëlqen shumë të flasin për këtë histori dhe për përpjekjet e shumë grupeve të ndryshme për të kërkuar thesarin. Por pavarësisht kërkimeve, asgjë nuk është gjetur. Mokra është shumë e pasur me vendbanime historike, të cilat pritet që të zbulohen.
Disa kohë më parë disa eksplorues nga Visit Pogradec zbuluan një shpellë në fshatin Velçan, Mokër, e cila quhet Shpella e Ariut. Aty akush nuk kishte hyrë më parë. Të rinjtë guxuan dhe panë brenda stalaktite të cilat mund të jenë krijuar mijëra vite më parë. Ministria e Kulturës është informuar për këtë gjetje për ta kufizuar aksesin në këtë shpellë dhe për të studiuar moshën e stalaktiteve. Gjithë zona është ende e paeksploruar dhe fsheh një potencial të madh të aseteve natyrore dhe kulturore të vendit.

Shkroi: Eva Kushova