Skip to main content

Posts

Showing posts from 2022

Shoqëria civile kërkon shtyrje të përkohshme të miratimit të Planit Strategjik të Rimëkëmbjes për Trashëgiminë Botërore, Rajoni i Liqenit të Ohrit

Subjekti: Kërkesë për shtyrje të përkohshme të miratimit të Planit Strategjik të Rimëkëmbjes për Trashëgiminë Botërore, Rajoni i Liqenit të Ohrit Dt 23/12/2022  Drejtuar: Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Qeverisë së Republikës së Shqipërisë   Derguar gjithashtu: Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Komisionit Kombëtar të UNESCO-s i Republikës së Shqipërisë Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë Të nderuara autoritete të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë! Ne, OJF nënshkruese të kësaj letre, nga të dyja anët e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, ju drejtohemi këtu lidhur me Planin e përbashkët Strategjik të Rimëkëmbjes së kësaj parusie. Duke pasur parasysh faktin se ek

Trajnimi i gazetarëve me ndotësit e Liqenit të Ohrit/ Training journalists to identify the polluters of Lake Ohrid

Për dy ditë rresht zhvilluam në Pogradec, një workshop të thelluar mbi problematikat e Liqenit të Ohrit, pasuri ndërkufitare e listuar në UNESCO për vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore. Fokusi i këtij workshopi ishin gazetarët investigativë, kombëtarë e lokalë, të cilët morën informacion të detajuar mbi gjithë situatën e Liqenit të Ohrit në të dy anët e kufirit. Lektorë ishin ekspertë të njohur njohës të thellë të gjithë ekosistemit Ohrid - Prespa, si Arian Merolli, ekspert mjedisi, Adrian Anastasi, arkeolog që qëndron në krye të ekspeditave kërkimore të vendbanimeve palafite përgjatë Liqenit të Ohrit, ekspertë të institutit Hidrologjik në Maqedoni, dhe anëtarë të organizatës OhridSos z. Trajce TALESKI, ekspertë të trashëgimisë kulturore të qarkut Florenc Cenolli, DRKK Korçe, Froseda Tola eksperte e trashëgimisë kulturore Bashkia Pogradec, ekspertë të Zonave të Mbrojtura, Noldi Shano e Gani Bego, Përfaqësues të Bashkisë Pogradec, z Andi Kosta, Ledion Zeqollari, ekspert Pes

Trajnimi i gazetareve te mjedisit: Ndotesit e Liqenit te Ohrit

DMO ALBANIA po zbaton një projekt të ri në Liqenin e Ohrit për të trajnuar gazetaret investigative si te kuptojne, identifikojne dhe raportojne problemet e Liqenit te Ohrit, UNESCO site. Ky projekt zbatohet nga DMO ALbania dhe financohet nga Journalismfund.eu, nje organizatë e pavarur jo fitimprurese me seli në Bruksel që ka qëllim të lehtësojë gazetarinë investigative ndërkufitare dhe gazetarinë e pavarur për të promovuar demokracinë në Europë.  Rreth Projektit  Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare e tij (1/3) u pranua në UNESCO në 5 korrik 2019, duke iu bashkuar pjesës tjetër të Liqenit të Ohrit (2/3) në Maqedoninë e Veriut e cila është pjesë e UNESCO që në 1979 për vlerat natyrore dhe në 1980 për vlerat kulturore, duke u bërë kështu një nga pasuritë e pakta mikse në UNESCO. Por në të njëjtin vit që pjesa shqiptare u bashkua në UNESCO, në sesionin e 44 të Komitetit të Pasurisë Botërore, Liqeni i Ohrit u kërcënua për t’u futur në Listen e Rrezikut (danger list) për shkak të problematikave

Trashegimia natyrore e Liqenit te Ohrit

Liqeni i Ohrit dhe gjithe rajoni i tij ndajnë vlera të njëjta ekologjike njësoj si në zonen shqiptare ashtu dhe ate maqedonase. Nje e treta ndodhet ne Shqiperi dhe dy te tretat ndodhet ne Maqedoni. Eshte krijuar si liqen 2-3 mln vite me pare ne periudhen terciare, ndryshe nga te gjithe liqenet e tjera qe jane krijuar ne periudhen glaciale te akullnajave. Ndodhet ne lartesine 695m dhe rrethohet nga male deri ne 200 metra. Liqeni i ohrit ka nje vije bregliqenore 87.5 km dhe mbulon nje zone rreth 358 km katrore, nga e cila 249 km 2 i perksasin Maqedonise dhe 109 km katrore Shqiperise.  Vija e bregut liqenor ne Shqiperi eshte 56 km. Liqeni ka thellesi mesatare 164 m dhe maksimumi eshte 289 m.  Pellgu ujembledhes i liqenit perfshin 2000 km 2 dhe perfshin Liqenin e Prespes. Ne 845 m Liqeni i Prespes qendron mbi liqenin e Ohrit dhe gjithe uji i tij derdhet ne Oher, permes poreve te malit Galicica dhe Mali i thate.  Ngaqe Liqeni eshte shume i vjeter, dhe i rrethuar nga male dhe kodra, nje kole

Pafta ilire e brezit e gjetur në Selcë, Pogradec- thesari në Muzeun Historik

Pafta e brezit e ushtarit ilir është një prej thesareve antike ilire që ruhet në muzeun Historik në Tiranë. Ky objekt është zbuluar në Selcën e Poshtme në Pogradec, pikërisht brenda varreve mbretërore. Ajo i përket një gruaje të varrosur me gjithë bizhuteritë e saj të arta, dhe enë të shumta. Një varr mural me portë guri me një mjedis të bollshëm dhe për vizitorët. Të mendosh që këto varre i përkasin shekullit të tretë para Krishtit ku njerëzit varroseshin me të tilla ndere dhe me një pasuri kaq të madhe brenda tyre, tregon se ilirët kanë jetuar në një qytetërim shumë të zhvilluar. Jo më kot janë quajtur varre mbretësore për shkak të luksit të tyre për atë kohë. Një prej varreve ka dhe një amfiteatër të vogël me shkallë përpara ku mund të uleshin ata që vajtonin princërit apo princeshat në këto varre.  Pafta e brezit- perla e Muzeut Historik Për të bërë më të lehtë qasjen me vizitorët Muzeu Historik Kombëtar (MHK) në hyrje të Pavijonit të Lashtësisë ka vendosur një riprodhim të paftës

Zbulohet vendbanim palafit 7500 vjeçar në Lin, Pogradec

Instituti i Arkeologjisë shqiptare në bashkëpunim me universitetin e Bernës në Zvicrës po zbatojnë fazën e tretë të gërmimeve në Lin. Zbulimet deri më tani janë premtuese për arkeologët të cilët synojnë të ridërtojnë mënyrën se si kanë jetuar banorët e zonës 7500 vjet më parë. Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit “Palafit” i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Projekti “Lin3” po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër. Sipas Ardian Anastasit, drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe nw bregun e liqenit. Mjaft të kënaqur janë edhe zviceranët. Martin Hinz shprehet se pritshmëritë nga gërmimet akerologjike janë edhe më të mëdha. “Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojm

We are in Facebook