Burimet karstike në rajonin e Liqenit të Ohrit janë vërtetuar se krijojnë mikrohabitate që mbështesin speciet endemike. Furnizimi me ujë burimi me lëndë ushqyese të pakta, është thelbësore për mirëmbajtjen e gjendjes së tij oligotrofike të Liqenit të Ohrit. Prej vitit 2002 ne te gjithe zonen e burimeve karstike, (nga fshati Udenisht –Tushemisht deri në kufirin Jugor me Maqedoninë e Veriut, vihet re përdorimi i këtyre ujrave për rritjen e një specie aliene, pikërisht 'troftës kaliforniane' Ekonomite e peshkut në zonën e burimeve të Drilonit dhe fshatin Tushemisht jane rreth 17, pjesa më e madhe e tyre brenda shtratit te lumit, duke përdorur rrjeta për ndarjen e tyre, duke u bërë kështu kërcënim i madh në faunën dhe florën unikale të liqenit, pasi individë të këtyre specieve mund të shpëtojnë dhe përhapen në liqen. Po ashtu uji i ekonomive të peshkut në sistemin e burimeve të Drilonit ndot ujin me mbetje ushqimore dhe mbetje produktesh të peshkut, duke shtuar depozitimet t
This page aim to raise awareness about the values of Lake Ohrid, one of the deepest and oldest lake in Europe. The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO. A page owned by DMO ALBANIA (www.dmoalbania.al)