Showing posts with label greening tourism industry Pogradec. Show all posts
Showing posts with label greening tourism industry Pogradec. Show all posts

Monday, October 23, 2017

Greening the Tourism Industry in Pogradec/ Gjelbërimi i industrisë së turizmit në Pogradec

The activity Waste Management Awareness Campaign as part of the Lake Ohrid region project identified tourism businesses in Lake Ohrid Region as one of the main target groups to reach out to. Tourism services, such as accommodation providers, bars and restaurants, have a key role to play in managing community waste, but also in communicating with the visitors to the area. With this in mind, two workshops were held as a means of introducing the issue of waste management and the promotion of successful practices from around the globe for tourism businesses in Pogradec.

In a joint effort organised by the project partners and Pogradec Municipality a first workshop took place on 30 June, gathering hotel, bar and restaurant owners from the area around the lake. The workshop was prepared by Ms Deirdre Shurland, international expert on sustainable tourism, and Ms Matilda Andoni, Co-director of the Albanian Tourism Association. During the day, the participants were introduced to the issues and engaged in discussions on waste management, visitors and business development opportunities. Municipality representatives presented the waste management plan, after which the floor was opened up to questions with productive interaction between the community representatives taking part, in this case the business sector.
The concept of the workshops was to introduce, follow up and offer space for constructive discussions among businesses and the local government. The first workshop was held prior to the tourism season, giving the participants time to anticipate the topic and prepare for issues they will face and what they should look out for. As a follow up, a second workshop was held on 29 September, after the end of the summer season. This workshop focused on past experiences and addressed the ways in which tourism providers can take steps towards greening their business. Such changes include revisiting their internal management policy, improving waste management and looking at ways to increase energy and water savings. The participants were introduced to sustainable certification and available options to register a business under one of the numerous certification schemes.

Gjelbërimi i industrisë së Turizmit në Pogradec

Fushata për ndërgjegjësimin e menaxhimit të mbetjeve, si pjesë e projektit të Liqenit të Ohrit, ka identifikuar bizneset e turizmit në rajonin e Liqenit të Ohrit, si një nga grupet kryesore që duhet të targetohen. Shërbimet e turizmit, si akomodimi, baret dhe restorantet kanë një rol të madh për të luajtur në menaxhimin e mbetjeve të komuniteit, por gjithashtu në komunikimin me vizitorët në zonë. Duke patur këtë në mendje, në këtë zonë u mbajtën dy seminare për të prezantuar çështjet e menaxhimit të mbetjeve dhe promovimin e praktikave të suksesshme nga dhe rreth biznesve të turizmit në Pogradec.
Në një përpjekje të përbashkët nga partnerët e projektit dhe Bashkia Pogradec, seminari i parë u zhvillua në 30 qershor, ku u mblodhën pronarë të hoteleve, bareve dhe restoranteve nga gjithë zona rreth Liqenit. Ëorkshopi u përgatit nga eksperti ndërkombëtar për turizmin e qendrueshëm znj Deirdre Shurland dhe znj Matilda Andoni, Drejtore e Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Gjatë ditës pjesëmarrësit u prezantuan me çështje të menaxhimit të mbetjeve dhe u përfshinë në diskutime për mundësitë e zhvillimit të biznesdeve të tyre dhe rritjen e numrit të vizitorëve. Përfaqësuesit e bashkisë prezantuan planin e menaxhimit të mbetjeve, pas të cilit u hap debati me pyetje të ndryshme dhe me diskutime produktive mes përfaqësuesve të komunitetit që morën pjesë me fokus sektorin e biznesit.

Koncepti i seminareve te tilla ishte prezantimi dhe krijimi i më shumë hapësirave për diskutime konstruktive të mëtejshme mes bizneseve dhe qeverisjes lokale. Seminari i parë u mbajt përpara sezonit turistik, duke u dhënë pjesëmarrësve kohë që të përgatisnin temën dhe diskutimet e çështjeve me të cilat ata përballen çdo ditë dhe për atë se çfarë kërkojnë ata në të ardhmen. Në vazhdim të kësaj u mbajt seminari i dytë në 29 shtator, në fund të sezonit veror. Ky takim u fokusua në eksperiencat e kaluara nga të gjithë gjatë sezonit dhe u adresuan mënyrat në të cilat ofruesit e shërbimeve të turizmit mund të marrin masa për të ofruar një biznes sa më gjelbër dhe miqësor me mjedisin. Ndryshime të tilla përfshijnë rishikimin e planeve të tyre të brendshme të menazhimit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe gjetjen e mënyrave për të rritur kursimin e energjisë dhe ujit. Pjesëmarrësit u informuan se si të çertifikohen për turizëm të qendrueshëm, dhe u prezantuan me mundësitë si të regjistrojnë një biznes sipas një prej shumë skemave çertifikuese.

Artikulli u botua në Gazetën: "Mbrojtja e liqenit të Ohrit", Nr 6