Qyteti i Pogradecit, i banuar që nga periudha neolitike, ndodhet i shtrirë në një peisazh mahnitës blu të liqenit dhe pranë kodrave të gjelbëra të rrethuara nga disa male. Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milion vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore. Si pjesë e kësaj trashëgimie unike kulturore dhe natyrore njerëzit që jetojnë në këtë zonë kanë zhvilluar dhe ruajtur tradita e kulinarisë, artizanatit dhe kanë ofruar mikpritje për vizitorët prej mijëra vjetësh. Nëse pyet një turist për atraksionet që kanë parë në Pogradec, në rajonin e liqenit të Ohrit ata do të përmendin Bazilikën në Lin, Kalanë në Pogradec, Gurin e Kamjes, Urën e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës. Nëse do t’i pyesni nëse i kanë vizituar këto vende, shumë pak veta do të thonë po, si rezultat i mungesës së infrastrukturës dhe investimeve në këto monumente. Është e vështirë për vizitorët që të kalojnë dhe të zbulojnë këto vende të mrekullue
This page aim to raise awareness about the values of Lake Ohrid, one of the deepest and oldest lake in Europe. The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO. A page owned by DMO ALBANIA (www.dmoalbania.al)