Veprimtaria humane ne pellgun ujembledhes te liqenit te Ohrit dhe ndikimi i tyre ne gjendjen mjedisore te liqenit te Ohrit
Liqeni i Ohrit është një liqen i thellë, oligografik me prejardhje tektonike dhe ndër 2-3 liqenet më të lashta në botë. Kjo ekzistencë e gjatë e liqenit ka lejuar zhvillimin e një ekosistemi të jashtëzakonshëm, i cili ruan një shkallë të mrekullueshme të biodiversitetit endemik. Nga ana objektive, Liqeni i Ohrit përfaqëson një dukuri natyrore të pakrahasueshme sipas kriterit (vii) të Direktivave Operative për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Duke ruajtur rreth 1,500 specie, dhe më shumë se 300 specie endemike, Liqeni i Ohrit mund të konsiderohet ndoshta si një ndër liqenet më me shumëllojshmëri në botë duke llogaritur edhe sipërfaqen e zonës. Evoluimi i biodiversitetit jashtëzakonisht të pasur të Liqeni të Ohrit lidhet ngushtë me ekologjinë e tij të veçantë. Ashtu si në shumicën e liqeneve të tjera, ekologjia e Liqenit të Ohrit është një pasqyrim i pellgut ujëmbledhës dhe mjedisit të tij eko-klimatologjik. Prania dhe evoluimi i biodiversitetit të pasur të liqenit m