Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2023

Ndryshimet klimatike dhe fermerët po shterojnë liqenin e lashtë të Ballkanit, Prespen dhe Ohrin

Për shume mijëvjeçarë, Liqeni i Prespës ka qene i kulluar dhe i pa prekshem. Por nën presionin e ndryshimeve klimatike, perdorimit të pakontrolluar te ujit, dhe ndotjes, baseni parahistorik i ujit në Evropën Juglindore po tkurret me një shkallë alarmante. I shtrirë në kufijtë e Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Liqeni i Prespës besohet të jetë shtëpia e mijëra specieve që jetojne në ujin dhe habitatin e tij përreth. Temperaturat e ngrohta kanë ndikuar në reshjet vjetore të borës në zonë, duke tharë perrenjte jetike që ushqejne Prespën -- gjë që ka vënë në rrezik speciet që varen nga liqeni. Rënia e reshjeve ka çuar në tërheqje të vazhdueshme të ujit, i cili në disa vende është tërhequr deri në tre kilometra (afërsisht dy milje), sipas rojeve të parkut të cilët monitorojne me kujdes liqenin. "Më parë kishte shumë më shumë borë që mund të arrinte një metër ose një metër e gjysmë, ndërsa vitet e fundit reshjet e borës pothuajse nuk ekzistojne," thote per AFP

We are in Facebook