Kur Zoti kaloi këtej, u pengua dhe i ranë të gjitha mrekullitë në një vend. Kështu krenohet me të drejtë çdo pogradecar që rreket të tregojë me vetëm një fjali se çfarë pasurish fsheh kjo zonë. Të mjaftojnë vetëm pak orë në Pogradec, për ta kuptuar që një deklaratë e tillë nuk është thjeshtë një “patriotizëm i shfrenuar”, por një e vërtetë e madhe. Kur zbret nga Qafë Thana, para syve të hapet një panoramë si një ëndërr: ujrat blu të liqenit, ngacmuar nga kafeja e zbehtë e kallamishteve që u bëjnë hije, kreshtat gri të maleve dhe kodrave përreth me qeleshet e bardha prej dëbore ngjeshur në majë. Ndërsa i afrohesh Liqenit nuk mund t’i shpëtosh ngasjes për të vizituar fshatin Lin në gadishullin me të njëjtin emër. Aty ndodhen rrënojat dhe mozaiku i një kishe të lashtë. Dhe bregu i Liqenit është një dashuri më vete. V izitat në Drilon dhe Tushemisht të përforcojnë bindjen se Zoti është treguar ‘dorëlëshuar‘ me këtë vend në të gjithë hapësirën e tij. Panorama, historia, ushqimi, të gjitha
This page aim to raise awareness about the values of Lake Ohrid, one of the deepest and oldest lake in Europe. The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO. A page owned by DMO ALBANIA (www.dmoalbania.al)