Udhëzues për arkitekturën e ndërtimeve në Pogradec me qëllim ruajtjen e trashëgimisë së Rajonit të Liqenit të Ohrit
Që nga vjeshta e shkuar, një ekip arkitektësh shqiparë dhe ekspertë të drejtuar nga arkitekti i konservimit Kliti Kalamata, i asistuar nga arkitektja Amanda Cici dhe stafi i tyre i mobilizuar enkas nga Ministria e Kulturës, po përgatisin përmbajtjen e asaj që do të bëhet publikim reference për arkitekturën tradicionale në rajonin e Liqenit të Ohrit. Në fakt ky manual ka synim të bëhet një mjet i çmuar reference për të gjithë ata që janë të interesuar dhe përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtimit në rajonin e Pogradecit, si psh: arkitektët lokale, inxhinierët dhe artizanët. Mund të quhet si “kushtetutta e mjeteve të dijes” për teknikat e ndërtimit, që kanë synim t’u ofrojnë personave të interesuar saktësime teknike të ndërtimit si dhe të sherbejë si një dokument i vlefshëm për komunitetin profesional në mënyrë që të promovojë: - Përdorimin e specifikimeve dhe metodave të përshtatshme për riparimet dhe restaurimet - Metodat e pranuara profesionale të rehab