Showing posts with label lake ohrid tourist map. Show all posts
Showing posts with label lake ohrid tourist map. Show all posts

Tuesday, July 24, 2018

Waste awareness campaign Lake Ohrid- Contribution of ECARO

Contribution of IUCN Regional Office for Eastern Europe and central Asia (ECARO)

Short film and video spot
The waste management awareness campaign, that took part during the summer and autumn months of 2017, was marked by various community activities as well as the cleaning up of illegal dumpsite along the Ohrid lakeshore. The final activity of this campaign focuses on reaching out to a wider audience by presenting a promotional short video and a 30-second animation clip. The focus of the two videos is to sensitize the inhabitants of the Pogradec region about the values, beauty and the threat of waste to the lake, with aim to inspire and motivate all generations to better manage their waste by reducing, reusing and recycling it.

In order to ensure local ownership and sustainability, the entire waste campaign was designed and implemented in close partnership with the Municipality of Pogradec, and in consultation with the local NGOs 'Une, Gruaja' and the sustainable tourism operator Explore Pogradec.

The promotional materials will be displayed on local TV and during various events organised by project partners. The short film, as well as other outputs of the waste campaign will be available at project website.

Soft tourism infrastructure
In support of the Lake Ohrid nomination file for the extension of the transboundary World Heritage property, the IUCN Regional Office for Eastern European and Central Asia (ECARO) coordinated the preparation of a number of documents with a view to enhance the profile of the region, by offering sustainable tourism opportunities such as hiking and biking, as well as visiting protected areas. All materials and information are available in three languages (English, Albanian and Macedonian) and are available in Tourism offices in and around Pogradec and can be downloaded at project website

Information boards

Information boards for walking and cycling paths give information about trail length, level of difficulty, overall ascent and descent distance, with a concise narrative description of the trail and terrain specifications, such as water availability. The following destinations have been developed with information boards installed at starting and finishing points of the paths:

Alarup - Mali Thate - Dolna Gorica; Qafe Thane - Memelisht ; Qafe Plloce - Guri I Kamje - Singletrail - Qafe Plloce; Pogradec - Tushemisht; Pogradec - Pogradec castle (Kalaja); Pogradec - Guri I Kamje - Pogradec; Tushemisht - Blace - Alarup - Singletrail - Tushemisht; Qafe Polices - Qafe Thane (Shebenik-Ohrid connection)

Brochure

'Begin your Lake Ohrid journey' is a colourful brochure describing historical, cultural and natural destinations and influences of the whole region. Available in three languages, it looks to serve as a comprehensive guide for visiting the entire Lake Ohrid region, offering an overview of heritage and points of interests, such as the St. Naum Church, Lin Peninsula, Protected Areas as well as various leisure activities, like hiking, biking or enjoying tranquil days on the beach.

Map

Complimentary to the brochure and the information boards, a detailed geographical map of the Lake Ohrid region has been produced. It allows visitors to plan their journey around the lake, and to explore the region according to their own skills and interests.



Kontributi i Zyrës Rajonale IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO)
Fushata ndërgjegjësuese për trajtimin e mbetjeve

Film i shkurtër dhe video sensibilizuese (film me metrazh të shkurtër dhe video sensibilizuese )

Fushata për ndërgjegjësimin e menaxhimit të mbetjeve, që u zhvillua gjatë muajve të verës dhe vjeshtës në vitin 2017, u shënua nga aktivitete të ndryshme në komunitet si dhe pastrimi i vendeve ilegale të depozitimit të plehrave përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit. Aktiviteti final i kësaj fushate u fokusua në arritjen e një audience të gjerë duke prezantuar një video të shkurtër promozionale dhe një klip të animuar prej 30 sekondash. Fokusi i 2 videove është të sensibilizojë banorët e rajonit të Pogradecit për vlerat, bukurinë, por dhe kërcënimin e mbeturinave në liqen, me qëllim që të frymëzojë dhe të motivojë të gjithë gjeneratat për të menaxhuar më mirë mbetjet e tyre duke i reduktuar, ripërdorur dhe ricikluar.

Me qëllim për t’ia kaluar këtë fushatë organizatave lokale dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, e gjithë fushata për menaxhimin e mbetjeve u hartua dhe u zbatua në partneritet të ngushtë me Bashkinë e Pogradecit dhe në konsultim me OJQ-të lokale “Unë, Gruaja” dhe operatorin e turizmit të qëndrueshëm ‘Explore Pogradec’.

Materialet promocionale do të shfaqen në televizione lokale dhe përgjatë aktiviteteve të ndryshme që do të organizohen nga partnerët e projektit. Filmi me metrazh të shkurtër, si dhe rezultatet e fushatës së menaxhimit të mbetjeve do të jenë për ju në linkun e faqes se projektit

Infrastruktura e lehtë turistike


Në mbështetje të dokumentacionit për Dosjen e Nomimit të Liqenit të Ohrit për zgjerimin e kësaj pasurie ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore, Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) ka koordinuar përgatitjen e një sërë dokumentave me synimin për të rritur profilin e rajonit, duke ofruar mundësi për një turizëm të qëndrueshëm, përfshi ngjitje dhe çiklizëm, si dhe për të vizituar zonat e mbrojtura. Të gjitha materialet dhe informacionet disponohen në tri gjuhë (Anglisht, Shqip dhe Maqedonisht) dhe gjenden në zyrat për informim Turistik në qytetin e Pogradecit dhe në rrethinat e saj si dhe mund të shkarkohen në linkun e projektit.

Tabelat informuese

Tabelat informative për shtigjet në këmbë dhe me bicikletë japin informacione në lidhje me gjatësinë e rrugëve, nivelin e vështirësisë, distancën e përgjithshme të ngjitjes dhe zbritjes, me një përshkrim të saktë të specifikave të rrugës dhe terrenit, si disponueshmëria e ujit të pijshëm. Për destinacionet e mëposhtme janë prodhuar tabela informative të instaluara në pikat e fillimit dhe të mbarimit të shtigjeve: Alarup - Mali i Thate - Dolna Gorica; Qafë Thane - Memelisht; Qafë Plloce - Guri i Kamje - Singletrail - Qafë Plloce; Pogradec - Tushemisht; Pogradec - Kalaja e Pogradecit; Pogradec - Guri I Kamje - Pogradec; Tushemisht - Blace - Alarup - Singletrail - Tushemisht; Qafë Polices - Qafë Thane (Shebenik-Ohër)

Broshura

'Filloni udhëtimin tuaj në Liqenin e Ohrit' është një broshurë me plot ngjyra ngjyra që përshkruan destinacionet historike, kulturore dhe natyrore dhe ndikimet e tyre në të gjithë rajonin. E ofruar në tre gjuhë, kjo broshurë do të shërbejë si një guidë gjithëpërfshirëse për të vizituar të gjithë rajonin e Liqenit të Ohrit, duke ofruar një pasqyrë të trashëgimisë dhe destinacioneve me interes, si Kisha e Shën Naumit, Gadishulli Lin, Zonat e Mbrojtura, si dhe aktivitete të ndryshme për kohën e lirë , si ngjitje, çiklizëm, ose për të shijuar ditë të qeta në plazh.

Harta

Përvec broshurës dhe tabelave informuese, është dizenjuar dhe prodhuar një hartë e detajuar gjeografike e rajonit të Liqenit të Ohrit që do t’u mundësojë vizitorëve të planifikojnë udhëtimin e tyre rreth liqenit dhe të eksplorojnë rajonin sipas aftësive dhe interesave të tyre.