Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare, 6 muaj pas marrjes së statusit si pasuri natyrore dhe kulturore e UNESCO, ende nuk ka nisur të ndërmarrë masa për të ruajtur këtë mrekulli natyrore. Një raport i përgatitur nga DMO ALBANIA, në bazë të projektit: Evidence based campaign for Protecting Lake Ohrid, mbështetur nga Co Plan dhe financuar nga Bashkimi Europian, evidentoi disa ndotës potencialë të Liqenit të Ohrit në tre raporte investigative: Se pari ndotësit minerare të liqenit, pra aktivitet minerare me licencsa afatgjate ne zonen e mbrojtur edhe pse Liqeni tashmë është pasuri UNESCO. Peshkimi i paligjshëm dhe ekonomitë e paligjshme të peshkut kryesisht në zonën e Tushemishtit Ndotësit e tjerë: ujërat e zeza, fosfori, menaxhimi i mbetjeve, të përfshira në raportin e tretë investigativ Të tre raportet i janë dërguar gjithë institucioneve përgjegjëse dhe gjithë grupeve të intersit rreth liqenit, por fatkeqësisht nuk janë marrë ende masat e duhura për ti adresuar ato. Tre raportet inv
This page aim to raise awareness about the values of Lake Ohrid, one of the deepest and oldest lake in Europe. The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO. A page owned by DMO ALBANIA (www.dmoalbania.al)