Liqeni i Ohrit- 4 kriteret që plotëson si pasuri botërore Nga 10 kritere qe ka vendosur UNESCO për vendet që duan të listojnë pasuritë e tyre me vlera universal, Liqeni I Ohrit plotëson 4 prej tyre. Në UNESCO një pasuri mund të listohet nëse plotëson të paktën 1 nga këto kritere. Liqeni i Ohrit, si pasuri ndërkufitare mes dy shteteve Shqiperi dhe Maqedoni e Veriut, plotëson plot 4 kritere. Cilat janë ato dhe si argumentohen? Kriteri (i) Qyteti i Ohrit është ndër vendbanimet më të vjetra në Europë. I ruajtur mësëmiri sot e kësaj dite, ky qytet është një ansambël i rrënojave arkeologjike nga periudha e Bronxit deri në Mesjete. Qyteti ka arkitekturë fetare (religjoze) ekzemplare të shek të 7-19 si dhe strukturë urbane të stilit arkitekturror të shek 18-19. Të njëjtat vlera arkeologjike janë dhe në Gadishullin e Linit dhe së bashku me vijën liqenore dhe zonat perreth krijojnë një ansambël harmonik unik, që është dhe faktori kryesor që e bën këtë rajon vertet unik Kriteri (iii)
This page aim to raise awareness about the values of Lake Ohrid, one of the deepest and oldest lake in Europe. The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO. A page owned by DMO ALBANIA (www.dmoalbania.al)