Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2023

Edhe pse me rëndësi globale, në nivel lokal bëhet pak për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

Në muajin shkurt një grup ekspertësh ndërkombëtar të UNESCO-s pritet të inspektojë në terren gjendjen e pasurisë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit. Organizata Botërore vazhdimisht ka shprehur shqetësim të thellë për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në bregun e liqenit, kontrollin e dobët arkitektonik të ndërtesave të reja në zemrën e qytet, por edhe në pjesën tjetër të rajonit, si dhe përdorimin joadekuat dhe të tepruar të bregut të liqenit me infrastrukturë të papërshtatshme turistike që ka ndikim shumë negativ mbi pasurinë e mbrojtur. Ekspertët vendorë thonë se kjo pasuri vazhdon të mbetet në rrezik, shkruan  portalb.mk . Liqeni i Ohrit është një thesar natyror i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me një rëndësi të madhe globale. Ndër vite Rajoni i Ohrit, po përballet me një numër të madh problemesh. Pakujdesia e qytetarëve dhe neglizhenca e autoriteteve ka sjellë paralajmërime që  ky rajon të hiqet nga lista e pasurive botërore  të mbrojtura natyrore dhe kult

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

  Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare dhe kontratat aktuale koncesionare vazhdojnë të ndosin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore, përkundër rekomandimeve të UNESCO-s. Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij. UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasur

Liqeni i Ohrit, pasuri në rrezik

Liqeni i Ohrit, apo i Pogradecit (pjesa shqiptare) u bë pjesë e UNESCO më 2019 duke iu shtuar pjesës maqedonase e listuar ne UNESCO qe ne vitet 79-80 Por 3 vitet e fundit, ky liqen 'kërcënohet' për t’u futur listen e Trashëgimive në rrezik.  UNESCO u jep afat qeverive te Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë Shqiptare qe të përmirësojne situatën dhe të raportojnë mbi progresin e bërë deri i shkurt 2023   Pse Liqeni i Ohrit është unik? Pse është pranuar në UNESCO? Ndryshe nga çdo liqen tjetër në botë, ky liqen ka qenë këtu, në të njëjtin territor prej 3 milionë vitesh. Është më i vjetri në Europë bashkë me Prespën. Në botë janë 20 liqene të tilla gjithsej, që quhen liqene të lashtë. Jemi me fat që dy prej tyre   Origjina e ketij liqeni është tektonike, ndryshe nga shumica e liqeneve te tjera akullnajore. Nje shembje e tokës miliona vite me pare ka krijuar këtë mrekulli që furnizohet nga dhjetra burime të freskëta ujore. Ky liqen është oligotrof që në biologji do të tho

Liqeni i Ohrit- 4 kriteret që plotëson si pasuri botërore

  Liqeni i Ohrit- 4 kriteret që plotëson si pasuri botërore Nga 10 kritere qe ka vendosur UNESCO për vendet që duan të listojnë pasuritë e tyre me vlera universal, Liqeni I Ohrit plotëson 4 prej tyre. Në UNESCO një pasuri mund të listohet nëse plotëson të paktën 1 nga këto kritere. Liqeni i Ohrit, si pasuri ndërkufitare mes dy shteteve Shqiperi dhe Maqedoni e Veriut, plotëson plot 4 kritere. Cilat janë ato dhe si argumentohen? Kriteri (i) Qyteti i Ohrit është ndër vendbanimet më të vjetra në Europë. I ruajtur mësëmiri sot e kësaj dite, ky qytet është një ansambël i rrënojave arkeologjike nga periudha e Bronxit deri në Mesjete. Qyteti ka arkitekturë fetare (religjoze) ekzemplare të shek të 7-19 si dhe strukturë urbane të stilit arkitekturror të shek 18-19. Të njëjtat vlera arkeologjike janë dhe në Gadishullin e Linit dhe së bashku me vijën liqenore dhe zonat perreth krijojnë një ansambël harmonik unik, që është dhe faktori kryesor që e bën këtë rajon vertet unik Kriteri (iii)

We are in Facebook